LIVE UPDATES
Bota

'Kurti të marrë hapa...'/ BE përgatit masa të menjëhershme ndaj Kosovës, Stano: Nuk janë sanksione

Stano tha se masat e marra ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe mund të shfuqizohen.

14 Qershor 2023, 13:30 Nga f.i
'Kurti të marrë hapa...'/ BE përgatit masa të
Peter Stano

KOSOVË- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha sot në një konferencë për media se Brukseli është duke vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës. Mediat e huaja raportojnë se sipas Stano disa prej masave kanë hyrë në fuqi.

"Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, por ka një sërë masash apo propozime për një sërë masash, disa prej të cilave janë zbatuar menjëherë dhe disa janë ende në diskutim dhe anëtarët do të diskutojnë dhe vendosin nëse do të ndërmarrin masat e radhës. Spektri i masave është relativisht i gjerë, por ato mund të revokohen dhe janë të përkohshme dhe do të futen në përputhje me zhvillimin e situatës në terren”,- thotë Stano.

I pyetur për zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat e veriut të Kosovës, Stano ka thënë se pjesëmarrja ka qenë “e ulët, shumë e ulët dhe se nuk kanë sjellë zgjidhjen e duhur për situatën”.

"Zgjedhjet kontribuan vetëm në një përshkallëzim të ri të dhunës. Kemi një shpërthim tensioni dhe dhune. Ka kaq shumë probleme dhe sfida. Ne po përpiqemi të ndihmojmë në tejkalimin e krizës. Duhet të dalim nga kriza dhe të vazhdojmë procesin e qetësimit të situatës. I përsërisim thirrjet tona drejtuar kryeministrit Kurti, i cili në këtë rast nuk ka ndërmarrë hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin,- u shpreh Stano.

Ai shtoi se aktivitetet diplomatike të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë dhe pse 27 anëtarë të BE-së kanë përgatitur masa kufizuese që do të zbatohen dhe që do të kenë efekte në raport me Kosovën. 

“Ne ende presim që kryeministri Kurti të ndërmarrë hapa për deskalimin e menjëhershëm të konfliktit dhe nëse kjo nuk ndodh, pasojat do të jenë pezullimi i kontakteve të nivelit të lartë”,- tha Stano.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës ?

Një ditë më parë, (13 Qershor) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se i ka dërguar Borrell një plan prej 5 pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri.

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri:

•Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët

•Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës

•Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.

•Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri

•Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Tensionet vazhduan më tej në 13 qershor në Mitrovicën e Veriut, ku protestuesit serbë agravuan situatën, pas arrestimit të një prej organizatorëve të sulmeve ndaj trupave të KFOR. Protestuesit sulmuan efektivë të policisë, gazetarë madje dhe krerët e Listës Serbe./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj