6 Prill 2024, 18:03
Nga r.ll
protesta
HUNGARI- Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në qendër të Budapestit të shtunën.
Protesta u udhëhoq nga një avokat dikur i afërt me administratën, i cili së fundmi e krijoi një lëvizje politike për ta sfiduar kryeministrin.
Protestuesit marshuan drejt Parlamentit në motin e ngrohët pranveror, disa prej të cilëve duke brohoritur “ne nuk frikësohemi” dhe “Orban, jep dorëheqje!”
Shumë prej tyre ishin veshur me ngjyra kombëtare, kuq, bardh e gjelbër, ose bartnin flamuj kombëtarë, simbole që partia e Orbanit i ka përdorur si të vetat në dy dekadat e fundit.
“Këto janë ngjyrat kombëtare të Hungarisë, jo të Qeverisë”, tha 24-vjeçarja Lejla, e cila udhëtoi drejt Budapestit nga Sopron, një qytet në kufirin perëndimor të vendit.
Marshi u udhëhoq nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë në Qeverinë e Orbanit, Judit Varga, dhe i cili synon ta sfidojë Orbanin me partinë e vet të re.
Magyar u bë shumë i njohur në shkurt, kur bëri komente tronditëse për punën e brendshme të Qeverisë. Ai e akuzoi Antal Roganin, ministrin i cili e udhëheq zyrën e Orbanit, se është në krye të një makine të propagandës së centralizuar.
Ai e publikoi gjithashtu edhe një incizim të një bisede me ish-bashkëshorten, ku ajo flet në hollësi për një tentim nga një ndihmës i lartë i shefit të kabinetit të Orbanit për të ndërhyrë në një rast ryshfeti. Prokurorët janë duke i hetuar deklaratat e tij.
Ky hetim po bëhet në një kohë të ndjeshme politikisht për Orbanin, pasi zgjedhjet parlamentare në Bashkim Evropian do të mbahen në qershor. Ky rast vjen po ashtu pas një skandali të abuzimit seksual që për pasojë kishte rrëzimin e dy aleatëve të tij të rëndësishme në politikë – ish-presidentin dhe Vargan – në shkurt.
Sipas një sondazhi nga Median, i publikuar në mars, 68 për qind të votuesve kanë dëgjuar se Magyar i është futur politikës dhe 13 për qind kanë thënë se ka mundësi që ata ta mbështesin partinë e tij./REL
viktor orban protesta ne hungari
Bota
6 Prill 2024, 17:47
r.ll
pamje nga incidenti
BRITANI- Dy avionë janë përplasur me njëri-tjetrin ditën e sotme në pistën e aeropo...
Bota
6 Prill 2024, 16:47
S.B
arrestimi i Greta Thunberg
HOLANDË- Aktivistja e klimës Greta Thunberg u arrestua ditën e sotme në Hagë, Holandë, gjat&e...
Bota
6 Prill 2024, 16:17
S.B
pamje nga ngjarja
UKRAINË- Forcat ruse sulmuan gjatë natës Ukrainën me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën ...
Bota
6 Prill 2024, 16:06
S.B
Tskaltubo
GJEORGJI- I fshehur në mes të pyllit shtrihet qyteti turistik i braktisur luksoz i Joseph Stalin, i famshëm për burimet ...
Bota
6 Prill 2024, 16:08
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Klinë të Kosovës. Në aksident janë p&eu...
Bota
6 Prill 2024, 15:59
r.ll
foto nga bastisjet
MEKSIKË- Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin menj...
Bota
6 Prill 2024, 15:24
S.B
foto ilustruese
SHBA- Duke synuar të jetë gjithmonë në lajme, Elon Musk ka njoftuar hapin e tij të ardhshëm me mbës...
Bota
6 Prill 2024, 14:58
S.B
pamje nga ngjarja
RUSI- Ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz nga një rajon jugor rus, pas thyerje...
Bota
6 Prill 2024, 14:06
M.B
Flamuri i OKB-së
LINDJE E MESME- Autoriteti Palestinez më 2 prill zyrtarisht ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të ...
Bota
6 Prill 2024, 13:03
M.B
Policia turke
TURQIA- Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, në lidhje me një...