6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Operacioni po zhvillohet një ditë pasi luftëtarët pro-Assadit vranë 14 anëtarë të grupit rebel që e largoi atë nga pushteti.
SIRI- Autoritetet e reja të Sirisë nisën një ofensivë të enjten kundër milicive të Presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Sipas njoftimit, operacioni ishte përqendruar në provincën perëndimore Tartous dhe se disa anëtarë të milicisë ishin vrarë.
Operacioni po zhvillohet një ditë pasi luftëtarët pro-Assadit vranë 14 anëtarë të grupit rebel që e largoi atë nga pushteti.
Ministri i ri i Brendshëm i Sirisë shkroi në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’ se 10 persona të tjerë u plagosën në atë që ai e quajti një “pritë”. Ministri u zotua të godasë këdo që minon sigurinë e Sirisë.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët rebelë u sulmuan ndërsa përpiqeshin të arrestonin një ish-zyrtar nga qeveria e Assad-it, i cili u akuzua për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit në burgun famëkeq ‘Saydnaya’.
Refugjatët sirianë
Shefi i zyrës së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha të enjten se mbi 50,000 refugjatë janë kthyer në Siri gjatë tre javëve të fundit, me shkallën e kthimit duke u rritur ngadalë.
“Kushtet materiale brenda Sirisë mbeten të rënda. Më shumë ndihma humanitare dhe rimëkëmbje duhet t'u ofrohet të kthyerve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë”, tha zoti Grandi.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha në fillim të këtij muaji se verifikoi kthimin e 34,000 refugjatëve sirianë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.
Gjatë mbi 13 vjetëve luftë civile rreth 5 milionë vetë u larguan nga vendi, ndërsa 7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda Sirisë.
Më shumë se gjysma e refugjatëve shkuan në Turqi, ndërsa shumica e të tjerëve u larguan në Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt.
Një raport i UNHCR-së në fillim të dhjetorit tha se ndërsa shumë prej refugjatëve janë të interesuar të kthehen në Siri, jo pak prej tyre kanë zgjedhur të presin dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe stabilizimin politik.
Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’./VOA
Foto ilustruese SHBA- Viti 2024 shënoi nga një sërë zhvillimesh sfiduese për gazetarët dhe gazetarinë në Shtetet e ...
pamje nga aksidenti NORVEGJI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Norvegji, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe shum&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se i kishte kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të vazhd...
Foto SIRI- Rreth 18,000 sirianë kanë kaluar nga Jordania për të shkuar në Siri që nga përmbysja e regjimit të Basha...
Foto ilustruese ESTONI- Qeveritë në Estoni dhe Finlandë thanë në dy njoftime të ndara se do të mblidhen për takime ...
avioni KAZAKISTAN- NATO bëri thirrje sot për një hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të...
nenad nesiç BOSNJE- Ministri i Sigurisë në Bosnjë Hercegovinë, Nenad Nesiç është arrestuar ditën e sotme, ...
foto ilustruese TAJVANI- Ndërkohë që bota po pret kthimin e Presidentit të zgjedhur amerikan në Shtëpinë e Bardhë n...
Foto ilustruese SPANJË- Më shumë se 10.000 imigrantë humbën jetën në përpjekje për të mbërritur n&eu...
mbetje te avioni RUSI- Qeveria ruse ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve dhe hipotezave se pas rrëzimit të avionit të pasagjerëve...