LIVE UPDATES
Bota

Ministri izraelit miraton ndërtimin e vendbanimit që ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor

Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë.

14 Gusht 2025, 12:13 Nga E. D
Ministri izraelit miraton ndërtimin e vendbanimit që ndan Jerusalemin
Bezalel Smotrich

IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta ndante Jerusalemin Lindor nga Bregu i pushtuar Perëndimor. Ky vendbanim, sipas zyrës së tij, do ta varrosë idenë e një shteti palestinez.

Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë.

Në një komunikatë me titull “varrosja e idesë së një shteti palestinez”, zëdhënësi i Smotrichut tha se ministri do të mbajë konferencë për shtyp të enjten rreth planit për t’i ndërtuar 3.401 shtëpi për kolonët izraelitë midis një vendbanimi të tanishëm në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.

Izraeli e kishte ngrirë ndërtimin në atë zonë në vitin 2012 për shkak të kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë dhe fuqitë e tjera botërore që e konsideronin projektin si kërcënim për çdo marrëveshje të ardhshme për paqe me palestinezët.

Netanyahu dhe Qeveria e tij nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan.

Popullariteti i Smotrich ka rënë muajt e fundit, pasi sondazhet tregojnë se partia e tij nuk do ta fitonte asnjë vend nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Projekti E1 do të lidhte vendbanimin Maale Adumim në Bregun Perëndimor me Jerusalemin. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i sheh vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe pushtimin ushtarak të rajonit që nga viti 1967 si të paligjshme.

Organizata “Paqe Tani”, që vëzhgon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, tha se Ministria izraelite e ka miratuar ndërtimin e 3.300 shtëpive në Maale Adumim.

“Plani E1 është fatal për të ardhmen e Izraelit dhe për çdo shans për të arritur një zgjidhje paqësore me dy shtete. Ne po qëndrojmë buzë një humnerë dhe Qeveria po na shtyn përpara me shpejtësi të plotë”, thuhet në komunikatë e organizatës “Paqe Tani”.

Kjo organizatë theksoi se ende nevojiten disa hapa para se të nisë ndërtimi, përfshirë një miratim nga Këshilli i Lartë për Planifikim i Izraelit. Por, nëse gjithçka kalon, punimet për ndërtimin e vendbanimit mund të fillojnë brenda disa muajsh dhe ndërtimi i shtëpive brenda rreth një viti, shtoi ai.

Kritikët e projektit E1 thonë se ai do ta ndante Bregun Perëndimor, do ta izolonte Jerusalemin Lindor - të cilin palestinezët e duan si kryeqytetin e tyre të ardhshëm - dhe do ta bënte të pamundur krijimin e një shteti palestinez të pandërprerë.

Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re vendosën sanksione në qershor ndaj Smotrichut dhe një ministri tjetër të ekstremit të djathtë, pasi ata mbështetin zgjerimin e vendbanimeve, duke i akuzuar të dy për nxitje të përsëritur të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Britania dhe vende të tjera kanë thënë se Izraeli duhet ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Gjatë 22 muajve të fundit, derisa Izraeli ka zhvilluar luftë në Gazë, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se sulmet e kolonëve dhe zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor janë rritur ndjeshëm./REL

bezalel smotrich

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet