Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, centralet dhe fabrikat duhet të “blejnë” licenca për dioksidin e karbonit që të vazhdojnë aktivitetin gjatë të cilit prodhohet ndotje. Ky sistem shërben si thelbi i planeve të BE-së për të ulur ndotjen me 55% deri në vitin 2030.
BRUKSEL- Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike të dielën për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë dhe për të ngadalësuar kështu ngrohjen e planetit. Sipas marrëveshjes që do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, BE-ja do të vendosë kosto të reja për karburantin e përdorur për mjetet e transportit dhe ngrohjen e godinave, duke filluar nga viti 2027.
Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, centralet dhe fabrikat duhet të “blejnë” licenca për dioksidin e karbonit që të vazhdojnë aktivitetin gjatë të cilit prodhohet ndotje. Ky sistem shërben si thelbi i planeve të BE-së për të ulur ndotjen me 55% deri në vitin 2030.
Sipas marrëveshjes së arritur nga negociatorët e vendet anëtare dhe të Parlamentit Evropian, tregu evropian do të reformohet tashmë duke ulur nivelin e ndotjes me 62%. Sipas këtij plani, do të hiqen nga sistemi 90 milionë “licenca” për karbonin në vitin 2024, si dhe 27 milionë të tjera në vitin 2026.
Gjithashtu gjatë periudhës 2026-2034, BE-ja do eliminojë licencat falas që ua jep aktualisht sektorëve industrialë për t’i mbrojtur nga konkurrenca e huaj. Paralelisht, BE-ja do të vendosë një tarifë kufitare për karbonin, që synon të mbrojë firmat vendase nga konkurenca e huaj.
Pas 30 orësh bisedimesh që filluan të premten, BE-ja arriti dakortësi për rregulla të reja nga viti 2027 për kompanitë që furnizojnë me karburant makinat dhe sistemet e ngrohjes së godinave. Pasi ligjvënësit evropianë kishin kundërshtuar që rregullat e reja të vendoseshin për banesat, negociatorët ranë dakort për disa masa që do t’i mbrojnë konsumatorët nga rritja e çmimeve për shkak të karbonit.
Gjithashtu, nëse çmimet e karburantit do të vazhdojnë të jenë të larta në vitin 2027, hyrja në fuqi e rregullave të reja do të shtyhet për në vitin 2028. Marrëveshja paraprake do të duhet të marrë miratimin zyrtar të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian.
Marrë nga VOA
Foto nga veriu i Kosoves SERBI- Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër p...
Nikos Dendias ATHINË- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat me homologun e tij ser , Ivica Dasiç, gj...
Barry dhe Honey Sherman KANADA- Mund të kenë kaluar 5 vjet nga vrasja misterioze e një çifti miliarderësh kanadezë, por t&...
Protesta në Jarinje JARINJË- Ka nisur protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë në Veri të Kosovës, m&eum...
Pamje nga Jarinja JARINË- Ushtarët e KFOR-it kanë përforcuar forcat e tyre dhe kanë shtrirë telat me gjemba në doga...
Foto ilustruese FRANCË- As i ftohti dhe as rreziku i vdekjes nuk i ndalon: 166 emigrantë që ishin nisur në Angli me varka të...
Henry Kissinger SHBA- Diplomati i njohur amerikan Henry Kissinger tha se koha është afër për një paqe të negociuar në&nb...
Mustafa GJERMANI- Historiani Konrad Clewing, thotë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n se vendimi për Salih Mus...
Dmitriy Zelenov FRANCË- Një oligark rus ka vdekur në mënyrë misterioze në Francë pasi ka rënë 'aksidentalisht'...
Cisterna AFGANISTAN- Një cisternë nafte u përmbys dhe mori flakë në një tunel duke vrarë të paktën 19 persona,...