LIVE UPDATES
Bota

Ballkani dhe Evropa Jugore në luftë me zjarret ndërsa regjistrohen rekorde të reja të të nxehtit

Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.

14 Gusht 2025, 21:10 Nga N.F
Ballkani dhe Evropa Jugore në luftë me zjarret ndërsa
Foto

EVROPË- Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit. Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll, shkruan BBC.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë – përfshirë zjarrfikës – janë dërguar në spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie. Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.

Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos. Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.

Të paktën 13 zjarrfikës janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vasilis Vathrakogjannis, i cili paralajmëroi se kushtet mund të përkeqësohen edhe më shumë në ditët në vijim. “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, pasi rreziku nga zjarret në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë i lartë,” tha ai.

Anijet e shpëtimit kanë evakuuar pushuesit e bllokuar nga flakët në Hios, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë me avionë zjarrfikës nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në Spanjë, mbi 4,000 persona u evakuuan gjatë natës në provincën veriperëndimore të León-it. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën në të njëjtën zonë. Po ashtu, një punonjës i një qendre hipizmi ndërroi jetë nga djegiet e rënda të pësuara në Tres Kantos, pranë Madridit, ku erërat mbi 70 km/h shtynë flakët pranë banesave, duke detyruar qindra persona të largohen.

Qeveria spanjolle ka ngritur nivelin e reagimit kombëtar ndaj emergjencës. “Jemi në rrezik ekstrem nga zjarret pyjore. Ju lutem, tregohuni shumë të kujdesshëm,” deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.

Në zona të tjera të Europës, paralajmërimet për temperatura ekstreme mbeten në fuqi në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Ballkan, me temperatura që pritet të kalojnë 40°C në disa rajone. Sllovenia raportoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në një port nuk ranë nën 28°C.

Në Itali, një fëmijë humbi jetën nga goditja e të nxehtit të hënën, ndërsa temperatura deri në 40°C pritet të godasë vendin më vonë gjatë javës. Paralajmërime të kuqe për temperatura ekstreme janë dhënë për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencën. Një djalë 4-vjeçar nga Rumania, i cili u gjet pa ndjenja brenda një makine në Sardenjë, u transportua me helikopter në një spital në Romë, por ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të parikuperueshëm të trurit, i shkaktuar, sipas autoriteteve mjekësore, nga goditja e të nxehtit.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të të nxehtit brenda vetëm disa javësh. Në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit me të cilën po luftonin flakët në kodrat në veri të Podgoricës u përmbys.

Në Portugali, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, përfshirë një vatër të fuqishme në Trankoso, në qendër të vendit. Turqia ka arritur të vërë nën kontroll disa prej zjarreve më të mëdha, përfshirë ato në Çanakale dhe Izmir, pasi qindra persona u evakuuan dhe u mbyllën Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakales.

Në Mbretërinë e Bashkuar, disa zona po përjetojnë valën e katërt të të nxehtit për këtë vit, me temperatura deri në 33°C dhe paralajmërime shëndetësore portokalli dhe të verdha për të gjithë Anglinë. Dy zjarre në zona me barishte shpërthyen të martën në kryeqytet, një në Ealing dhe një tjetër në Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë në total.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po e bën verën mesdhetare më të nxehtë dhe më të thatë, duke nxitur sezone zjarresh më të gjata dhe më intensive./ BBC

evrope zjarre

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj