LIVE UPDATES
Bota

BE: Talibanët kanë dështuar të krijojnë sistem politik gjithëpërfshirës

Talibanët pushtuan Kabulin më 15 gusht 2021, duke u rikthyer në pushtet në Afganistan gati 20 vjet pasi ata u rrëzuan nga pushtimi i SHBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

14 Gusht 2022, 15:05 Nga k.m.
BE: Talibanët kanë dështuar të krijojnë sistem politik
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka akuzuar talibanët se “kanë dështuar të krijojnë një sistem politik gjithëpërfshirës”, në prag të përvjetorit të parë të sundimit të lëvizjes islamike.

“Popullsia, duke përfshirë grupet etnike dhe fetare, në veçanti popullatën Shiite, po përjetojnë abuzim të institucionalizuar dhe sistematik të të drejtave të tyre ekonomike, sociale, kulturore, civile dhe politike,”- tha më 14 gusht, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për çështjet e Jashtme.

“Më konkretisht, ata kanë shkelur dhe abuzuar rëndë të drejtat e grave dhe vajzave afgane, të cilat mbeten të privuara nga arsimi i mesëm, ndërsa kufizimet e reja në kodet e veshjes dhe lëvizjes i kanë përjashtuar ato nga shumica e aspekteve të jetës ekonomike dhe publike”, tha Massrali.

Në deklaratë thuhet se nuk ka mekanizëm që mbron gratë dhe vajzat dhe se dhuna në familje është rritur.

“Mekanizmat për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe martesat e detyruara janë çmontuar dhe dhuna në familje është në rritje”.

Talibanët pushtuan Kabulin më 15 gusht 2021, duke u rikthyer në pushtet në Afganistan gati 20 vjet pasi ata u rrëzuan nga pushtimi i SHBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Asnjë vend nuk e ka njohur ende sundimin e talibanëve. Pasi fillimisht deklaruan se do të ishin më të moderuar se në kohën e tyre të mëparshme, talibanët u kthyen në një linjë të ashpër, duke shtypur të drejtat e grave, duke lejuar pak kritika dhe duke vendosur kontroll më të madh mbi median.

Vërejtja e BE-së vjen një ditë pasi një protestë e grave në Kabul u shpërnda me dhunë nga luftëtarët talibanë, të cilët qëlluan me armë në ajër dhe rrahën protestuesit që kishin kërkuar “bukë, punë dhe liri”.

Rreth 40 gra marshuan para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit më 13 gusht përpara se luftëtarët t’i shpërndanin.

Fotot dhe videot e protestës të postuara në mediat sociale tregojnë forcat talibane që gjuajnë dhe sulmuan fizikisht gratë. Disa gra u ndoqën nga luftëtarët talibanë, të cilët i qëlluan ato me kondakët e pushkëve. Talibanët gjithashtu arrestuan tre gazetarë të huaj dhe një punëtor afgan për mbulimin e protestës, ndërsa dy gazetarë të tjerë vendas u plagosën lehtë, sipas Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur Afganistan (AIJA).

Hujatullah Mujadidi, anëtar i lartë i AIJA-s me bazë në Kabul, tha se gazetarët e huaj të arrestuar ishin nga Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia. Amnesty International shprehu shqetësimin për raportimet se talibanët përdorën “forcë të tepruar” për të shpërndarë gratë. Në postimin e tyre në Twitter thuhet se gratë kishin “protestuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre njerëzore”./REL

bashkimi evropian talibanët

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj