LIVE UPDATES
Bota

"Liria e medias themeli i çdo shoqërie demokratike"/ Raporti i DASH, PL: Konfirmoi alarmin e ngritur mbi lirinë e medias pas sulmeve sistematike nga qeveria

Haxhiu theksoi se raporti nuk është një rast i izoluar, duke shtuar se ai vjen pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga Komisioni Europian, OSBE, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë evidentuar rritjen e presionit politik, ekonomik dhe ligjor mbi mediat e pavarura.

14 Gusht 2025, 11:26 Nga E. D
"Liria e medias themeli i çdo shoqërie
Brunilda Haxhiu

TIRANË- Partia e Lirisë duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka ngritur shqetësimin mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Zëvendëssekretarja e Përgjithshme, Brunilda Haxhiu duke folur në konferencë tha se raporti i DASH, konfirmoi alarmet e përsëritura të organizatave vendase dhe ndërkombëtare: liria e medias është nën një sulm të drejtpërdrejtë dhe sistematik nga qeveria.

Haxhiu theksoi se raporti nuk është një rast i izoluar, duke shtuar se ai vjen pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga Komisioni Europian, OSBE, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë evidentuar rritjen e presionit politik, ekonomik dhe ligjor mbi mediat e pavarura.

Sipas saj ngjarjet e ditëve të fundit me zaptimin e paligjshëm të televizionit News 24 janë dëshmi konkrete të këtij realiteti të hidhur. Haxhiu tha gjithashtu se News 24 është viktima e radhës, pas mbylljes arbitrare të Agon Channel dhe goditjes së Ora News, një skenar i përsëritur, i orkestruar nga pushteti për të shuar zërat kritikë.

Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu.

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konfirmon alarmet e përsëritura të organizatave vendase dhe ndërkombëtare: liria e medias është nën një sulm të drejtpërdrejtë dhe sistematik nga qeveria. Ky raport nuk është një rast i izoluar, ai vjen pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga Komisioni Europian, OSBE, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë evidentuar rritjen e presionit politik, ekonomik dhe ligjor mbi mediat e pavarura.

Ngjarjet e ditëve të fundit me zaptimin e paligjshëm të televizionit News 24 janë dëshmi konkrete të këtij realiteti të hidhur. Neës 24 është viktima e radhës, pas mbylljes arbitrare të Agon Channel dhe goditjes së Ora Neës, një skenar i përsëritur, i orkestruar nga pushteti për të shuar zërat kritikë. Marrja me forcë e kompjuterave dhe dokumenteve të gazetarëve, që përmbajnë hetime mbi aferat më të mëdha korruptive të qeverisë, nuk është vetëm shkelje flagrante e të drejtës për informim, por edhe një akt kërcënues që vë në rrezik jetën e gazetarit dhe të burimeve të tij.

Pjesa për Shqipërinë në raportin e DASH thekson qartë se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë kanë pohuar se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kanë kërkuar të ndikojnë te mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente. Raporti shënon se:

●Ka pasur raportime të besueshme për përfaqësues të lartë të mediave që kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ.

●Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave, duke nxitur vetëcensurën.

●Mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit.

●Interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi gazetarët, duke përfshirë mesazhe kërcënuese dhe fushata publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin dhe keqpërdorimet e qeverisë.

●Në mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncoi publikisht kryeministrin për gjuhë frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm.

Ky realitet përkon me vlerësimet e Komisionit Europian, i cili ka evidentuar se pronësia e tregut mediatik është përqendruar në pak duar, pronësia e shumë portaleve fshihet pas kompanive fantazmë, ndërsa fondet publike dhe reklamat shtetërore shpërndahen në mënyrë klienteliste vetëm për mediat që mbështesin qeverinë. Rritja alarmante e padive strategjike (SLAPP) kundër gazetarëve, nga 42 raste në vitin 2022 në 73 raste në vitin 2023, tregon përdorimin e gjykatave si armë për të heshtur çdo zë kritik.

Ky veprim nuk është thjesht një shkelje e të drejtës për informim, është një strategji frikësimi dhe shkatërrimi të gazetarisë investigative. Sot, Shqipëria është vendi ku gazetari trajtohet si armik, jo si garant i demokracisë, dhe ku informacioni i pakëndshëm për qeverinë ndëshkohet me forcën e policisë dhe prokurorisë.

Në një vend kandidat për në Bashkimin Europian, praktika të tilla janë të papranueshme. Ne i bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve perëndimorë të reagojnë me vendosmëri, të monitorojnë nga afër situatën dhe të ofrojnë mbrojtje të menjëhershme për gazetarët dhe mediat e pavarura.

Liria e medias është themeli i çdo shoqërie demokratike, sepse siguron transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie të pushtetit. Ajo nuk është thjesht e drejta e gazetarëve për të raportuar, por e drejta e qytetarëve për të marrë informacion të saktë dhe të paanshëm. Kur mediat pengohen, censurohen ose sulmohen, jo vetëm që cenohet puna e gazetarit, por dëmtohet e gjithë shoqëria: Mbrojtja e lirisë së medias është mbrojtja e demokracisë, e shtetit ligjor dhe e të drejtave themelore të çdo qytetari.

brunilda haxhiu

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj