LIVE UPDATES
Bota

BE-ja shqyrton trajnimin e trupave brenda territorit të Ukrainës

Dislokimi i trupave në Ukrainë, që nga shumë vende konsiderohet si garancia më e madhe e sigurisë, mbetet një vendim i secilit shtet, por misionet trajnuese të BE-së i mundësojnë Brukselit që t’i ofrojë Kievit mbështetje të gjerë.

20 Tetor 2025, 11:25 Nga I.A
BE-ja shqyrton trajnimin e trupave brenda territorit të Ukrainës
Foto Ilustruese

UKRAINË- Bashkimi Evropian është afër që të ofrojë trajnimin e trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t'i zgjerojë format e tjera të mbështetjes – përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës.

Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen. Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM), që deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së.

Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me atë se çfarë garancish të sigurisë mund t’i ofrojë Kievit në rast se ndalet lufta.

Në dokumente thuhet se Rusia “vazhdon ta ketë objektiv të saj riformësimin e rendit të sigurisë evropiane” dhe se “agresioni ushtarak dhe qasja e Moskës ndaj procesit diplomatik tregojnë se qëllimi i saj përfundimtar për të nënshtruar Ukrainën nuk ka ndryshuar”.

Dislokimi i trupave në Ukrainë, që nga shumë vende konsiderohet si garancia më e madhe e sigurisë, mbetet një vendim i secilit shtet, por misionet trajnuese të BE-së i mundësojnë Brukselit që t’i ofrojë Kievit mbështetje të gjerë.

Ndryshimi i mandatit të EUMAM-it dhe EUAM-it kërkon unanimitet, megjithatë në dy dokumentet thuhet se ky unanimitet po kërkohet. EUMAM, mision që u lansua në fund të vitit 2022 si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ka qenë një nga historitë e suksesit të BE-së sa i përket mbështetjes për Ukrainën.

Pesëmbëdhjetë brigada luftarake janë trajnuar në 18 shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar 1.750 module të ndryshme trajnimi, përfshirë stërvitje me avionët F-16 dhe Mirage – të gjitha këto janë kryer me një buxhet relativisht modest prej 360 milionë eurosh.

Kievi, megjithatë, vazhdimisht ka bërë thirrje që disa nga trajnimet të mbahen në tokën ukrainase. Po ashtu, Ukraina synon që të rrisë numrin e ushtarëve të trajnuar nga 4.000 deri në 20.000 në muaj.

Në rishikimin strategjik të EUMAM-i thuhet se tri qendra trajnuese veçse janë ngritur në pjesën perëndimore të Ukrainës, por asnjëra prej tyre nuk është plotësisht operacionale për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate dhe trajnerëve të kualifikuar nga jashtë.

Në tekst përmenden disa mangësi për shkak të mungesës së pranisë së misionit të BE-së në terren në Ukrainë, siç janë barra logjistike dhe rreziku që trupat ukrainase duhet të ndërmarrin për të udhëtuar larg vijës së frontit për t’u trajnuar.

Po ashtu, në dokument thuhet se “trajnimi në territorin e BE-së, në një mjedis paqësor, e pengon përdorimin e sistemeve UAV [fluturakeve pa pilot, të njohura edhe si dronë] dhe pajisjeve luftarake elektronike, që janë përdorur gjerësisht në këtë konflikt”. Aty thuhet se ekziston rreziku që trupat që nuk janë të BE-së të shkojnë në Ukrainë për të ofruar trajnime, nëse Brukseli heziton.

Megjithatë, në dokument thuhet se zhvendosja e disa ose të gjitha pjesëve të EUMAM-it në Ukrainë do të “nënkuptonte që një armëpushim ose ndonjë formë e marrëveshjes së përkohshme duhet të jetë në fuqi”. Po ashtu, në tekst shkruan se dislokimi duhet të “koordinohet me një kontribut të SHBA-së ose një mbështetje nga ana e saj për garancitë e sigurisë”.

Për të mundësuar një dislokim të shpejtë në Ukrainë – që në fakt do të nënkuptonte një ndryshim në mandatin e misionit – rishikimi strategjik propozon një proces me dy hapa: së pari, të bihet dakord për drejtimin e ri strategjik dhe të rishikohet plani i misionit tani dhe së dyti të votohen dhe miratohen ndryshimet e nevojshme sapo kushtet në terren të lejojnë.

Teksa EUMAM-i është një mision relativisht i ri dhe nuk është i pranishëm brenda Ukrainës, EUAM-i ka qenë i vendosur në disa qytete ukrainase që pas “Revolucionit të Dinjitetit” më 2014, që solli në pushtet në Kiev forcat proevropiane pas rrëzimit të presidentit prorus, Viktor Yanukovych.

Ky mision ka vazhduar të qëndrojë në Ukrainë edhe pas nisjes së pushtimit, edhe pse ka qenë i detyruar të largohet nga zyrat në Harkiv dhe Mariupol për shkak të luftës. Afër 400 anëtarë të misionit aktualisht punojnë së bashku me pjesëtarët e sektorëve civilë të sigurisë, sikurse Policia, Garda Kombëtare, zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Rojet shtetërore të Kufirit.

Qëllimi kryesor mbetet ende që të punohet në reformimin e këtyre institucioneve në mënyrë që ato të kenë standardet e njëjta me të BE-së sa i përket mbikëqyrjes civile dhe qeverisjes, me qëllim përgatitjen e vendit për anëtarësim eventual në bllokun evropian.

Por, rishikimi strategjik i EUAM-it po ashtu sugjeron fusha të reja për misionin, sikurse mbështetja e aftësisë së Ukrainës për të monitoruar kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe të jetë i pranishëm në çdo linjë kontakti në të ardhmen, në rast të një armëpushimi.

Ide të tjera të reja, bazuar në nevojat dhe kërkesat e Kievit, përfshijnë ndihmë në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Sipas dokumentit, gjatë vitit të kaluar janë ndaluar gati 600 persona të lidhur me Rusinë për aktivitete subversive në Ukrainë. Brukseli ka treguar gatishmëri për të ndihmuar në riintegrimin e veteranëve të luftës në sektorët e sigurisë civile dhe mbrojtjes civile./REL

eumam euam bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj