LIVE UPDATES
Bota

Mjekët japonezë padisin Google Maps: Injoroi vlerësimet e këqija për klinikat tona

Kjo është padia e parë e këtij lloji në Japoni.

19 Prill 2024, 10:34 Nga M.B
Mjekët japonezë padisin Google Maps: Injoroi vlerësimet e
Foto ilustruese

JAPONIA- Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injorim të vlerësimeve të këqija për klinikat e tyre. Kjo është padia e parë e këtij lloji në Japoni. Mjekët po kërkojnë dëmshpërblim nga kompania Google në vlerë prej 9.000 dollarësh, duke synuar që ta mbajnë përgjegjës titanin amerikan të teknologjisë për mosveprim ndaj vlerësimeve. Ata e paditën kompaninë duke argumentuar se janë të pafuqishëm që të përgjigjen apo përgënjeshtrojnë vlerësimet që dëmtojnë reputacionin, për shkak se kanë obligim ndaj konfidencialitetit të pacientëve.

“Njerëzit që postojnë online mund të thonë gjithçka në mënyrë anonime edhe nëse nuk është diçka pos shpifje dhe abuzim verbal”, tha një prej mjekëve që është pjesë e padisë.

Rasti i ngritur para Gjykatës së Qarkut të Tokios besohet se është padia e parë e këtij lloji në Japoni që shënjestron një platformë lidhur me vlerësimet negative online, tha avokati i mjekëve. Avokati Yuichi Nakazawa tha për AFP-në se pavarësisht se është e lehtë të shkruhen komente e vlerësime, ato me shumë vështirësi mund të largohen.

“Kjo mund të bëjë që mjekët që punojnë të jenë në frikë të vazhdueshme se do të marrin vlerësime të tmerrshme”, tha ai.

Qëllimi i shumë institucioneve mjekësore nuk është që të kënaqë pacientët, por të trajtojë sëmundjet e tyre nga aspekti profesional, u tha në padi. Natyra e punës së mjekëve shpesh i lë ata të cenueshëm ndaj sulmeve online nga pacientët, të cilët mund të kenë mëri ndaj tyre, u argumentua në padi. Sipas mjekëve, nëse situata nuk adresohet, ata “mund ta gjejnë veten duke hezituar që të kryejnë ekzaminime të panevojshme apo të plotësojnë kërkesat shëndetësore që mund të kenë pacientët”, u shpreh Nakazawa.

Google Maps përdoret gjerësisht në Japoni dhe shërben si “infrastrukturë” në jetën e përditshme, u tha në padi. Prandaj, Google duhet të jetë në gjendje që “të njohë lehtësisht” disavantazhet që vijnë nga vlerësimet e padrejta ndaj institucioneve shëndetësore, nëse ato nuk adresohen, u tha në padi. Mjekët që ngritën padinë, megjithatë, pranuan se Google ka larguar disa vlerësime nga Google Maps në bazë të një udhëzuesi të ri, por kriteri i largimit të vlerësimeve, sipas tyre, është i paqartë dhe shumë pak vlerësime largohen nga platforma./ REL

google japonia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj