LIVE UPDATES
Bota

BE: Për largimin e masave ndëshkuese vendosin vendet anëtare dhe jo politikanët në Kosovë

Deklaratat e zotit Stano ishin kundërpërgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit Albin Kurti i cili sot gjatë ditës përsëri u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për largimin e masave të vendosura gati një vit më parë.

2 Maj 2024, 17:28 Nga E. D
BE: Për largimin e masave ndëshkuese vendosin vendet anëtare dhe
foto ilustruese

KOSOVA- Bashkimi Evropian tha të enjten se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është në vullnetin e vendeve anëtare të bllokut dhe jo të përfaqësuesve politik të saj, duke nënvizuar se organizimi i referendumit në veri ishte vetëm një nga kërkesat në këtë proces.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë në qëndrimin se këto masa janë të kthyeshme. Kështu që ato do të largohen në kohën kur vendet anëtare vendosin, e përsëris kur vendet anëtare vendosin dhe jo kur vendosin politikanët e Kosovës. Kur vendet anëtare të vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur këto masa në fuqi, ato do të largohen. Kjo nuk ka ndodhur deri tani dhe vendet anëtare po vazhdojnë diskutimet e tyre, këto janë procese të brendshme”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Deklaratat e zotit Stano ishin kundërpërgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit Albin Kurti i cili sot gjatë ditës përsëri u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për largimin e masave të vendosura gati një vit më parë.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ku dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual, i cili dështoi për shkak të bojkotimit të votimeve nga pjesëtarët e komunitetit serb.

Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se referendumi në veri ishte vetëm një nga kërkesat që Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta vazhdimisht Kosovës.

“Kur Bashkimi Evropian vendosi masat ndaj Kosovës, nuk ndodhi vetëm për një arsye, pra kishte një grumbullim të çështjeve, hapave, vendimeve dhe elementeve të cilat shtynë bllokun të marrë këtë vendim shumë të vështirë. Prandaj nuk është në pyetje se çfarë hapash janë ndërmarrë në vetëm një çështje, nuk është që një masë është vendosur për një nga këto zhvillime negative, por kjo lidhet me tërë situatën. Ne duam ta shohim situatën tërësisht të zgjidhur, të dyja palët kanë detyra për të kryer, por në rastin e Kosovës përfaqësuesit e saj janë njoftuar vazhdimisht dhe qartë se cilat janë pritshmëritë e BE-së dhe zgjedhjet kanë qenë vetëm një element”, tha zoti Stano.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që u vendosën në fund të muajit qershor të vitit të kaluar parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”./VOA

peter stano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj