Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BE-ja e ka bërë këtë kërkesë duke u bazuar në ligjin e ri, i cili rrezikon t’i përballë gjigantët teknologjikë me gjoba në vlerë të miliarda eurove, nëse dështojnë që t’i mbrojnë përdoruesit.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kërkuar të enjten nga Meta dhe TikTok që të ofrojnë informacione se si janë duke e luftuar dezinformimin për luftën Izrael-Hamas. BE-ja e ka bërë këtë kërkesë duke u bazuar në ligjin e ri, i cili rrezikon t’i përballë gjigantët teknologjikë me gjoba në vlerë të miliarda eurove, nëse dështojnë që t’i mbrojnë përdoruesit.
Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut, ka kërkuar zyrtarisht që këto dy rrjete sociale t’i prezantojnë rregullat me të cilat do t’i pastrojnë platformat nga lajmet e rreme. Si kyçe për luftim janë përmendur përmbajtjet me terrorizëm, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes.
Sipas ligjit të ri, nëse këto kompani dështojnë që të veprojnë sipas rregullores, gjobiten me deri në 6 për qind të të të hyrave vjetore. Brukseli e ka bërë një kërkesë të ngjashme javën e kaluar edhe ndaj platformës së Elon Muskut, X- e njohur deri më tani si Twitter.
Komisionari evropian, Thierry Breton, ka thënë se tri platformave, plus YouTube-it, u janë dërguar letra paralajmëruese, duke i vënë në pah rreziqet që u kanosen nga lufta. Meta, e cila e ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se “e ka një sistem të mirëkrijuar për identifikim dhe zbehje të rreziqeve gjatë krizave, duke e mbrojtur lirinë e shprehjes”.
TikTok nuk ka reaguar ende lidhur me këtë kërkesë. Lufta Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit e kanë sulmuar tokën izraelite dhe Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupin militant. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 3.785 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur.
Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë.
Marrë nga REL
Foto ilustruese GAZA- Ndërsa palestinezët e dëshpëruar që largohen nga Rripi i Gazës, përpiqen të gjejnë streh...
Perplasja ÇEKI- Rreth 30 persona u plagosën sot kur dy tramvajë u përplasën në qytetin perëndimor të &C...
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit sapo ka lëshuar një "lajmërim sigurie të kujdesit mbarëbotëror" p&...
foto ilustruese FRANCË- Të paktën 14 aeroporte franceze kanë marrë kërcënime për bomba sot, me të pakt&eu...
SHBA- Në një raport të Pentagonit për fuqinë ushtarake të Kinës, është thënë se Pekini pritet t’i...
foto e kamioneve me ndihma SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se pesë kamionë me furnizime mj...
foto nga operacioni policor PERU- Autoritet e policisë në Peru kanë çmontuar organizatën kriminale të njohur si “Roll...
Foto ilustruese GAZA- Njëmbëdhjetë ditë bombardime ndaj Gazës, kanë shkatërruar gjerësisht shkolla e spitale si dhe...
foto ilustruese KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për ardhjen e trupave shtesë nga Britania e Madhe dhe R...
Rishi Sunak dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten në një konferencë të përbash...