LIVE UPDATES
Bota

Pretendonin të bëheshin pjesë e policisë së Kosovës, përjashtohen 8 persona, dolën pozitivë në testet e drogës

Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat.

6 Prill 2024, 09:08 Nga M.B
Pretendonin të bëheshin pjesë e policisë së
Foto ilustruese

KOSOVA- Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave. Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit. Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat. Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore. Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

“Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

“Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai.

Në Policinë e Kosovës thonë se për tetë kandidatët e parë që kanë dalë pozitivë në substanca narkotike, është marrë tashmë vendimi për përjashtimin e tyre nga procesi i rekrutimit. Për pesë të tjerët pritet të merret vendimi i njëjtë.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni dhënë Radios Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse në të kaluarën, kur testet janë kryer në institucione private, ka pasur raste pozitive për përdorim drogash. Radio Evropa e Lirë mori vesh se së paku dy prej kandidatëve për kadetë, të cilët u përjashtuan nga procesi i rekrutimit, kanë ngrituar tashmë padi në gjykata kundër Policisë së Kosovës. Për njërin prej rasteve, Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi për REL-in se ka marrë një aktvendim procedural, duke kërkuar nga Klinika e Biokimisë në QKUK që të bëjë ekspertiza të hollësishme, që do të konfirmonin nëse personi në fjalë është përdorues i substancave narkotike. Në sqarimin për REL-in, gjykata tha se është kërkuar që të saktësohet se cilës periudhë kohore i referohet rezultati, nëse ai pasqyron vetëm gjendjen aktuale apo edhe një periudhë më të gjatë kohore.

“Propozuesi [paditësi] e ka për obligim që institucionit të lartcekur [Klinikës së Biokimisë] t’ia lejojë kryerjen e kësaj ekspertize, apo të paraqitet në institucionin e lartcekur pas thirrjes nga ana e tij”, thuhet në deklaratën që Gjykata Themelore në Prizren i dha REL-it.

Aty, po ashtu, theksohet se pas pranimit të raportit të ekspertizës, gjykata do të vazhdojë me trajtimin e rastit. REL-i kontaktoi edhe avokatin e paditësit, por ai tha se nuk i lejohet të flasë. Gjykata Themelore në Prishtinë, në anën tjetër, nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar padinë e ngritur në këtë institucion. Ngjashëm, as Policia e Kosovës nuk i komentoi paditë kundër saj. Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se testimet në QKUK zvogëlojnë rrezikun që policët e ardhshëm të jenë përdorues të substancave abuzuese. Për testet e kryera në Biokimi, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të ketë hezitim [për pranimin e rezultatit], sepse testet janë të sigurta dhe nuk ka njëanshmëri. Ne i bëjmë testet dhe nuk i shohim emrat, nuk i njohim kandidatët... Gjykata e ka ngritur këtë çështje dhe ne do të përgjigjemi”, thotë Veseli, por pa dhënë më shumë hollësi.

Specialisti i toksikologjisë, Nardi Sheqerxhiu, thotë se testet që përdoren në QKUK për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës.

“Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë”, thotë Sheqerxhiu për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nënkupton se nëse një kandidat për kadet policor, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet. Sheqerxhiu thotë se ekzistojnë disa teste që mund të kryhen përmes flokëve, të cilat japin rezultate për një periudhë më të gjatë pas përdorimit të fundit të substancave abuzuese, porse ato, sipas tij, nuk kryhen në Kosovë. E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka mision “të ofrojë zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase”. Ajo numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme. Pagat e tyre nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm. Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor./ REL

policia e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj