LIVE UPDATES
Bota

Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri, ndarje të thella për luftën në Ukrainë

Ivan Korcok, ish-ministri i Jashtëm properëndimor, dhe Peter Pellegrini, i cili ka shfaqur skepticizëm për Ukrainën dhe e gëzon mbështetjen e partisë në pushtet, janë duke garuar në balotazh për ta zëvendësuar presidenten liberale në largim, Zuzan Caputova.

6 Prill 2024, 13:00 Nga M.B
Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri, ndarje të thella për
Një grua duke e hedhur votën në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale sllovake më 6 prill në Rovinka, Sllovaki.

SLLOVAKIA- Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse anëtarja e NATO-s dhe BE-së do të afrohet më shumë me Rusinë, në një kohë ndarjesh për luftën në Ukrainë. Ivan Korcok, ish-ministri i Jashtëm properëndimor, dhe Peter Pellegrini, i cili ka shfaqur skepticizëm për Ukrainën dhe e gëzon mbështetjen e partisë në pushtet, janë duke garuar në balotazh për ta zëvendësuar presidenten liberale në largim, Zuzan Caputova.

Ata po garojnë në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk e fitoi minimumin e kërkuar prej 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve muajin e kaluar. Megjithëse roli i presidentit është kryesisht ceremonial, presidenti i Sllovakisë i ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët kryesorë, është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe mund ta përdorë veton kundër ligjeve të miratuara nga Parlamenti. Sipas sondazhit të fundit para zgjedhjeve nga agjencia Focus, Korock dhe Pellegrini do të garojnë fytas.

“Kjo është gara më e fortë për president në histori”, tha Vaclav Hrich, drejtor i agjencisë AKO.

Stefan Harabin, i cili zuri vendin e tretë në rundin e parë pasi kritikoi Bashkimin Evropian dhe e lartësoi presidentin rus Vladimir Putin, nuk e ka mbështetur formalisht asnjërin kandidat në balotazh. Sipas AKO-së, rreth dy e tretat e votuesve të Harabinit kanë për qëllim ta mbështesin Pellegrinin. Por, Hrich tha se rezultati i zgjedhjeve është i paparashikueshëm dhe se dalja në zgjedhje do të jetë vendimtare.

“Sa më shumë njerëz që votojnë, aq më shumë mundësi për Peter Pellegrinin, sepse kjo do të nënkuptonte se ai i ka bindur votuesit e Harabinit”, tha ai.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia u bë temë debati në fushatën zgjedhore në Sllovaki, pasi kryeministri i vendit, Robert Fico, e vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe bëri thirrje për paqe me Rusinë. Pellegrini ishte ministër në qeveritë e kaluara të Ficos.

“Po garoj për president për ta shpëtuar Qeverinë e Robert Ficos”, tha Pellegrini në një debat televiziv. Korcok ia ktheu: “Ju dëshironi ta mbroni Qeverinë. Unë dua ta mbroj Sllovakinë”.

Qeveria e Ficos, e cila u formua në tetor, e përbërë nga partia e tij Smer dhe ajo e Pellegrinit, Hlas, si dhe partia e vogël e ekstremit të djathtë, SNS, e ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Korcok është luftënxitës, i cili do të mbështetë çdo gjë që i kërkon Perëndimi pa ngurruar fare, përfshirë zhytjen e Sllovakisë në luftë”, tha Fico./ REL

zgjedhjet ne sllovaki

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj