LIVE UPDATES
Bota

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën.

9 Shkurt 2023, 08:13 Nga A.B

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas

TURQI- Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London. Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.

Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.

“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet.

Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin”, tha ai.

Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”.

Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

“Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit”, tha Kelman.

Ata që arrijnë t’i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë.

Pa ujë, shumë njerëz “do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë”, tha Kelman.

Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur “një rrezik të madh dhe të frikshëm”, si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t’i shpëtojnë ata, shtoi ai.

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën.

Marrja e ndihmës në vendin e ngjarjes

Kelman tha se në rrethana normale, “shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë”.

Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri.

Por, tërmeti ndodhi në “një zonë të largët, në një zonë konflikti, ku është shumë e vështirë të intervenohet”, tha Kelman.

Në përgjithësi duhen të paktën 24 orë që ekipet ndërkombëtare të shpëtimit të arrijnë dhe të fillojnë përpjekjet për shpëtim.

“Në atë pikë, një numër i madh i njerëzve që mund të kishin mbijetuar, tashmë kanë vdekur”, tha Kelman.

Sa i përket zonave të goditura, që janë në mes të konfliktit pranë kufirit sirian, qasja është edhe më e ndërlikuar.

“Dhe me sa kam parë unë, ekipet e shpëtimit as nuk kanë arritur të kenë qasje të plotë në shumë nga zonat apo vendbanimet e përkohshme për njerëzit e zhvendosur”, tha Kelman.

Ka një sërë mënyrash që ekipet e shpëtimit mund të gjejnë të mbijetuarit e tërmetit, duke përfshirë qentë që nuhasin nëpër rrënoja.

Një ekip i famshëm i qenve të shpëtimit nga tërmeti është duke ardhur nga Meksika në Turqi, bëri të ditur Kelman.

Gjithashtu, robotët dhe dronët po përdoren për të hyrë në hapësira të vogla që janë shumë të rrezikshme për njerëzit.

Pasi të gjendet një i mbijetuar, shpëtimtarët duhet të vendosin se si t’i nxjerrin nga aty.

Mund të nevojiten pajisje të mëdha, si vinça, për të ngritur pllakat e ndërtesave të shembura.

Ndonjëherë është e nevojshme të amputohet një gjymtyrë “e cila është e shtypur nën një shtyllë ose një copë muri”, tha Kelman.

Kelman theksoi se “një operacion i suksesshëm shpëtimi duhet të fillojë dekada para tërmetit – në përpjekje për të ndaluar në radhë të parë kolapsin e infrastrukturës”.

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi si ai në Turqi dhe Siri, kushton mesatarisht 1 milion dollarë për një jetë të shpëtuar, tha ai.

“Nëse do të vepronim me investime në parandalimin e fatkeqësive, siç veprojmë në reagim ndaj fatkeqësive, nuk do të ishim në këtë situatë”./REL

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK