LIVE UPDATES
Bota

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh.

29 Mars 2024, 15:19 Nga S.N
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane, prandaj u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh.

“Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të pret që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023, për rrugën drejt normalizimit të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra, ashtu siç palët ishin pajtuar me aneksin e implementimit në Ohër”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurt 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Dhe, sipas nëntit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Stano nuk u përgjigj drejtpërdrejt i pyetur rreth këtij neni, por ka përsëritur se, siç thuhet edhe në Aneksin e Ohrit për zbatim të Marrëveshjes, të gjitha pikat duhet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra.

“Këshilli i Evropës luan rol qendror në promovimin e vlerave fondamentale Evropiane dhe standardeve të përbashkëta, përfshirë edhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. U takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me këtë organizatë, përfshirë edhe anëtarësimin”, shtoi ai.

Ai në veçanti e ka përmendur detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është rruga më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Stano i akuzoi të dyja palët për moszbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është për keqardhje se, përkundër përpjekjeve nga ana e BE-së dhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare, deri me tash progresi në zbatimin e obligimeve nga kjo Marrëveshje ka qenë shumë i limituar, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia”, theksoi Stano.

Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku u rekomandua që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Raporti u miratua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim. Kundër kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një nga Mali i Zi dhe një nga Bosnja e Hercegovina.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./REL

be keshilli i evropes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj