LIVE UPDATES
Bota

Plan sekret për mbikëqyrje/ Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Ato tregojnë blerje të mëdha të softuerëve dhe shërbimeve të nevojshme për t'i rritur përmasat e projektit “Qyteti i sigurt” (Safe City), i ofruar nga Huawei në vitin 2017 përmes një marrëveshjeje strategjike me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

13 Gusht 2025, 07:38 Nga E. D
Plan sekret për mbikëqyrje/ Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të
foto ilustruese

SERBI- Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei.

Ato tregojnë blerje të mëdha të softuerëve dhe shërbimeve të nevojshme për t'i rritur përmasat e projektit “Qyteti i sigurt” (Safe City), i ofruar nga Huawei në vitin 2017 përmes një marrëveshjeje strategjike me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Programi synon të ofrojë identifikim të fytyrës dhe të targave të automjeteve, si dhe aftësi të tjera mbikëqyrjeje, të integruara në një sistem të unifikuar në nivel qyteti.

Pak dihet për shkallën, përmbajtjen ose koston e projekteve të mbikëqyrjes me Huawein. Viteve të fundit, autoritetet serbe kanë tentuar ta mbajnë “Qytetin e sigurt” larg syrit të publikut, mes kritikave ndërkombëtare, sfidave ligjore dhe protestave, veçanërisht për përdorimin e njohjes biometrike të fytyrës.

Çështja është veçanërisht e diskutueshme, pasi përdorimi i saj nuk është i paraparë me ligj. Autoritetet serbe thonë se softueri për njohjen e fytyrës ende nuk është funksional në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt” dhe disa herë kanë tentuar ta legalizojnë mbikëqyrjen biometrike, por janë tërhequr pas presionit të madh publik.

Aktualisht, Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi – qytetet më të mëdha serbe – e kanë zbatuar projektin në bashkëpunim me Huawein. Dosjet e siguruara nga REL-i tregojnë se Qeveria ka vazhduar ta zgjerojë këtë sistem në mënyrë të fshehtë.

Një kontratë e marsit 2024 përmban një porosi konfidenciale për pajisje dhe shërbime që synojnë zgjerimin e sistemit eLTE – një rrjet i mbyllur, i përdorur vetëm nga policia dhe pajisjet e mbikëqyrjes, që shërben si bazë për lidhjen e kamerave dhe softuerit të njohjes së fytyrës me terminalet dhe qendrat komanduese të policisë.

Porosia përfshin zgjerim të sistemit që përdor rrjetin eLTE, përfshirë softuerin GIS për qasje në burime, që rrit aftësinë për të shikuar në kohë reale pamje nga kamera në lokacione të caktuara. Ekspertët që i kanë parë dokumentet, i thanë REL-së se 35 njësitë e blera nga Huawei mund t'i mbështesin deri në 3.500 kamera shtesë në rrjetin eLTE.

“Ata kanë blerë me qëllim kapacitete për t'i përkrahur 3.500 kamera”, tha Conor Healy, drejtor i kërkimeve qeveritare në firmën e studimeve të industrisë së mbikëqyrjes IPVM. “Kjo sugjeron se synojnë të instalojnë aq kamera”.

Ministria e Brendshme dhe Huawei nuk u janë përgjigjur kërkesave të REL-it për koment.

Pse është i rëndësishëm zgjerimi i “Qytetit të sigurt”?

Kjo kontratë, dhe dokumente të tjera, janë pjesë e mbi 1.7 milion dosjeve të publikuara në “dark web” në qershor 2025, pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë serbe të IT-së Informatika AD, e cila ka fituar tenderë të mëdhenj qeveritarë, përfshirë nga Ministria e Brendshme.

Mes tyre janë mbi 200 dokumente të prokurimit të kryera nga Informatika AD për Ministrinë e Brendshme, përfshirë edhe porosinë me Huawein për zgjerimin e sistemit eLTE.

Informatika AD i tha REL-it se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, por nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me prokurimin për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kur në vitin 2017 u prezantua projekti pilot në Beograd – qytet me 1.1 milion banorë – ai përfshinte instalimin e 1.000 kamerave të pajisura me softuerin për njohjen e fytyrës me inteligjencë artificiale.

Qeveria nuk e ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të kamerave të instaluara. Nuk është e qartë nëse kapaciteti i ri prej 3.500 kamerash do të përdoret vetëm në Beograd, apo edhe në qytete të tjera, por përbën rritje të ndjeshme të aftësive të mbikëqyrjes në vend.

“Nëse vendoset në Beograd, do të ketë dendësi kamerash që rrallë shihen jashtë Kinës”, tha Healy.

Mbështetësit e projekteve të mbikëqyrjes, si “Qyteti i sigurt” i Huawei-t, argumentojnë se ato ofrojnë përfitime të mëdha duke automatizuar funksionet e qytetit dhe duke zhvilluar sisteme që tashmë përdoren në vende demokratike. Autoritetet serbe kanë thënë, gjithashtu, se kjo teknologji është e nevojshme për ta frenuar krimin dhe për ta parandaluar terrorizmin.

Por, kritikët paralajmërojnë se kjo teknologji mund të keqpërdoret për ta konsoliduar pushtetin autoritar dhe shpesh eksportohet nga Kina me mungesë transparence e llogaridhënieje.

Në Serbi, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe privatësinë e shohin si rrezik përdorimin e pajisjeve kineze të mbikëqyrjes për t'i ndjekur dhe frikësuar protestuesit dhe kundërshtarët politikë.

Një hulumtim i REL-it më 2022 tregoi se zyrtarët serbë tashmë kanë përdorur teknologji kineze për t'i gjurmuar aktivistët, duke ngritur shqetësime për keqpërdorime edhe më të mëdha.

Organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Komisionarin për Informim të Rëndësisë Publike të Serbisë dhe Parlamentin Evropian, vazhdojnë të paralajmërojnë për zgjerimin e aftësive të mbikëqyrjes pa kornizë të qartë ligjore për përpunimin e të dhënave biometrike.

Huawei, në deklaratat e tij, ka thënë se është vetëm prodhues dhe shitës, dhe përgjegjësia për përdorimin bie mbi përdoruesin.

Gjurmët e dokumenteve

REL-i e ka verifikuar autenticitetin e dokumenteve përmes bazave të të dhënave publike dhe elementeve të dukshme si nënshkrimet dhe vulat.

Porosia për zgjerimin e sistemit eLTE përfshin pajisje dhe softuerë të rinj, nga ndjekja përmes stacioneve bazë dhe menaxhimi i thirrjeve zanore, deri te përmirësimi i mbikëqyrjes me video dhe mjetet analitike.

Porosia përfshin edhe garanci, si dhe instalim e mirëmbajtje në terren nga inxhinierë të trajnuar nga Huawei.

Softueri dhe shërbimet ofrohen nga Huawei me një zbritje të konsiderueshme.

Paketa u ofrua me ulje të ndjeshme çmimi. Nga mbi 3 milionë dollarë (2.6 milionë euro), kostoja ra në 1.2 milion dollarë (1 milion euro) pas një “zbritjeje të vetme” prej 57 për qind.

Një pjesë e paketës – softueri GIS për t'i mbështetur deri në 3.500 kamera – mori një zbritje prej 92 për qind, duke e ulur çmimin nga 1.1 milion dollarë në vetëm 71.371 dollarë para taksave.

Nuk dihet pse Huawei ofroi këto ulje kaq të mëdha.

Kompanitë kineze që operojnë ndërkombëtarisht njihen për ofrimin e zbritjeve të mëdha për të siguruar kontrata, por kursimet e aplikuara në këtë rast janë të konsiderueshme dhe mbetet e paqartë nëse Huawei është përballur me konkurrencë nga kompani të tjera për të fituar projektin në Serbi.

“Shpjegimi më i mundshëm, sipas mendimit tim, është se Huawei pret një marrëdhënie më afatgjatë me Qeverinë serbe”, tha Healy.

“Ndonjëherë, për Huawei-n, nuk ka të bëjë me paratë, por më shumë me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kinës”.

Lidhjet e Serbisë me Kinën

Edhe pse Huawei është kompani private, ajo është përzgjedhur nga Partia Komuniste Kineze si “kampion kombëtar” në zhvillimin e pajisjeve të telekomunikacionit dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhje me ushtrinë kineze dhe rrezik spiunazhi.

Shumë vende evropiane, sikurse Australia dhe Kanadaja, kanë vendosur kufizime për përdorimin e pajisjeve Huawei për arsye të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, Serbia e ka zgjeruar bashkëpunimin me Huawein dhe kompani të tjera kineze, në kuadër të afrimit me Pekinin gjatë dekadës së fundit përmes investimeve, projekteve infrastrukturore dhe prezencës në rritje të firmave kineze.

Mbikëqyrja “në stil kinez” është bërë një nga shenjat më të dukshme të ndikimit të Kinës në Serbi. Një hulumtim i REL-it nga viti 2023 tregoi se 42 komuna serbe kishin blerë kamera e softuerë kinezë, disa prej tyre me aftësi për njohjen e fytyrës./REL

serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje