LIVE UPDATES
Bota

Avionët amerikanë godasin grupin e lidhur me Iranin që sulmoi trupat e SHBA-së në Irak

Zyrtarët iranianë janë zotuar të marrin hak për vrasjen e gjeneralit Mousavi, por deri tani nuk kanë vepruar. Sulmi i grupit të armatosur të hënën në pjesën veriore të Irakut ndodhi përpara sulmit në Siri që eliminoi gjeneralin iranian.

26 Dhjetor 2023, 21:06 Nga r.ll
Avionët amerikanë godasin grupin e lidhur me Iranin që sulmoi
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane që të ndërmarrë sulme hakmarrëse kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, pasi tre ushtarë amerikanë u plagosën nga një sulm me dron në Irakun verior.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, tha se një nga ushtarët amerikan ishte plagosur rëndë nga sulmi që ndodhi në orët e para të ditës së hënë. Grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, ‘Kataib Hezbollah’ dhe grupet e lidhura me të, nën një ombrellë të militantëve të mbështetur nga Irani, morën përsipër sulmin me dron.

Zyrtarët irakianë thanë se sulmet ajrore amerikane ndaj grupeve të armatosura vranë një militant dhe plagosën 18 të tjerë herët të martën. Sulmet vinë ndërsa është shtuar droja lidhur me rrezikun e përhapjes së një konflikti rajonal si pasojë e luftës së Izraelit kundër Hamasit.

Irani njoftoi të hënën se një sulm izraelit në periferi të kryeqytetit sirian të Damaskut vrau një nga gjeneralët e tij kryesorë, Razi Mousavi, i cili kishte qenë një mik i ngushtë i gjeneralit Qassem Soleimani, ish-kreu i forcave iraniane elitë. Soleimani u vra në Irak nga një sulm amerikan me dron në janar të vitit 2020.

Zyrtarët iranianë janë zotuar të marrin hak për vrasjen e gjeneralit Mousavi, por deri tani nuk kanë vepruar. Sulmi i grupit të armatosur të hënën në pjesën veriore të Irakut ndodhi përpara sulmit në Siri që eliminoi gjeneralin iranian.

Presidenti Biden, i cili ndodhej për Krishtlindje në vendpushimin presidencial “Camp David”, u njoftua për sulmin nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, pak pasi ai ndodhi të hënën. Presidenti i dha urdhër Pentagonit dhe zyrtarëve të lartë që të hartonin alternativa ndaj sulmit mbi bazën ajrore të Irbilit që përdoret nga ushtria amerikane.

Brenda pak orësh, Presidenti Biden mblodhi ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Shefi i Pentagonit Lloyd Austin dhe Gjenerali CQ Brown, Shef i Shtatmadhorisë Amerikane, e informua Presidentin Biden përmes një telefonate mbi alternativat e kundërpërgjigjes.

Presidenti Biden vendosi goditjen e tre objektivave të përdorura nga grupi militant ‘Kataib Hezbollah’ dhe grupet e lidhura me të, tha një zyrtar amerikan me dijeni për çështjen. Sulmet ajrore amerikane ndodhën të martën rreth orës 4:45 të mëngjesit në Irak, më pak se 13 orë pasi u sulmua personeli amerikan. Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, sulmet hakmarrëse "shkatërruan objektet e synuara dhe ka gjasa të kenë vrarë një numër militantësh të organizatës Kataib Hezbollah".

“Përparësia më e lartë e presidentit është mbrojtja e ushtarëve amerikanë që shërbejnë në kushte të rrezikshme”, tha zonja Watson. “Shtetet e Bashkuara do të reagojnë në kohën dhe mënyrën që zgjedhin nëse vazhdojnë sulmet”.

Sulmi i fundit ndaj trupave amerikane vjen pas disa muajsh përshkallëzimi kërcënimesh dhe sulmesh kundër forcave amerikane në rajon, pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor që shkaktoi luftën shkatërrimtare në Gaza.

Shkëmbimet e zjarrit janë shtuar që kur grupet militante të mbështetura nga Irani, nën grupin ombrellë të quajtur Rezistenca Islamike në Irak dhe Siri, filluan të godasin objektet amerikane më 17 tetor, datë kur një shpërthim në një spital në Gazë vrau qindra njerëz.

Grupet e mbështetura nga Irani kanë kryer më shumë se 100 sulme ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më shumë se dy muaj më parë.

Në nëntor, avionët luftarakë amerikanë goditën një qendër operacionale të organizatës ‘Kataib Hezbollah’ dhe një nyje komande dhe kontrolli, pas një sulmi me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi ndaj forcave amerikane në bazën ajrore Al-Assad në Irakun perëndimor.

Grupet e mbështetura nga Irani kryen gjithashtu një sulm me dron mbi të njëjtën bazë ajrore në tetor, duke shkaktuar lëndime të lehta. Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Iranin edhe për sulmet e militantëve Houthi në Jemen kundër anijeve tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq./VOA

shba iran ir

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj