Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje "më shqetësoi pak", sepse sipas presidentit të SHBA-së, "do të ketë një lloj shkëmbimi".
SHBA- "Ndoshta do të them: 'Paç fat, vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë një marrëveshje'", tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një "shkëmbim territori" midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje "më shqetësoi pak", sepse sipas presidentit të SHBA-së, "do të ketë një lloj shkëmbimi".
"Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua", tha ai.
Pritjet nga takimi
Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një "bisedë konstruktive". "Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t'i them: 'Duhet t'i japësh fund kësaj lufte'".
Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. "Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua", tha Trump.
Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.
Kancelari Merz fton në takime virtuale
I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.
Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.
BE mbështet Ukrainën
Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.
"Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre", deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.
Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve./DW
Donald Trump SHBA- Prej disa ditësh, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë mesazhe nga udhëheqësit evropian...
foto ilustruese SERBI- Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavar&eum...
Foto TIRANË- Temperaturat e larta kanë goditur Evropën e cila dita-ditës po përjeton momente ferri. Me temperaturat e larta vijn&e...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ditën e sotme pas raportimeve se takimi mes dy homologëve t&e...
Foto GAZA- Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdel-Aty të martën ka bërë me dije se Kajro po punon me Dohën dhe Uashin...
Jahti SPANJË- Një jaht privat që lundronte pranë brigjeve të Ibizës është përfshirë nga fl...
Foto IRAN- Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt njoftoi sot takimi mes presid...
AfD GJERMANI- Partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), për herë të parë, është renditur si partia m&e...
Foto ilustruese TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, V...