LIVE UPDATES
Bota

BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Kosova dhe Serbia arritën për herë të parë marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

19 Prill 2024, 14:45 Nga N.F
BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Foto ilustruese

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më kyçe dhe më urgjente, derisa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritur në dialogun që blloku e ndërmjetëson mes tyre prej vitit 2011.

I pyetur se çfarë mund të bëjë BE-ja për ta bindur Kosovën ta themelojë Asociacionin në 11-vjetorin e arritjes së marrëveshjes së parë këtë çështje, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, paralajmëroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse s’e zbaton atë.

Kosova dhe Serbia arritën për herë të parë marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut.

“Çështja e Asociacionit është një prej çështjeve më kyçe dhe më urgjente. BE-ja, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ishim shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë ndaj autoriteteve të Kosovës, se duhet ta zbatojnë, sepse dështimi që ta bëjnë një gjë të tillë do të sjellë pasoja“, tha Stano, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen e Ohrit.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Por, Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjeve.

“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar [nga BE] janë dokumente të vlefshme dhe detyrime të palëve. Ato duhet të zbatohen. Dhe këtë po e përsërisim para palëve”, theksoi Stano.

Stano gjithashtu përsëriti se zbatimi marrëveshjeve është i lidhur me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

“Nëse palët nuk i zbatojnë obligimet e tyre, atëherë do të ketë pasoja serioze. E të vetmit që do t’i ndiejnë këto pasoja, do të jenë njerëzit të cilët ata pretendojnë se po i mbrojnë. Të vetmit, pra, që do të paguajnë çmimin për mos zbatimin e obligimeve në dialog, do të jenë qytetarët në Kosovë dhe në Serbi“ nënvizoi zëdhënësi i bllokut.

Burimet brenda BE-së vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se të dyja palët “kanë dështuar seriozisht” në zbatimin e detyrimeve nga dialogu. Sipas këtyre burimeve, Kosova mban përgjegjësi të madhe pse nuk ka pasur lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa shqetësuese është edhe refuzimi i Serbisë për t’i zbatuar disa detyrime nga Marrëveshja e Ohrit.

Marrë nga REL

kosova serbia be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj