LIVE UPDATES
Bota

Moska vë në shënjestër gazetarët e huaj

Të paktën tre gazetarë rusë dhe kritikë të Kremlinit, të cilët shkuan në Evropë pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, besojnë se janë helmuar.

26 Dhjetor 2023, 20:38 Nga r.ll
Moska vë në shënjestër gazetarët e huaj
ferran barber

RUSI- Mediat që mbulojnë Kremlinin po përballen me pasoja nga Rusia. Moska ka burgosur gazetarë amerikanë dhe ka shpallur një gazetar spanjoll si armik të vendit. Për gazetarin spanjoll Ferran Barber dikur ishte diçka normale të ecte nëpër rrugët e Valencias. Por që kur emri i tij u përfshi në listën e zezë të Rusisë në gusht, asgjë nuk është më normale.

“Për habinë time, një ditë dikush më telefonon dhe më thotë se isha përfshirë në një nga listat e ‘armiqve të Rusisë’. Pastaj fillova të merrja kërcënime me vdekje”, thotë ai.

Gazetari Barber punon për disa gazeta spanjolle dhe shkruan mbi operacionet sekrete të Rusisë. Ai përpiqet të zbulojë se çfarë ndodh nën sipërfaqe në Moskë, duke mbuluar tema si aktivitetin sekret të agjentëve të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe sesi një ukrainas i shiste informacione Kremlinit.

Ai beson se kjo ishte arsyeja që u vu në shënjestër të grupeve pro-Kremlinit. Barber është një nga disa gazetarët e përfshirë në lista të tilla, të cilat analistët thonë se Rusia i përdor për të kërcënuar dhe diskredituar zërat e pavarur.

Pas përfshirjes në këto lista, ai filloi të merrte mesazhe të dhunshme dhe kërcënime me vdekje që dërgohen përmes mediave sociale dhe thotë se është e vështirë të përcaktohet se nga vijnë ato.

"Kur përpiqesh të gjesh origjinën e tyre, shpesh zbulon se personi që i ka shkruar është ndoshta në Kubë ose Venezuelë."

Yana Gorokhovskaia është drejtore e kërkimeve në Freedom House.

“Ne e dimë se gazetarët janë në shënjestër të kërcënimeve, në internet ose jashtë internetit, janë nën mbikqyrje. Ndonjëherë zyrat e mediave jashtë vendit vandalizohen. Dhe kjo amplifikon ekosistemin e censurës dhe heshtjes.”

Kërcënimet ndonjëherë mund të përshkallëzohen nga verbale në fizike. Të paktën tre gazetarë rusë dhe kritikë të Kremlinit, të cilët shkuan në Evropë pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, besojnë se janë helmuar. Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Grupe si Freedom House po monitorojnë veprimet ruse, të cilat përfshijnë përgjimin e sistemeve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor si Interpoli.

“Ata përdorin njoftimet e Interpolit që të paktën të përpiqen të arrestojnë njerëz. Informacionet nga Interpoli mund të rezultojnë në ndalime, ose arrestime. Në shumicën e rasteve, kjo nuk sjell në kthimin e njerëzve në Rusi, por mund të nënkuptojë një periudhë më të gjatë ndalimi.”

Në Spanjë, Barber thotë se kërcënimet ndaj tij – dhe burimeve të tij – nuk do ta pengojnë punën e tij, duke i thënë Zërit të Amerikës, “Ata nuk mund të na frikësojnë”./ VOA

rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj