6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kosovës është duke iu shtruar trysnia nga SHBA-ja dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet sot dhe të premten në Bruksel.
Në fund të këtij samiti pritet të miratohen konkluzat, ku do t’i jepet mbështetje edhe propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në draftin e konkluzave, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen obligimet nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosovës është duke iu shtruar trysnia nga SHBA-ja dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, më 2 shkurt shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.
Tutje, në draftin e konkluzave thuhet se Këshilli Evropian “në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së”.
“Këshilli i BE-së mirëpret propozimin evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik, i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në propozimin e tekstit të konkluzave.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të SHBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.
Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
Temat kryesore të samitit dyditësh të BE-së do të jenë politika e migrimit dhe situata në Ukrainë. Për herë të parë në një samit të BE-së do të merr pjesë fizikisht dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. /REL
Siri TURQI- 1,500 qytetarë po jetojnë në tendat e ngritura me shpejtësi në Sanliurfa, një nga qytetet e Turqisë të ...
tërmeti në Turqi TURQI- Stadiumet dhe palestrat e shkollës tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përk...
Bursa e Stambollit TURQI- Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgji...
permbytje TURQI- Autostrada midis qyteteve jugore turke, Iskenderun dhe Antakya, është mbushur me një varg të pafund automjetesh q...
Flamuri turk TURQI- Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është mbuluar me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi...
sanksione nga Rusia RUSI- Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë q...
Nord Stream SHBA- Ministria e Jahtme e Rusisë ka deklaruar seShtetet e Bashkuara duhet t'iu përgjigjen disa pyetjeve lidhur me rolin e tyre...
termeti në Turqi dhe Siri TURQI- Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mediat vendase raportojnë se, ...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan po përballet me kritika të shumta nga ana e opozitës, për k...
avion ushtarak RUSI- Rusia ka paralajmëruar Britaninë e Madhe për planin për pasojat që mund të sjellë dërgimi...