Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Pritet që diskutimi i ardhshëm strategjik të përqendrohet në qasjen e re ndaj zgjerimit, e cila ende nuk është formalizuar, por tashmë përmendet në të paktën tri dokumente të publikuara gjatë javëve të fundit.
Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të udhëheqësve të bllokut evropian, që mbahet më 18 dhe 19 qershor në Bruksel.
“Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë në takimin e tetorit 2026 një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit të udhëheqësve, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë.
Në këtë draft, samiti BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, vlerësohet si një ngjarje që ka kontribuar në krijimin e një vrulli të ri në procesin e zgjerimit.
Pritet që diskutimi i ardhshëm strategjik të përqendrohet në qasjen e re ndaj zgjerimit, e cila ende nuk është formalizuar, por tashmë përmendet në të paktën tri dokumente të publikuara gjatë javëve të fundit.
Propozimin e parë e paraqiti kancelari gjerman Friedrich Merz në fund të majit, kur ua dorëzoi institucioneve evropiane të ashtuquajturin non-paper. Në të, ai propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vëzhguesit në BE, ndërsa Ukraina të fitojë statusin e anëtares së asociuar pa të drejtë vote.
Një ditë para samitit në Tivat u prezantua edhe dokumenti i dytë jozyrtar – propozimi franko-gjerman, që synon të gjejë zgjidhje për dinamikën e re të procesit të zgjerimit. Ky non-paper trajton vendet kandidate që po mbeten prapa në zbatimin e reformave institucionale, të cilat BE-ja i konsideron kusht kyç për anëtarësim.
Menjëherë pas këtij zhvillimi u publikua edhe non-paper-i i tretë, i hartuar nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Në të propozohet që anëtarët e ardhshëm të BE-së të kenë të drejta të kufizuara, me qëllim mbrojtjen e funksionimit të institucioneve evropiane dhe parandalimin e çdo prapakthimi të mundshëm të anëtarëve të rinj në respektimin e vlerave themelore evropiane.
Burime diplomatike në Bruksel i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se në mënyrë intensive po shqyrtohen opsione dhe qasje të reja për procesin e pranimit të vendeve anëtare të rinj. Burimet njëkohësisht lënë të kuptohet se zgjerimet e ardhshme ka të ngjarë të mos zhvillohen sipas modelit që është zbatuar më herët.
Sipas draft-konkluzioneve shfaqet një qasje të re përmes vënies së theksit tek “integrimit gradual”. Edhe pse kjo nuk thuhet shprehimisht, ky koncept lidhet me propozimin e hartuar nga kabinetet e kancelarit gjerman dhe presidentit francez.
“Duke rikujtuar konkluzionet e mëparshme, Këshilli Evropian përsërit se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe do të mbështesë përpjekjet reformuese të rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit gradual ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në merita dhe të kthyeshme”, thuhet në draft-konkluzionet që udhëheqësit e BE-së pritet t’i miratojnë në përfundim të samitit./REL
Presidenti rus, Vladimir Putin. Një ekonomi e nxitur nga lufta. Nga ekranet televizive deri te klasat shkollore, një narrativ gjithëpër...
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Marrëveshja kornizë me Iranin i dha një shtysë të menjëhershme tregjeve, me rritje të ak...
Foto ilustruse Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) konfirmoi se bllokada detare ndaj anijeve iraniane dhe porteve është hequr. “Ësht...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë kombi i parë arab që vendosi një moshë minimale prej...
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar tha të enjten se po i ndërpret lidhjet me përfaqësuesen e politikës s&...
Foto ilustruse Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak t&...
Sergei Lavrov RUSI- Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska do të vazhdojë rregullisht sulmet masive kundër&nbs...
SHBA- Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, i tha BBC se ceremonia e nënshkrimit e nesërme në Gjenevë është anul...
Donald Trump Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës dhe për të rihapur Ngushticën ...
Mark Rutte TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte tha se, Shtetet anëtare të NATO-s e mirëpritën mar...