LIVE UPDATES
Bota

REL: Sulmi i kufizuar i Izraelit ndaj Iranit duket të jetë menduar për shtensionimin e konfliktit

Teherani tha se ka rrëzuar tre dronë jashtë qytetit qendror të Isfahanit, ku ndodhen objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thanë se Izraeli përdori raketa në kuadër të sulmit.

19 Prill 2024, 13:38 Nga N.F
REL: Sulmi i kufizuar i Izraelit ndaj Iranit duket të jetë menduar
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ishte zotuar se Irani do të paguante për sulmin e paprecedentë me dronë dhe me raketa ndaj tij, më 13 prill. Por, përgjigja e dyshuar ushtarake e Izraelit, në orët e hershme të 19 prillit, u duk se ishte e kufizuar për nga pesha dhe shtrirja, dhe se kishte për qëllim uljen e tensioneve me Iranin.

Teherani tha se ka rrëzuar tre dronë jashtë qytetit qendror të Isfahanit, ku ndodhen objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thanë se Izraeli përdori raketa në kuadër të sulmit.

Ekspertët thonë se përdorimi i dronëve të vegjël, të cilët nuk mund të udhëtojnë në distanca të gjata, sugjeron se sulmi u krye nga brendësia e territorit iranian. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Isfahan. Por, ekspertët thonë se përgjigja e supozuar izraelite i ka dërguar Teheranit një mesazh të qartë.

Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, në Izrael, ka thënë se përdorimi i dronëve nga Izraeli, nëse konfirmohet, sugjeron se qëllimi i tij ka qenë “ekspozimi i brishtësisë së forcave iraniane të sigurisë” në territorin e tyre. Zimmt ka thënë se sulmi, megjithatë, ka bartur rreziqet e veta, por se nga të gjitha opsionet e mundshme për Izraelin, ai mbase ka qenë më i parrezikshmi.

“Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, dhe unë, sigurisht, shpresoj se nuk do ta marrë”, ka thënë ai. “Në këtë fazë, mohimi është vendimtar për të ulur rreziqet, sepse... ai do ta bënte më të vështirë, por jo të pamundur, reagimin e iranianëve”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar një zyrtar të paidentifikuar iranian të ketë thënë se Teherani “nuk e ka ndërmend të kundërpërgjigjet menjëherë”.

Izraeli është akuzuar për sulme të mëparshme ndaj objekteve ushtarake në Isfahan, nëpërmjet dronëve të vegjël. Në janarin e vitit 2023 ishte goditur një fabrikë ushtarake. Tre muaj më vonë, Irani njoftoi për pengimin e një sulmi me dronë ndaj një kompleksi të Ministrisë së Mbrojtjes, në qytet.

Farzin Nadimi, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashingtonit, i ka thënë Shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë – Radio Farda – se nëse Izraeli ka gisht prapa sulmit në Isfahan, ai e ka kryer atë në një mënyrë që “ka bartur rrezikun më të vogël për një hakmarrje iraniane”.

Sulmi i Iranit më 13 prill ishte përgjigje ndaj sulmit të dyshuar izraelit ndaj Ambasadës iraniane në Damask, më 1 prill, i cili vrau shtatë komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë. Teherani ka thënë se sulmi i tij ka vënë në pah një “ekuacion të ri”, dhe se Irani nuk do të heshtë karshi sulmeve izraelite ndaj interesave iraniane jashtë vendit.

Por, në ditën e njëjtë kur ndodhi sulmi në Isfahan, Izraeli u akuzua për sulme ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore në Siri, e cila është aleate e rëndësishme e Teheranit dhe ku mban prani Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Zimmt ka thënë se Izraeli ka dashur të dërgojë mesazhin se “fillimisht, ne u kundërpërgjigjëm, dhe, e dyta, ne sulmuam në Siri e jo vetëm në Iran, që do të thotë se ne nuk jemi gati ta pranojmë këtë të ashtuquajtur ‘ekuacion të ri’, për të cilin iranianët po përpiqen të na mbajnë përgjegjës”.

Marrë nga REL

sulmi i izraelit ndaj iranit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj