LIVE UPDATES
Bota

Beteja presidenciale në SHBA/ Biden dhe Trump, qëndrime të kundërta për emigracionin

Një anketim i bërë rishtazi tregoi se emigracioni është çështja kryesore për votuesit amerikanë. Një e treta e personave të pyetur e konsiderojnë këtë çështje më të rëndësishme se ekonomia, gjendja e kriminalitetit dhe kujdesi shëndetësor.

6 Prill 2024, 21:21 Nga r.ll
Beteja presidenciale në SHBA/ Biden dhe Trump, qëndrime të
donald trump, joe biden

SHBA- Emigracioni i paligjshëm është çështja kryesore për shumë votues në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Rreth mënyrave të ndryshme se si kanë premtuar kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden për të vepruar për këtë çështje. Në zgjedhjet paraprake këtë javë në Viskonsin, emigracioni i paligjshëm ishte një çështje kryesore për votuesit.

“Emigracioni, inflacioni, e drejta për jetën. Do të thoja se këto janë tre çështjet madhore për mua”, thotë Scott Lindemann, votues në Viskonsin.

Zoti Lindemann ka votuar në zgjedhjet e mëparshme për kandidatin republikan Donald Trump dhe thotë se do të votojë për të sërish. Ish-presidenti Trump tha gjatë një tubimi në Viskonsin se po përgatit “deportimin më të madh në historinë amerikane”, për të larguar nga vendi ata që ai i quan njerëz të rrezikshëm.

“Po dërgojnë të burgosurit, vrasësit, shpërndarësit e drogës, të sëmurët mendorë, terroristët. Më e keqja e çdo vendi po vjen në vendin tonë tashmë. Po vijnë nga Kongoja, Jemeni, Somalia, Siria dhe mbarë bota. Ata vijnë, transformojnë vendin tonë, rrezikojnë vendin tonë dhe e rrënojnë atë; ata po e shkatërrojnë vendin tonë”, tha zoti Trump.

Një anketim i bërë rishtazi tregoi se emigracioni është çështja kryesore për votuesit amerikanë. Një e treta e personave të pyetur e konsiderojnë këtë çështje më të rëndësishme se ekonomia, gjendja e kriminalitetit dhe kujdesi shëndetësor.

Presidenti Joe Biden thotë se emigrantët kontribuojnë për ekonominë amerikane dhe nuk janë “kafshë” të rrezikshme, siç i quan kundërshtari i tij politik.

“Që nga dita e parë në detyrë si president, paraqita një plan gjithëpërfshirës për të ndrequr sistemin tonë të emigracionit, për të siguruar kufirin, për të mundësuar shtetësinë për personat e ardhur të mitur në SHBA dhe familjarët e tyre, për punëtorët e fermave, për punonjësit e shërbimeve thelbësore që na ndihmuan gjatë pandemisë dhe që janë pjesë e komunitetit tonë. Pasi në dallim nga Donald Trump-i, unë e di se cilët jemi ne, si amerikanë”, tha presidenti Biden.

Mbështetësit e zotit Trump kujtojnë premtimin e tij në vitin 2016 për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën. Nëse rizgjidhet, ai thotë se do ta përmbushë këtë premtim.

“Me votën tuaj, unë do ta siguroj kufirin. Do ta ndal sulmin, do t’i jap fund masakrës, gjakderdhjes dhe vrasjeve, dhe do t’i shkatërrojmë trafikantët e qenieve njerëzore”, tha ish-presidenti Trump.

Gjykata e apelit vendosi javën e kaluar t’ia ndalojë Teksasit zbatimin e një ligji që do ta konsideronte vepër penale hyrjen e paautorizuar në këtë shtet dhe do t’u lejonte gjykatësve të Teksasit të urdhëronin deportimin e personave të arrestuar.

Presidenti Biden tha gjatë një takimi me kryebashkiakët amerikanë se është paraqitur një plan dypartiak në Kongres për të përmirësuar sigurinë kufitare, për të shtuar numrin e gjykatësve për çështjet e emigracionit dhe të zyrtarëve që shqyrtojnë kërkesat për azil, si dhe të pajisjeve të teknologjisë së lartë për të pikasur drogat.

“Ky projektligj do të shpëtonte jetë. Do të vendoste rendin në kufi. Parashikon edhe fondet që u nevojiten së tepërmi shumë prej qyteteve tona. Do të më jepte edhe mua si president, autoritet të shtuar emergjence, apo çdo presidenti tjetër, për ta mbyllur përkohësisht kufirin kur numri i emigrantëve del jashtë kontrollit, për të rifituar kontrollin e kufirit”, tha presidenti Biden.

Ligjvënësit republikanë e kundërshtuan projektligjin dypartiak, pjesërisht për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga ish-presidenti Trump. Projektligji nuk u miratua as në Senat./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj