“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premtën, më 19 qershor, në Zvicër.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëveshja e paqes me Iranin “tashmë është përfunduar” dhe se ka urdhëruar përfundimin e bllokadës detare ndaj porteve iraniane, në këmbim të qarkullimit të lirë në Ngushticën strategjike të Hormuzit.
“Urime të gjithëve! Me këtë rast autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët”, shkroi Trump në Truth Social.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premtën, më 19 qershor, në Zvicër.
Trump më vonë tha se me hapjen e Ngushticës pas nënshkrimit të marrëveshjes të premten, “nafta do të rrjedhë sërish nga të dyja anët, për rajonin dhe për botën”.
Sipas tij, “kjo marrëveshje e madhe do t’i sjellë paqe dhe siguri gjithë rajonit”.
Irani duket se konfirmoi se marrëveshja është arritur, pasi zëvendësministri i Jashtëm tha se “përfundimi i menjëhershëm dhe i përhershëm i luftës dhe i operacioneve ushtarake në fronte të ndryshme, përfshirë Libanin, do të shpallet duke nisur nga sonte”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.
Megjithatë, agjencia e lajmeve Fars — e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit — tha se “është vendosur që trafiku detar përmes Gjirit të rregullohet nga Irani, në koordinim me Omanin”, deklaratë që bie ndesh me komentet e mëhershme të Trumpit.
Sipas Reutersit, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se ndër temat që do të diskutohen gjatë negociatave 60-ditore janë përfundimi i sanksioneve, mekanizmat për rindërtimin e Iranit dhe krijimi i një mekanizmi për të monitoruar përmbushjen e zotimeve nga të gjitha palët.
Edhe kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një deklaratë se “pas bisedimeve intensive, kemi kënaqësinë të njoftojmë se është arritur marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”.
“Të dyja palët kanë shpallur ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”, tha Sharif në platformën X.
Trump më herët i tha gazetës The Wall Street Journal se marrëveshja do të nënshkruhej në mënyrë elektronike ose nga ai vetë, ose nga nënpresidenti JD Vance.
Gjatë ditës, Irani ka sugjeruar se, ndonëse beson se marrëveshja është afër, do të duhen edhe disa ditë për finalizimin e saj.
Irani ka këmbëngulur që çdo marrëveshje të përfshijë edhe përfundimin e luftimeve në Liban.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij kundër grupit militant Hezbollah në jug të Libanit.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani, që kontrollon pjesë të mëdha të jugut të Libanit, konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe degën politike.
Pa armë bërthamore, hapje e Hormuzit
Trump i tha Wall Street Journal-it se marrëveshja do të përfshijë zotimin e Teheranit që të mos sigurojë armë bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës, para luftës, kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz.
Sipas raportimit të Wall Street Journal-it, Trump tha se nuk ka “urgjencë” për nxjerrjen e materialit bërthamor nga Irani, duke shtuar se kjo çështje do të trajtohet më vonë./REL
protestuesit ZVICËR- Mijëra demonstrues u mblodhën në Gjenevë të Zvicrës të dielën, për të pro...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme...
Foto nga vendngjarja TURQI- Tre persona u plagosën në një aksident trafiku që ndodhi në lagjen Maltepe të...
Donald Trump SHBA- Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë dyshime se dy gazetarë t&e...
Foto nga vendngjarja LIBAN- Avionët luftarakë izraelitë goditën lagjen Dahiyeh të Bejrutit të dielën, duke goditur ...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bise...
Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit parashikojnë të dielën si ditën e marrëveshjes që do t’i japë...
Foto Ilustruese Në fillim të marsit, anëtarët e Policisë Kombëtare Spanjolle kontrolluan një zonë pyjore ...
SHBA- Politika e re amerikane kërkon më shumë nga Ballkani Perëndimor dhe premton më pak nga vetja. Ajo zhvendos fokusin te bash...
Foto Ilustruese Bota po pret me ankth se kur dhe nëse SHBA-të dhe Irani do të nënshkruajnë një marrëveshje p&e...