LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mund të bëhen palestinezët anëtarë me të drejta të plota në OKB?

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, në fillim të javës i tha agjencisë Reuters se qëllimi ishte që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim më 18 prill, kur mbahet takimi ministror për Lindjen e Mesme.

6 Prill 2024, 14:06 Nga M.B
Analiza: A mund të bëhen palestinezët anëtarë me
Flamuri i OKB-së

LINDJE E MESME- Autoriteti Palestinez më 2 prill zyrtarisht ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të rishikojë aplikimin e tij të bërë më 2011 që të bëhet anëtar me të drejta të plota në këtë trup botëror. I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, në fillim të javës i tha agjencisë Reuters se qëllimi ishte që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim më 18 prill, kur mbahet takimi ministror për Lindjen e Mesme. Megjithatë, një datë për votimin për këtë çështje ende nuk është caktuar. Në këtë tekst mund të mësoni detajet për një anëtarësim të mundshëm të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara.

Palestinezët janë shtet joanëtar vëzhgues në Kombet e Bashkuara, duke pasur statusin e njëjtë sikurse Selia e Shenjtë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi njohjen de facto të shtetit sovran të Palestinës në nëntor të vitit 2012. Me këtë gjë, OKB-ja ngriti statusin vëzhgues në “shtet joanëtar” nga “entitet”. Për këtë votuan 138 vende për, nëntë ishin kundër dhe 41 abstenuan. Shtetet që synojnë t’iu bashkohen OKB-së zakonisht paraqesin aplikimin para sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ai më pas ua dërgon atë Këshillit të Sigurimit, të përbërë nga 15 anëtarë, të cilët e vlerësojnë dhe votojnë për të.

Mansour i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 2 prill duke kërkuar rishikimin e aplikimit palestinez nga Këshilli i Sigurimit. Palestinezët kishin aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në OKB më 2011. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka konfirmuar se Guterres e ka dërguar letrën e të dërguarit palestinez tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Një komitet i Këshillit me 15 anëtarë fillimisht vlerëson aplikimin për të parë nëse plotëson kërkesat për anëtarësim në OKB. Më pas, aplikimi ose mund të paraqitet para Këshillit të Sigurimit për votim zyrtar ose të hidhet poshtë.

Miratimi i tij kërkon të paktën nëntë vota për dhe asnjë veto. Fuqinë e vetos në OKB e kanë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania. Nëse Këshilli e miraton kërkesën për anëtarësim, atëherë procedura kalon në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Një kërkesë për anëtarësim kërkon mbështetjen e dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë. Një shtet nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa marrë miratimin në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme.

Një komitet i Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishte vlerësuar për disa javë aplikimin palestinez për të parë nëse përmbushte kërkesat për anëtarësim në OKB. Por, komiteti nuk ishte në gjendje të arrinte një qëndrim unanim dhe Këshilli i Sigurimit kurrë formalisht nuk votoi për një rezolutë për anëtarësimin e palestinezëve. Diplomatët thanë se palestinezët nuk mund të arrijnë minimumin prej nëntë votave për të miratuar rezolutën. Edhe nëse do të kishin mbështetjen e mjaftueshme, SHBA-ja ka thënë se do të vendosë veto./ REL

okb lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj