LIVE UPDATES
Bota

Rënia e urës në Baltimore, Biden vizitë në zonë: Zemrat i kemi ende të lënduara

Në bordin e helikopterit presidencial Marine One, që kaloi përmes strukturave të mbetura metalike, si dhe mjeteve dhe paisjeve që përpiqen të heqin rrënojat e shembjes së javës së kaluar, presidenti Biden pa nga afër përmasat e shkatërrimit.

6 Prill 2024, 07:53 Nga M.B
Rënia e urës në Baltimore, Biden vizitë në zonë:
Gjatë seancës së informimit operacional për urën e rrëzuar

SHBA– Presidenti i SHBA-ve Joe Biden pati mundësinë të premten të shikojë nga afër përpjekjet për heqjen e rrënojave të urës “Francis Scott Key Bridge” të rrëzuar në Baltimorë, ndërsa vinçat, anijet dhe ekipet zhytëse vazhdojnë punën për të rihapur një nga linjat më të ngarkuara të transportit detar në Shtetet e Bashkuara. Në bordin e helikopterit presidencial Marine One, që kaloi përmes strukturave të mbetura metalike, si dhe mjeteve dhe paisjeve që përpiqen të heqin rrënojat e shembjes së javës së kaluar, presidenti Biden pa nga afër përmasat e shkatërrimit.

Pas uljes në tokë, atij ndoqi një seancë informimi nga zyrtarët vendas, nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara dhe Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë, në lidhje me situatën në det dhe pasojat për rajonin. Presidenti Biden përshëndeti gjithashtu oficerët e policisë që ndihmuan për të ndalur trafikun mbi urë në momentet pak përpara se të goditej nga anija, gjë që ndihmoi për të shmangur një humbje edhe më të madhe të jetëve.

“Kam ardhur për t’ju thënë se vendi ju mbështet dhe e them këtë me bindje”, tha presidenti Biden nga bregu përballë urës së rrëzuar. “Vendi ju mbështet”.

Tetë punëtorë, emigrantë nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, po punonin për të riparuar asfaltin e dëmtuar mbi urë, kur goditi anija e madhe e mallrave në mesnatën e 26 marsit. Dy persona u shpëtuan, por trupat e vetëm dy nga gjashtë viktimat arritën të gjenden. Presidenti u takua pranë urës të premten me familjet e viktimave, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Dëmi është shkatërrimtar dhe zemrat i kemi ende të lënduara”, tha presidenti Biden.

Është arritur të krijohet një kanal i përkohshëm alternativ për mjetet detare që punojnë për heqjen e rrënojave. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë shpreson të çelë deri në fund të këtij muaji një kanal me qasje të kufizuar për disa lloje anije mallrash dhe mjete të tjera detare që transportojnë automjete dhe paisje bujqësore. Ndërsa sipas Shtëpisë së Bardhë, synohet që deri më 31 maj të rikthehet në kapacitet të plotë porti i Baltimorës.

Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme pasi vonesat e mëtejshme për rihapjen e linjave të transportit mund të krijonin vështirësi të mëtejshme për ekonominë. Në një ditë normale, rreth 200 milionë dollarë mallra kalojnë në portin e Baltimorës, që shërben si një nyje kryesore për importin dhe eksportin e automjeteve.

Administrata Federale e Autostradave ka dhënë tashmë 60 milionë dollarët e parë si ndihmë emergjence për fillimin e operacioneve të pastrimit. Është megjithatë e paqartë se sa do të jetë kostoja e përgjithshme për riparimin e urës, megjithëse disa ekspertë vlerësojnë se do të kushtojë të paktën 400 milionë dollarë dhe do të duhen të paktën 18 muaj punime. Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se do t’i kërkojë Kongresit autorizimin që qeveria federale të mbulojë 100% të kostove për heqjen e rrënojave dhe riparimin e urës. Megjithatë, disa ligjvënës republikanë kanë bërë thirrje që një fond i tillë të kushtëzohet me shkurtime të tjera në buxhetin e qeverisë./ VOA

ura ne baltimore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj