11 Prill 2025, 12:34
Nga N.F
Foto ilustruese
SERBI- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një seancë për votimin e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se “deputetëve u takon t’ia japin një shans” mandatarit Gjuro Macut.
“Shpresoj që seanca të mund të nisë tashmë të hënën, sepse duhet ta përfundojmë këtë proces deri më 18 prill në mesnatë. Pra, emrat e ministrave dhe përbërjes do t’i dimë atëherë, por kjo varet para së gjithash nga mandatari”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të premten.
Ajo tha se i ka ftuar përfaqësuesit e opozitës parlamentare për bisedime, në mënyrë “që t’ia japim një shans profesorit Macut”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e mandatoi javë më parë endokrinologun dhe profesorin e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut, për formimin e Qeverisë së re.
Vuçiq më herët kishte zhvilluar konsultime me partitë parlamentare lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re. Partitë opozitare kishin refuzuar të marrin pjesë në ato konsultime. Opozita kishte propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që koalicioni në pushtet e refuzon.
Qeveria e Serbisë ndodhet në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviq nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar të rrjedhë afati 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Vuçeviq kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më parë, pasi aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe, në pushtet, kishin rrahur një grup studentësh që po bllokonin punën e fakultetit në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga Vuçeviq, ka ndodhur në kulmin e protestave kundër regjimit, të udhëhequra nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.
Në qendër të kërkesave të tyre, që i kanë parashtruar para institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL
serbi bernabic
Bota
11 Prill 2025, 12:14
N.F
Trump
SHBA- Më 9 prill, kur Presidenti Donald Trump vendosi të shtyjë për 90 ditë tarifat më të pakuptimta dhe më s...
Bota
11 Prill 2025, 12:03
pamje nga tragjedia
SERBI- Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë ditën e sotme vendimin për aktakuzën që u...
Bota
11 Prill 2025, 11:46
E. D
Donald Trump
SHBA- Drejtori i agjencisë së tregtisë së OKB-së tha se Lufta tregtare që presidenti amerikan Don...
Bota
11 Prill 2025, 11:31
M.L
Foto ilustruese
KILI- Vdekja e dy të rinjve, njëri prej të cilëve ishte i mitur, në një stadium në Santiago të...
Bota
11 Prill 2025, 11:26
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Ministrat e financave të BE-së do të përpiqen sot të gjejnë mënyra për ta përdoru...
Bota
11 Prill 2025, 11:17
foto ilustruese
SHBA- Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë një thirrje të fuqishme për bashkëpunim më të ngusht&eu...
Bota
11 Prill 2025, 11:00
N.F
Foto ilustruese
TURQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare të Turqisë ka goditur Keir Starmer duke akuzuar kryeministrin b...
Bota
11 Prill 2025, 10:30
E. D
foto ilustruese
KINA- Kina ka njoftuar sërish tarifa shtesë për produktet amerikane në 125%.Kjo vlerë është rritur nga 8...
Bota
11 Prill 2025, 09:24
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Izraeli dhe Egjipti kanë shkëmbyer projekt-dokumentet me propozimet për një marrëveshje t&eum...
Bota
11 Prill 2025, 09:10
N.F
Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey
UKRAINË- Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milion&...