LIVE UPDATES
Bota

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

Përtej përfshirjes në shumë mite, legjenda apo thashetheme ndër breza, kjo ka qenë një marrëveshje prej të cilës kanë përfituar të dyja palët.

14 Gusht 2025, 08:16 Nga E. D
Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën
foto ilustruese

ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rusia ua ka shitur Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës për 7.2 milionë dollarë.

Përtej përfshirjes në shumë mite, legjenda apo thashetheme ndër breza, kjo ka qenë një marrëveshje prej të cilës kanë përfituar të dyja palët.

Lindja e ”Amerikës ruse”

E ashtuquajtura “Amerika ruse” ka nisur të marrë formë shumë përpara vitit 1867. Eksploruesit rusë dhe tregtarët e gëzofëve kanë arritur në Alaskë në fillim të shekullit 18 – kryesisht gjatë Ekspeditës së Dytë të Kamçatkës më 1741, nën drejtimin e Vitus Beringut dhe Aleksei Çirikovit.

Udhëtimet e tyre u kanë hapur rrugën tregtarëve, sidomos atyre që kanë qenë në kërkim të lëkurave të shtrenjta të vidrave dhe që kanë guxuar t'i vizitojnë brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut.

Në vitet 1760 dhe 1770, prezenca ruse ka qenë mirë e vërejtshme. Një mori ngjarjesh – nisur nga krijimi i pikave tregtare në vendet sikurse Unalaska dhe Kodiaku, e deri te përleshjet mes grupeve indigjene, sikurse ato mes aleutsve dhe tlingitëve – kanë vënë më shumë dritë mbi realitetin e ashpër të zgjerimit kolonial.

Grigory Shelikhov ka qenë figura kryesore në këto vendbanime të hershme ruse dhe në ekspeditat tregtare.

Më vonë, nën lidershipin e Alexander Baranovit, Kompania Ruso-Amerikane e ka konsideruar kontrollin e Alaskës nga Sitka (atëbotë e njohur si Novo‑Arkhangelsku), dhe ka krijuar rrugë tregtare, ka ndërtuar pika të fortifikuara, dhe i ka dërguar atje priftërinjtë ortodoksë, të cilët kanë ndërtuar kisha dhe kanë nisur misione në mesin e komuniteteve lokale.

Pse Rusia e shiti Alaskën?

Në mesin e shekullit 19-të, Perandoria Ruse nuk e ka parë Alaskën si aset strategjik, mirëpo si përgjegjësi në rritje. Kostoja e mirëmbajtjes së një territori aq të largët, sidomos pas humbjes së madhe në Luftën e Krimesë, ka qenë barrë e rëndë për pushtetin.

Për më shumë, prezenca e anijeve britanike në Paqësor, i ka rritur shqetësimet se mbrojtja e “Amerikës ruse” në ndonjë konflikt të ardhshëm do të kthehet në mision të pamundur.

Çfarë i ka shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit kanë qenë vështirësitë financiare, për të cilat e ka ngritur alarmin ministri i atëhershëm i Financave, Mikhail Reutern.

Ai ka paralajmëruar se mirëmbajtja e Kompanisë Ruso-Amerikane, e cila e ka menaxhuar koloninë, nënkuptonte ndarjen e shumë subvencioneve – fonde të cilat Qeveria e atëhershme nuk kishte kapacitet t’i ndante.

Nisja e negociatave

Diskutimet për fatin e Alaskës nuk kanë vonuar. Më 1853, guvernatori i përgjithshëm i Siberisë Lindore, Nikolay Muravyov‑Amursky, ka sugjeruar se Rusia përfiton më shumë nëse ia shet Alaskën ndonjë vendi mik – sikurse ishin Shtetet e Bashkuara – sesa ta mbronte atë dobët apo ta humbte në rast të ndonjë krize. Në mesin e viteve 1860, urgjenca financiare dhe parashikimet strategjike kanë rezultuar në këtë përfundim.

Në një takim të posaçëm të zhvilluar më 16 dhjetor 1866, ishte përfshirë cari Aleksandri II, vëllai i tij, duka i madh Konstantini, ministri i Jashtëm, Alexander Gorchakov, ministri i Financave, Reutern, dhe i dërguari rus, Eduard de Stoeckl. Ata janë pajtuar në parim për shitjen e territorit dhe jo për mbajtjen e tij, për shkak të barrës financiare.

Arritja e marrëveshjes

Në mars të vitit 1867, de Stoeckl ka arritur në Uashington për të diskutuar me Sekretarin e atëhershëm amerikan të Shtetit, William H. Seward. Ata kanë diskutuar fillimisht një çmim mes 5-7.5 milionë dollarëve, dhe në fund janë marë vesh për 7.2 milionë dollarë.

Traktati është nënshkruar më 30 mars 1867, dhe kështu Alaska është transferuar zyrtarisht nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Në Shën Petersburg, cari e ka miratuar marrëveshjen në fund të marsit. Udhëheqësi i Kompanisë Ruso-Amerikane është informuar në prill, dhe duket se nuk ka qenë i përgatitur për shitje. Deri në shtator të vitit 1868, kompanisë i është ndarë një dëmshpërblim financiar për humbjet që mund t’i jenë shkaktuar.

Në Uashington, Senati amerikan e ka ratifikuar traktatin me 37 vota për dhe dy kundër. Më 18 tetor 1867, territori i është transferuar zyrtarisht SHBA-së, përmes një ceremonie të organizuar në Sitka. Kjo datë ende shënohet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Alaskës.

Zemërimi publik dhe trashëgimia

Në Rusi, njerëzit kanë pasur emocione të përziera. Disa e kanë kritikuar marrëveshjen, duke e quajtur të “turpshme”, dhe kanë vuajtur për humbjen e tokës së ndërtuar me djersë dhe sakrificë.

Në Shtetet e Bashkuara, disa janë tallur për blerjen e një toke që është përshkruar si e pavlerë, për shkak të motit të ashpër. Të tjerë që kanë parë vlerë në atë tokë, kanë ëndërruar që të ardhmen të fitojnë qasje në Azi dhe ishujt e saj të pasur, pikërisht përmes Alaskës.

Kush pati të drejtë?

Koha ka treguar për rëndësinë e kësaj toke. Në fund të shekullit 19, nga Alaska është nxjerrë ar, dhe zbulimet e mëvonshme të naftës, ia kanë rritur edhe më tepër vlerën territorit.

Rusia, në anën tjetër, ka përfituar nga marrëveshja, sepse rusët argumentonin se me ato para e kanë modernizuar linjën hekurudhore dhe i kanë forcuar kufijtë e Lindjes së Largët – territore me më shumë përparësi strategji, sesa Alaska e ngrirë.

Pikë kthese në histori

Shitja e Alaskës nuk ka qenë vetëm marrëveshje për tokë ky moment e ka shënuar edhe një pikë kthese. Kjo shitje ia ka mundësuar Rusisë që të përqendrohej në zonat e saj të thella aziatike, ndërsa SHBA-ja ka fituar në aspektin gjeopolitik pasi e ka rritur qasjen në Paqësor dhe ngadalë ka mësuar më shumë për pasurinë natyrore të Alaskës.

Kështu, “Amerika ruse” është transformuar gradualisht në shtetin amerikan të Alaskës - një legjendë jo e humbjes apo mashtrimit, por e diplomacisë, pragmatizmit dhe riformësimit të gjeografisë globale./REL

rusi alaske

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj