LIVE UPDATES
Bota

Blinken drejt Evropës në kërkim të unitetit për luftërat në Ukrainë dhe Gazë

Ai pritet të diskutojë me aleatët edhe për Izraelin dhe luftën e tij kundër militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, analistët thonë se zoti Blinken përballet me një detyrë të vështirë.

29 Mars 2024, 14:13 Nga S.N
Blinken drejt Evropës në kërkim të unitetit për
Foto Ilustrim

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken planifikon të udhëtojë për në Francë dhe Belgjikë javën e ardhshme për të rritur unitetin mes aleatëve të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Ai pritet të diskutojë me aleatët edhe për Izraelin dhe luftën e tij kundër militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, analistët thonë se zoti Blinken përballet me një detyrë të vështirë.

Rusia kreu sulme ajrore mbi qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, të mërkurën për herë të parë që nga viti 2022, duke vrarë të paktën një civil dhe plagosur 16 të tjerë si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë drejt Evropës javën e ardhshme për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, siç njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Sekretari Blinken do të shkojë në Paris, Bruksel dhe Leuven, në Belgjikë, nga 1 deri më 5 prill për të theksuar angazhimin tonë ndaj aleancës së NATO-s, forcimin e partneriteteve transatlantike dhe trajtimin e sfidave globale. Në Paris, Sekretari Blinken do të takohet me presidentin francez (Emmanuel) Macron për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Gazë dhe një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mathew Miller.

Presidenti francez ngjalli polemika muajin e kaluar kur tha se Rusia nuk duhet lejuar të fitojë dhe se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Perëndimi të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e hodhën poshtë me shpejtësi sugjerimin për trupat tokësore.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se ai beson se Presidenti Macron po thoshte atë që shpesh thuhet edhe nga Shtetet e Bashkuara, se të gjitha opsionet janë të mundshme, megjithatë pa lënë të kuptohet se ka plane për dërgimin e trupave në Ukrainë.

“Jemi në një moment të vështirë, sa i përket luftës në Ukrainë. Kjo po krijon sfida dhe rreziqe të reja përshkallëzimi. Shtetet e Bashkuara dhe Franca janë më të prirura për të mbështetur Ukrainën. Mendoj se takimi me presidentin Macron sigurisht që do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë përkrahje”, thotë Ian Lesser, nënkryetar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, me qendër në Bruksel.

Ndërkohë, Sekretari Blinken do të shkojë në Evropë javën e ardhshme, pasi zemërimi po rritet edhe për viktimat në Gazë si rezultat i luftës së Izraelit kundër grupit të Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë përcaktuar si grup terrorist. Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se në Paris dhe Bruksel, zoti Blinken duhet të sigurojë përkushtimin e aleatëve për të ruajtur mbështetjen për Izraelin.

“Ai do të duhet të shprehë mbështetje të fortë për Izraelin. Mendoj se Presidenti Biden ka qenë i qartë për këtë, por në të njëjtën kohë, kërkohet kujdes ndaj disa prej shqetësimeve që kanë evropianët, veçanërisht në lidhje me atë nëse Izraeli po përdor dhunë të tepruar, ose nëse mungon një strategji afatgjatë, apo nëse Izraeli po bën shkelje të të drejtave të njeriut në Gazë”, thotë Michael Kimmage, profesor i historisë në Universitetin Katolik të Amerikës

Një tjetër temë diskutimi për zotin Blinken ka të ngjarë të jetë kërcënimi terrorist nga Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në një sallë koncertesh në Moskë. Shtetet e Bashkuara i hodhën poshtë si propagandë akuzat e zyrtarëve rusë se Ukraina ishte e përfshirë në sulm./VOA

shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen