14 Qershor 2026, 14:22
Nga DOSJA

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit parashikojnë të dielën si ditën e marrëveshjes që do t’i japë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por Teherani ka hedhur dyshime sa i takon kohës dhe protestuesit e linjës së ashpër në vend kanë ngritur zërin kundër.
Presidenti Donald Trump postoi online një deklaratë, sipas të cilës akordi me Republikën Islamike është parashikuar të nënshkruhet të dielën, që përkon me 80-vjetorin e tij të lindjes.
Ndërsa kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif deklaroi se Islamabadi po përgatitej për një nënshkrim elektronik të ujdisë, që do të ndiqet nga një proces bisedimesh në nivel teknik në javët e ardhshme.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Bagahei, duke folur përpara postimit të Trump ditën e shtunë tha se, “nuk do të jetë e nesërmja”, por marrëveshja mund të nënshkruhet “në ditët e ardhshme”.
Agjencia e lajmeve “Fars” citoi një burim të informuar që deklaroi të dielën se Teherani nuk e ka marrë vendimin përfundimtar mbi projekt/marrëveshjen, me të gjitha aspektet, politike, ligjore dhe teknike që po shqyrtohen ende në nivel ekspertësh.
Negociatorët e Katarit udhëtuan në Teheran mëngjesin e së dielës, në kuadër të përpjekjeve për finalizimin e marrëveshjes, bëri të ditur për agjencinë “Reuters” një burim në dijeni të çështjes.
Nga ana e tij, Trump shkroi më herët në “Truth Social” se pasi të nënshkruhet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë për të gjithë.
Dhe sapo ngushtica të jetë hapur, Amerika do të heqë bllokadën detare të saj, – deklaruan burimet konfidenciale të “Reuters”.
Negociatat mbi programin bërthamor iranian, një nga arsyet përse Trump i dha jetë luftës, do të vijnë më pas.
Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pretendojnë se sulmet që nisën më 28 shkurt kanë rrënuar bazën industriale ushtarake të Iranit dhe dëmtuar ushtrinë e tij, ekspertët thonë se bombardimet vetëm sa kanë forcuar dominimin e linjës së ashpër të Gardës Revolucionare./Dosja.al
Bota
14 Qershor 2026, 13:51
I.A
Foto Ilustruese
Në fillim të marsit, anëtarët e Policisë Kombëtare Spanjolle kontrolluan një zonë pyjore ...
Bota
14 Qershor 2026, 12:50
I.A
SHBA- Politika e re amerikane kërkon më shumë nga Ballkani Perëndimor dhe premton më pak nga vetja. Ajo zhvendos fokusin te bash...
Bota
14 Qershor 2026, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
Bota po pret me ankth se kur dhe nëse SHBA-të dhe Irani do të nënshkruajnë një marrëveshje p&e...
Bota
14 Qershor 2026, 10:21
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Viktor Orban u rizgjodh sot si kreu i Fidesz, pavarësisht humbjes dërrmuese të partisë së kra...
Bota
14 Qershor 2026, 10:17
I.A
Foto Ilustruese
IZRAEL- Zyrtarë të lartë izraelitë po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes SHBA-Iran, pasi thon&eu...
Bota
14 Qershor 2026, 09:23
I.A
KINË- Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj direkt në Azinë Qendrore, rajonin e pasur me burime natyrore që...
Bota
14 Qershor 2026, 08:39
I.A
Donald Trump
SHBA- Marrëveshja e shumëpritur për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe për të hapur Ngu...
Bota
13 Qershor 2026, 23:00
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një marrëveshje me Iranin është planifikuar të...
Bota
13 Qershor 2026, 22:10
E.d
Foto ilustruse
KATAR- Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani zhvilloi një telefonatë me homologun e tij pakistanez p&eu...
Bota
13 Qershor 2026, 17:15
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Zëvendëskryeministri rus vazhdonte të ecte, por nuk po arrinte t’i shmangej një grupi gazetarësh me pye...