LIVE UPDATES
Bota

Berlini sërish në zgjedhje

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të shtatorit 2021 berlinezët votojnë sërish.

9 Shkurt 2023, 08:45 Nga k.m.
Berlini sërish në zgjedhje
Foto ilustruese

Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamentin e landit (Abgeordnetenhaus) dhe parlamentet e komunave. Nuk janë zgjedhje të reja, por përsëritje e zgjedhjeve të26 shtatorit 2021. Aq i lartë kishte qenë numri "i parregullsive të rënda dhe sistematike”, saqë Gjykata Kushtetuese e Landit, e pa të udhës të urdhëronte përsëritjen e zgjedhjeve.

Fletëvotime me gabime, më pak fletëvotime se votues, në disa pika votimi mungonin kutitë e votimit, disa qendra të tjera ishin pjesërisht të mbyllura gjatë orarit të votimit ose të hapura edhe pas orës 18:00 për shkak të radhës së madhe të njerëzve në pritje. Njerëz duke pritur në radhë para një një qendre votimi.

Shkaku kryesor i kaosit ishte planifikimi i gabuar i kohëzgjatjes së votimit pro person. Ndërsa organizatorët kishin caktuar nga 3 minuta për votues, në një kohë kur secili nga votuesit duhej të vinte kryqe në gjashtë fletëvotimi.

Për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje, në shumë lande të Gjermanisë kombinohen votime në disa nivele të ndryshme. Më 26 shtator 2021 në Berlin vendosej në katër nivele: për parlamentin federal, për parlamentin e landit, për parlamentet komunale dhe për një referendum për shpronësimin e disa kompanive banesash.

Drejtuesi i ri i Entit Zgjedhor të Berlinit, Stephan Bröchler, tha për DW Politics se kësaj here janë planifikuar nga katër minuta për votues. Kjo është gjë e mirë, duke pasur parasysh se votuesit të dielën do të kenë vetëm nga tre fletëvotimi, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në fillim që të përsëriten vetëm zgjedhjet për landin dhe ato komunale. Zgjedhjet për parlamentin federal (gjithmonë elektorati i Berlinit) gjithashtu do të përsëriten, por më vonë.

Më shumë transparencë

Marie Jünemann, e OJQ-së Mehr Demokratie ("Më shumë Demokraci") kritikon faktin që askush nuk mbajti përgjegjësi politike për këtë skandal: Jünemann tha se "Sigurisht që drejtori i mëparshëm i entit zgjedhor dha dorëheqjen, por nuk pati pasoja për ata që kishin përgjegjësi politike në atë kohë, si për shembull në Ministrinë e Brendshme”.

Kryebashkiakja Franziska Giffey ka caktuar një fond të posaçëm prej 39 milionë eurosh (42.5 milionë dollarë) për të siguruar zgjedhje pa probleme. Një pjesë e këtyre parave po shpenzohen për rekrutimin e vullnetarëve që sigurojnë që çdo qendër votimi të ketë personelin e duhur: në vend të 7 deri në 9 vullnetarë për stacion, kësaj here do të ketë deri në 14.

Stefphan Bröchler, drejtuesi i Entit Zgjedhor të Berlinit

Ata kanë për detyrë të kontrollojnë letërnjoftimet, të bëjnë regjistrimin e votuesve, të shpërndajnë fletë votimi, të sigurojnë që votat të vendosen në zarfe të mbyllura dhe të hidhen në kuti të mbyllura, që hapen në orën 18:00 pas përfundimit të votimit dhe më pas numërohen manualisht nga një ekip vullnetarësh brenda qendrës së votimit. Poashtu është rritur edhe paga ditore e vëzhguesve nga 60 euro në 240 euro në ditë, plus 25 euro nëse marrin pjesë në një seminar trajnimi.

Por ribërja e zgjedhjeve 17 muaj pas zgjedhjeve të para ka edhe probleme të tjera: Disa nga kandidatët janë larguar nga Berlini, dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtë të kandidojnë më. Kështu për shembull në qarkun e Neuköllnit, një kandidat liberal ishte sërish në lista në 1700 fletë votimi postare, edhe pse ai ishte larguar nga qyteti që nga viti 2021: "Kishim mbi 4 000 emra kandidatësh për të kontrolluar dhe pas 18 orësh punë, ndodhi ai gabim i bezdisshëm," tha Bröchler.

Drejtori i Entit zgjedhor tha se përpiqet ta bëjë transparent çdo vendim të tij dhe t'i bëjë vetë publike gabimet që ndodhin. Këtë qasje e pëlqen Jünemann nga organizata Më shumë demokraci. Ajo thotë se kjo i ka dhënë asaj njëfarë besimi se zgjedhjet do të shkojnë mbarë.

Besim, që e kanë partitë të tjera. Të paktën, kështu del në pah nga raporti i fundit i OSBE-së. Pas një vizite tre-ditore, delegacioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, arriti në përfundimin se kishte një "nivel të lartë besimi" te autoritetet e Berlinit. OSBE tha se nuk ka nevojë që ajo të dërgojë vëzhgues të saj. Megjithatë vëzhgues do të ketë nga Këshilli i Evropës.

A do të mbetet koalicioni aktual?

Ndërsa zgjedhjet teknikisht pritet të ecin mirë, pyetja që lind është se a do të ketë Berlini të njëjtin koalicion qeverisës siç e ka tani. Aktualisht landi qeveriset nga një koalicion i majtë, i përbërë nga Partia Socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe E Majta. Por sondazhet para zgjedhjeve paralajmërojnë ndryshime.

26 shtator 2021 - Franziska Giffey për Berlinin, Olaf Scholz në nivel federal, Manuela Schwesig në Mecklenburg Vorpommern - Tre politikanët socialdemokratë ishin fituesit e ditës. A do të arrijë Giffey (majtas) të dalë sërish fituese?

Sipas institutit infratest dimap, ekziston aktualisht një garë kokë më kokë ndërmjet kandidates socialdemokrate, kryebashkiakes aktuale të Berlinit, Franziska Giffey, dhe kandidatit të Unionit Kristiandemokrat, Kai Wegner. Temat në Berlin janë qiratë e larta dhe mungesa e hapësirës së banimit, zgjerimit rrjetit të qarkullimit publik dhe rrugëve për biçikleta si edhe zgjerimi i autostradës që rrethon qytetin, A100.

Një rol të në rëndësishëm luajti këto muajt e fundit edhe çështja e sigurisë së brendshme, sidomos pas rrëmujës së shkaktuar në natën e ndërrimit të viteve, ku pati sulme mbi forcat e shpëtimit, zjarrfikëse dhe forcat policore. Sidomos këtë të fundit e shfrytëzuan partitë spektrit konservator e të djathtë për të kritikuar qeverinë aktuale për politikat e dëbimit të azilkërkuesve./DW

gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj