LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Kemi rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë shtetin, i cili po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

19 Prill 2024, 09:23 Nga M.B
Ukraina: Kemi rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë
Bombarduesit strategjikë rusë të llojit Tu-22M3 duke lëshuar bomba gjatë stërvitjeve ushtarake të organizuara më 2018.

UKRAINA- Ukraina se për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, forcat e saj kanë rrëzuar një bombardues me rreze të gjatë veprimi. Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë shtetin, i cili po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

“Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, tha ushtria përmes një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi për rrëzimin e bombarduesit strategjik u bë në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky, u kërkoi aleatëve perëndimorë të shtetit të tij që në mënyrë urgjente të furnizojnë shtetin e tij me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa më 19 prill ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike të energjisë.

“Çdo shtet që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon në bindjen e partnerëve tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhen të ruhen në hangar, por të dislokohen në qytete dhe komunitete që përballen me terror, dhe çdokush që mbështet mbrojtjen tonë, është shpëtimtar”, tha Zelensky përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Më herët gjatë 19 prillit, të paktën dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në Dnipro të Ukrainës nga sulmet raketore ruse. Serhiy Lysak, shefi i administratës së rajonit të Dnipropetrovskit, ku gjendet Dnipro, tha përmes një postimi në Telegram se një ndërtesë banimi dhe infrastruktura janë dëmtuar si pasojë e sulmeve. Lysak tha po ashtu se mund të ketë viktima edhe në qytetin e Sinelnikovit, por nuk dha më shumë detaje. Lokacioni i tretë në Dnipropetrovsk është Krivij Ri – vendlindja e Zelenskyt – ishte cak i një sulmi të ndarë rus. Kreu i qytetit, Oleksandar Vilkul, raportoi se tre persona janë plagosur dhe shtoi se ka dëme në infrastrukturë.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për terrorin e saj dhe të gjitha raketat dhe dronët ‘Shahed’ duhet të rrëzohen”, shkroi Zelensky.

Për muaj të tërë, Ukraina po kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, teksa po përballet me sulme të intensifikuara ruse që po shënjestrojnë infrastrukturën ukrainase. Kievi po ashtu po përballet me mungesë të armëve dhe municioneve, teksa po pret që në Kongresin amerikan të zhbllokohet një paketë kritike e ndihmës ushtarake. Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Por, paketa e ndihmës ushtarake në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë për Ukrainën vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënës republikanë të linjës së ashpër. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën më 20 prill./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj