19 Tetor 2023, 18:25
Nga I.A

SHBA- Në një raport të Pentagonit për fuqinë ushtarake të Kinës, është thënë se Pekini pritet t’i tejkalojë parashikimet kur është fjala për ndërtim të arsenalit bërthamor. Aty përmendet edhe se “me shumë gjasë” Kina është duke marrë mësime nga lufta e Rusisë në Ukrainë, për të kuptuar se si do të mund të dukej një konflikt eventual me Tajvanin.
Në raportin e publikuar të enjten paralajmërohet se Kina mund të jetë duke e avancuar një sistem reaktor interkontinental, përmes së cilit, Pekini do të mund “të kërcënonte me sulme konvencionale kundër shënjestrave në Shtetet e Bashkuara, Havai dhe Alaskë”.
Raporti për Kinën është publikuar një muaj para një takimi që pritet të zhvillohet mes liderit kinez, Xi Jinping dhe presidentit amerikan Joe Biden, në margjina të samitit për bashkëpunim ekonomik Azi-Paqësor në San Francisko.
Raporti vjetor, që është kërkuar prej Kongresit amerikan, është një mënyrë se si Pentagoni i mat kapacitetet ushtarake në rritje të Kinës, të cilat Qeveria amerikane i sheh si kërcënimin kyç në rajon.
Mirëpo, pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, Shtetet e Bashkuara janë detyruar që sërish të fokusohen në Lindje të Mesme, në vend që t’i rrisin angazhimet për ta luftuar rritjen e Kinës në Paqësor.
SHBA-ja është duke dërguar armë në Izrael, derisa e vazhdon mbështetjen dhe i dërgon municione Ukrainës, që po mbrohet prej pushtimit rus.
Në raportin e vitit të kaluar është thënë se Pekini është duke e modernizuar shpejt forcën bërthamore dhe mund ta katërfishojë numrin e kokave bërthamore në 1.500 deri më 2035. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara i kanë 3.750 koka bërthamore aktive. Në raportin e këtij viti është përmendur se avancimi mund të jetë më i shpejtë, pasi Kina do të mund t’i posedojë 1.000 koka bërthamore deri më 2030.
Marrë nga REL
shba kine
Bota
19 Tetor 2023, 18:10
r.ll
foto e kamioneve me ndihma
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se pesë kamionë me furnizime mj...
Bota
19 Tetor 2023, 17:37
r.ll
foto nga operacioni policor
PERU- Autoritet e policisë në Peru kanë çmontuar organizatën kriminale të njohur si “Roll...
Bota
19 Tetor 2023, 17:30
r.ll
Foto ilustruese
GAZA- Njëmbëdhjetë ditë bombardime ndaj Gazës, kanë shkatërruar gjerësisht shkolla e spitale si dhe...
Bota
19 Tetor 2023, 17:17
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për ardhjen e trupave shtesë nga Britania e Madhe dhe R...
Bota
19 Tetor 2023, 16:35
f.i
Rishi Sunak dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten në një konferencë të përbash...
Bota
19 Tetor 2023, 16:46
r.ll
sergei lavrov
KOREA E VERIUT- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, e ka rikonfirmuar partneritetin strategjik të shtetit të tij me Koren&eu...
Bota
19 Tetor 2023, 16:08
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vendosi mbi 2 mijë pjesëtarë të ushtrisë në gjendje gatishm&e...
Bota
19 Tetor 2023, 15:40
r.ll
aeroporti i baselit
ZVICËR-Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie.
Si&cce...
Bota
19 Tetor 2023, 14:52
f.i
Aidas
SPANJË- Një burrë 50-vjeçar, i cili jeton në Spanjë, si dukej kishte gjeturmetodën e duhur se si ...
Bota
19 Tetor 2023, 14:08
a.l
Olaf Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë të ditur se do të ketë veprime energjike dhe konsekuente të autoriteteve g...