LIVE UPDATES
Bota

Dënimi i Salih Mustafës, historiani gjerman: Sinjal i mirë për demokracinë, reagimet kundër tregojnë idealizimin e UÇK-së

Historiani Konrad Clewing, thotë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n se vendimi për Salih Mustafën është një sinjal i mirë për demokracinë në Kosovë.

18 Dhjetor 2022, 13:00 Nga d.a.
Dënimi i Salih Mustafës, historiani gjerman: Sinjal i mirë
Mustafa

GJERMANI- Historiani Konrad Clewing, thotë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n se vendimi për Salih Mustafën është një sinjal i mirë për demokracinë në Kosovë.

Deutsche Welle: Opinioni i gjerë i Kosovës është i indinjuar me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Me të drejtë?

Konrad Clewing: Reagimet e ashpra nga anët e ndryshme tregojnë se sa të tabuizuara janë këto ngjarje në Kosovë. Reagimet tregojnë edhe se sa e rëndësishme është që të zhvillohen procese të tilla. Vendimi i Gjykatës Speciale ka një rëndësi të madhe. Ai tregon se parandalimi i ndjekjes penale, siç ka ndodhur më parë në masë të madhe, duke penguar ose edhe vrarë dëshmitarët, nuk funksionon më. Ky është një sinjal i mirë për demokracinë në Kosovë.

Deutsche Welle: Shumë kosovarë besojnë se Gjykata Speciale në Hagë është më shumë një institucion për të denigruar luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe rolin e UÇK-së në të. Cili është mendimi juaj?

Konrad Clewing: Është padyshim shumë e vështirë për secilën palë në luftë të kuptojë se në dekadat e fundit gjyqësia ndërkombëtare nuk supozon më se një luftë e drejtë garanton mosndëshkimin e krimeve të bëra gjatë saj. Shpresoj që vendimi i Gjykatës të lexohet pak më me kujdes nga skeptikët në Kosovë. Sepse gjykatësja e tha shprehimisht se vendimi nuk është për UÇK-në, por për veprat dhe krimet e bëra nga vetë Salih Mustafa. Shumë njerëz në Kosovë do ta kenë të vështirë ta pranojnë dhe ta ndajnë këtë vendim nga UÇK-ja, por ai është një hap i rëndësishëm.

Deutsche Welle: Askush në Kosovë nuk e ka përshëndetur këtë dënim. Nga ana tjetër, dënimi u shpreh “në emër të popullit kosovar”. A nuk e vë kjo në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës Speciale?

Konrad Clewing: Fakti që nuk ka pasur reagime përshëndetëse flet për tabuzimin e kësaj teme komplekse. Sigurisht që ka shumë njerëz që e mirëpresin këtë dënim, por ata nuk e thonë publikisht. Kjo tregon saktësisht se sa e nevojshme është që shoqëria e Kosovës të mos e vërë në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës Speciale. Kjo do ta dëmtonte realisht pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Reagimi është i kuptueshëm nga prizmi psikologjik, sepse është një shoqëri e vogël dhe ende e traumatizuar nga lufta. Por mund të thuhet gjithashtu se ata që u torturuan dhe u mbajtën robër si të ashtuquajtur “kolaboratorë” sigurisht që meritojnë të kujtohen dhe t’u jepet një zë në debat. Është një përballje e vështirë, dhe do të jetë e vështirë nëse në një hap të ardhshëm do të diskutohet edhe qasja e UÇK-së ndaj përfaqësuesve të LDK-së në qershor-korrik 1999. Pra, ky është një fillim i mirë. Janë përballje të rëndësishme, që do ta forcojnë demokracinë dhe kuptimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe nuk duhet të minohen tani nga qeveria.

Deutsche Welle: Nga ana tjetër, shumë njerëz në Kosovë ndjejnë padrejtësi duke pasur parasysh se shumë serbë që kanë kryer krime më të rënda lufte në Kosovë ose nuk janë dënuar ose janë dënuar me shumë më pak vite nga gjykime të ngjashme të zhvilluara në Serbi dhe tani janë të lirë...

Konrad Clewing: Po, por ajo që nuk ndodh në Serbi, nuk mund të merret për model në Kosovë. Kosova është e pavarur nga veprimet e Serbisë dhe – me sukses – është dëshmuar si demokraci më e qëndrueshme dhe këtu hyn edhe përballja me të kaluarën, të cilën Kosova po e bën më mirë se Serbia./DW/

denohet salih mustafa konrad clewing

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen