Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aeroplanët dhe tanket izraelite sulmuan rëndë zona të ndryshme në Qytetin e Gazës, duke shkatërruar shtëpi gjatë natës, thanë banorët. Sipas mjekëve, 12 persona u vranë pasi u godit një shtëpi në lagjen Zeitun.
IZRAEL- Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona.
Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pothuajse është në vitin e dytë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza.
“Ata nuk po dëbohen, do t’u lejohet të ikin”, tha ai për kanalin izraelit të televizionit i24NEWS. “Të gjithë ata që shqetësohen për palestinezët dhe thonë se duan t’i ndihmojnë, duhet të hapin dyert e tyre dhe të mos na japin ne leksione”.
Arabët dhe shumë udhëheqës botërorë janë kundër idesë për zhvendosjen e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh. Ndërkaq, palestinezët thonë se një zhvendosje e tillë do të ishte sikurse një tjetër Nakba (katastrofë), kur qindra mijëra palestinezë u larguan apo u dëbuan gjatë luftës më 1948.
Plani për rimarrjen e Qytetit të Gazës nga Izraeli – që e kishte marrë nën kontroll në ditët e para të luftës, por më pas ishte tërhequr – pritet të ndodhë pas disa javësh, sipas zyrtarëve. Kjo nënkupton se ende ka shpresa që të arrihet një armëpushim, megjithëse bisedimet për të kanë ngecur dhe lufta po vazhdon.
Aeroplanët dhe tanket izraelite sulmuan rëndë zona të ndryshme në Qytetin e Gazës, duke shkatërruar shtëpi gjatë natës, thanë banorët. Sipas mjekëve, 12 persona u vranë pasi u godit një shtëpi në lagjen Zeitun.
Sulme ka pasur edhe në pjesë të tjera të Gazës, përfshirë në Han Junis, ku janë vrarë tetë palestinezë që po prisnin në radhë për të marrë ndihma, thanë mjekët palestinezë. Për këtë rast, ushtria izraelite nuk ka komentuar.
Edhe tetë persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gazë në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Sipas kësaj ministrie, që nga nisja e luftës 235 persona, përfshirë 106 fëmijë, kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja.
Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./ REL
foto ilustruese MAL I ZI- Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në nj&eu...
udheheqesit evropiane BRUKSEL- Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Puti...
Yoon Suk Yeol KOREJA E JUGUT- Gruaja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar pë...
zjarri DELVINË- Qytetarët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri nga flakët masive. Bëhet me dije se rreth 10...
HUNGARI- Tri ditë para samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Pu...
foto ilustruese SHBA- "Ndoshta do të them: 'Paç fat, vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë nj&eu...
Donald Trump SHBA- Prej disa ditësh, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë mesazhe nga udhëheqësit evropian...
foto ilustruese SERBI- Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavar&eum...
Foto TIRANË- Temperaturat e larta kanë goditur Evropën e cila dita-ditës po përjeton momente ferri. Me temperaturat e larta vijn&e...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ditën e sotme pas raportimeve se takimi mes dy homologëve t&e...