LIVE UPDATES
Bota

Fondi për të Drejtën Humanitare: Gjykimi në mungesë, kthesë e re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë

Prej tyre, tetë janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe dhe shtatë aktakuza janë ngritur ndaj shtatë pjesëtarëve të forcave serbe, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhen në paraburgim, bëri të ditur Amer Alija gjatë prezantimit të raportit më 19 prill, në Prishtinë.

19 Prill 2024, 12:55 Nga M.B
Fondi për të Drejtën Humanitare: Gjykimi në mungesë,
Memoriali për të vrarët në masakrën e Reçakut.

KOSOVA- Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi i një faze të re në gjykimin e krimeve të luftës”, i hartuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Prej tyre, tetë janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe dhe shtatë aktakuza janë ngritur ndaj shtatë pjesëtarëve të forcave serbe, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhen në paraburgim, bëri të ditur Amer Alija gjatë prezantimit të raportit më 19 prill, në Prishtinë.

Fillimi i gjykimeve në mungesë, sipas tij, shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës “duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë”.

“Kjo fazë do të jetë një test i rëndësishëm për aftësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit kosovar për të ofruar drejtësi në raste të tilla të ndjeshme”, tha Alija.

Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte kishte nisur në nëntor të vitit të kaluar, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, gjatë vitit 2023 janë arrestuar nëntë persona nën dyshimin për krime luftë dhe kundër popullatës civile. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.
Në luftën e viteve 1998-1999 më shumë se 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten më shumë se 1.600 persona - shumica prej të cilëve shqiptarë.

“Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore, qoftë vendore apo ndërkombëtare, kanë dënuar vetëm 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, në anën tjetër janë vrarë më shumë se 10.000 viktima civile”, tha Alija.

Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Vigan Qorrolli, tha se janë të angazhuar për adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit “duke zhvilluar bazën ligjore, e cila kishte munguar për shumë vite dhe duke rritur kapacitetet e institucioneve për adresimin e këtyre çështjeve”.

“Vënia e drejtësisë nuk është hakmarrje, është garanci që kontribuon në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, tha Qorrolli në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ai tha se përmes gjykimit në mungesë “kryesit e krimeve të luftës nuk do të kenë mundësi t’i shmangen drejtësisë, pavarësisht që nuk janë prezent”.

“Kosova duhet të avancojë në forcimin e drejtësisë dhe të angazhohet në dënimin e të gjithë atyre kriminelëve të luftës që fatkeqësisht shumica nga ta ende lëvizin lirshëm në Serbi dhe jo vetëm”, tha Qorrolli.

Në këtë raport, Fondi për të Drejtën Humanitare përsëriti rekomandimin për vendosjen e bashkëpunimit juridik me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që në negociatat me Serbinë të vendoset edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar përmes nënshkrimit të protokolleve të bashkëpunimit mes prokurorive speciale të Kosovës dhe të Serbisë”, thuhet në raport.

Sipas FDH-së, mungesa e bashkëpunimit dhe e shkëmbimit të informatave mes organeve të hetuesisë të Kosovës dhe atyre të Serbisë ndikon në mosefikasitetin e ngritjes së aktakuzave për krimet e luftës.
Gjithashtu, në mesin e rekomandimeve ishte edhe që policëve hetues të Drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës t’u sigurohen trajnime të vazhdueshme në fushën e hetimit të krimeve të luftës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet t'i përzgjedhë edhe katër prokurorë të tjerë në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës të PSRK-se, për të cilët që nga viti 2021 është ndarë buxheti nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në raport.

Sipas FDH-së, Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të krijojë një databazë elektronike me dokumentacionin gjyqësor të rasteve të krimeve të luftës, për të cilat janë marrë vendimet përfundimtare./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj