26 Dhjetor 2024, 15:34
Nga N.F
Foto ilustruese
ESTONI- Qeveritë në Estoni dhe Finlandë thanë në dy njoftime të ndara se do të mblidhen për takime të jashtëzakonshme të entjen, ndërsa hetuesit estonezë dhe finlandezë po përpiqen të zbulojnë se kush qëndron pas dëmtimit të një kablloje elektrike në Detin Baltik që lidh të dyja këto vende.
Për riparimin e kabllos së interkonjeksionit ‘Estling 2’ me një gjatësi prej 170 kilometrah duhen muaj dhe ndërprerja e furnizimit përmes kësaj linje mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji gjatë dimrit, tha operatori finlandez ‘Fingrid’ në një deklaratë. Policia tha se po hetohet mundësia e përfshirjes së një anije të huaj në këtë incident, por pa dhënë asnjë hollësi për emrin e anijes.
Linja “Estlink-2” ndaloi së funksonuari pak pas mesditës të së mërkurës. Zyrtarët shprehën shqetësimin se ky mund të jetë një sulm tjetër i ngjashtëm me incidentet që dëmtuan dy kabllo të dhënash në nëntor dhe shpërthimi që dëmtoi tubacionin e gazsjellësit ‘Nord Stream’ në shtator të vitit 2022.
“Megjithëse është kohë festash, shumë njerëz në Estoni dhe Finlandë kanë punuar gjatë dy ditëve të fundit për të identifikuar problemin e ndërprerjes së linjës Estlink-2", tha Kryeministri estonez Kristen Michal në rrjetin X, ndërsa shtoi se “qeveria ime do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm këtë pasdite. Jemi në kontakt të ngushtë me kolegët tanë baltiko-veriorë".
Dy kabllo për transferimin e të dhënave, njëra që kalonte mes Finlandës dhe Gjermanisë dhe një tjetër që kalonte mes Lituanisë dhe Suedisë, u dëmtuan në nëntor. Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se zyrtarët duhej të supozonin se ky incident ishte “sabotim”, por ai nuk dha ndonjë provë dhe nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës.
Komenti i tij erdhi gjatë një diskutimi mbi kërcënimet e luftës hibride nga Rusia. Tubacionet ‘Nord Stream’, që dikur transportonin gaz natyror nga Rusia tek Gjermania, u dëmtuan nga një shpërthim nënujor në shtator të vitit 2022. Autoritetet e kanë cilësuar këtë incident si sabotim dhe kanë nisur hetimet kriminale.
Linja ‘Estling-2’ ishte jashtë funksionit gjatë pjesës më të madhe të vitit, për shkak të disa riparimeve të dëmeve që mund të jenë shkaktuar nga pozicionimi kompleks i linjës, tha televizioni ERR. Operatori i rrjetit estonez të furinizimt me energji ‘Elerin’ tha se ka kapacitete të mjaftueshme rezervë për të përmbushur nevojat e vendit, njoftoi televizioni publik ERR në faqen e tij të internetit./ VOA
deti baltik kabllo elektrike
Bota
26 Dhjetor 2024, 15:29
E. D
avioni
KAZAKISTAN- NATO bëri thirrje sot për një hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të...
Bota
26 Dhjetor 2024, 15:09
r.ll
nenad nesiç
BOSNJE- Ministri i Sigurisë në Bosnjë Hercegovinë, Nenad Nesiç është arrestuar ditën e sotme, ...
Bota
26 Dhjetor 2024, 15:16
E. D
foto ilustruese
TAJVANI- Ndërkohë që bota po pret kthimin e Presidentit të zgjedhur amerikan në Shtëpinë e Bardhë n...
Bota
26 Dhjetor 2024, 15:10
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Më shumë se 10.000 imigrantë humbën jetën në përpjekje për të mbërritur n&eu...
Bota
26 Dhjetor 2024, 13:48
r.ll
mbetje te avioni
RUSI- Qeveria ruse ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve dhe hipotezave se pas rrëzimit të avionit të pasagjerëve...
Bota
26 Dhjetor 2024, 13:47
M.B
Foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i p...
Bota
26 Dhjetor 2024, 12:29
ZH.LL
Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri britanik, Keir Starmer dënoi të mërkurën sulmet e Rusisë në rrjetin energjetik të...
Bota
26 Dhjetor 2024, 12:16
M.B
Foto ilustruese
AZIA- Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar varret masive në provincën Aceh të In...
Bota
26 Dhjetor 2024, 12:10
ZH.LL
protesta
MOZAMBIK- Më shumë se 1,500 të burgosur janë arratisur nga një burg në Mozambik, duke përfituar nga trazirat e ...
Bota
26 Dhjetor 2024, 10:38
r.ll
pamjet nga demet
AZI- Qindra persona po marrin pjesë sot në lutjet dhe ceremonitë përkujtimore në vendet aziatike, duke shënu...