LIVE UPDATES
Bota

BE po përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Von der Leyen jep detaje: Përqendrohet në energji dhe financa!

Von der Leyen theksoi se mesazhi i BE-së është shumë i qartë që kjo luftë duhet të përfundojë. Ajo shtoi se nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një propozim serioz.

11 Qershor 2025, 17:47 Nga N.F
BE po përgatit paketën e re të sanksioneve kundër
Von der Leyen

RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen së bashku me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas paraqitën propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila synon sektorët e saj të energjisë dhe financiar.

Presidentja e Komisionit përsëriti thirrjen e BE-së drejtuar Moskës për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, prej të paktën 30 ditësh në Ukrainë. Von der Leyen theksoi se mesazhi i BE-së është shumë i qartë që kjo luftë duhet të përfundojë. Ajo shtoi se nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një propozim serioz.

“Ne duam paqe për Ukrainën, por pavarësisht javësh përpjekjesh diplomatike, pavarësisht propozimit të Presidentit ukrainas Zelensky për një armëpushim pa kushte, Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë”, theksoi von der Leyen, duke vënë në dukje se Rusia nuk dëshiron paqe, por të imponojë ligjin e forcës. 

Në sektorin e energjisë, Komisioni po propozon për herë të parë të vendosë një ndalim për transaksionet për tubacionet NorthStream I dhe II. Von der Leyen tha se asnjë operator i BE-së nuk do të jetë në gjendje të angazhohet drejtpërdrejt ose tërthorazi në ndonjë transaksion që lidhet me tubacionet NorthStream.

Përveç kësaj, Komisioni propozon të ulë çmimin maksimal për naftën ruse nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi - një çështje që von der Leyen tha se do të diskutohet në Samitin e G7 që do të mbahet në fund të javës në Kanada. Përveç kësaj, Komisioni propozon t’i shtojë listës prej 342 cisternash edhe 77 cisterna të tjera që i përkasin të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, e cila e ndihmon atë të anashkalojë sanksionet perëndimore.

Presidentja e KE-së tha se një ndalim i importit të produkteve të rafinuara të bazuara në naftën bruto ruse është propozuar gjithashtu për të parandaluar hyrjen e një pjese të naftës bruto ruse në tregun e BE-së përmes derës së pasme.

Në sektorin bankar, BE-ja synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të mbledhur kapital dhe për të kryer transaksione. Komisioni propozon që ndalimi ekzistues i SëIFT-it të shndërrohet në një ndalim të plotë transaksionesh dhe të zbatohet në 22 banka të tjera ruse. Përveç kësaj, Komisioni propozon të zgjerojë ndalimin e transaksioneve edhe për institucionet financiare në vendet e treta që financojnë tregtinë me Rusinë duke anashkaluar sanksionet.

BE gjithashtu propozon të vendosë sanksione mbi Fondin Rus të Investimeve Direkte, degët e tij dhe projektet e tij të investimit. Së fundmi, Komisioni po propozon ndalime të mëtejshme të eksportit me vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro. tha von der Leyen, duke vënë në dukje se objektivi janë makineritë, metalet, plastikat dhe kimikatet. Eksporti i mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë të përdorura për të prodhuar dronë, raketa dhe sisteme të tjera armësh do të kufizohet gjithashtu, për të siguruar që Rusia të mos gjejë mënyra për të modernizuar armët e saj me teknologji evropiane.

von der leyen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj