LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Kina, bisedime ushtarake në Hawaii, rifillim i dialogut të ndalur nga Pekini

Bisedimet që zgjatën nga e mërkura deri të enjten në Havaji, shënojnë rifillimin e dialogut të ndalur nga Pekini menjëherë pas vizitës që bëri ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan, ishullin që pretendohet nga Kina.

6 Prill 2024, 07:36 Nga M.B
SHBA dhe Kina, bisedime ushtarake në Hawaii, rifillim i dialogut të
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë u takuan këtë javë për herë të parë pas gati dy vitesh, për të biseduar rreth incidenteve mes anijeve dhe avionëve të dy fuqive ushtarake në rajonin e Paqësorit. Bisedimet që zgjatën nga e mërkura deri të enjten në Hawaii,, shënojnë rifillimin e dialogut të ndalur nga Pekini menjëherë pas vizitës që bëri ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan, ishullin që pretendohet nga Kina. Zyrtarët kinezë e kanë kritikuar mbështetjen amerikane për Tajvanin, duke e konsideruar atë një ndërhyrje. Zyrtarët amerikanë thanë se grupi konsultativ për çështjet ushtarake detare (MMCA) mori në shqyrtim aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë gjatë viteve të fundit dhe diskutuan rreth mënyrave për të ruajtur sigurinë operacionale dhe profesionalizmin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kemi vënë re një ulje të veprimeve të pasigurta mes nesh dhe anijeve dhe avionëve të Ushtrisë Popullore Çlirimtare gjatë muajve të fundit dhe ndjehemi të inkurajuar nga kjo”, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan që kërkoi t’i ruhet anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë me siguri dhe profesionalizëm në rajonin Indo-Paqësor kudo që na e lejon ligji ndërkombëtar dhe ne e marrim shumë seriozisht këtë përgjegjësi. Komunikimi i hapur, i qartë dhe i drejtpërdrejtë me ushtrinë kineze dhe forcat e tjera ushtarake në rajon, është i rëndësisë parësore për të shmangur aksidentet dhe keqkomunikimin”, shprehet në një deklaratë drejtuesi i delegacionit amerikan, koloneli Ian Francis.

Nëntorin e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden u takua me homologun kinez në kuadrin e takimit të nismës për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor që u mbajt në San Françisko. Rreth një muaj më vonë, shefi i shtabit amerikan gjeneral CQ Brown bëri një bisedë me video me homologun kinez. Zyrtarët thanë se në takimet e kësaj jave pati gati 18 zyrtarë të lartë nga të dyja palët. Pekini ka ndërmarrë veprime më të qarta për të vendosur nën kontroll qasjen në Detin e Kinës Jugore dhe për ta rikthyer Tajvanin nën kontrollin e Kinës, nëse do të ishte e nevojshme edhe nëpërmjet forcës. Presidenti Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do ta mbronin ishullin demokratik nga sulmi.

Pas vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan në gusht 2022, ushtria kineze ka shtuar veprimet agresive përreth ishullit, duke kaluar në mënyrë të përsëritur vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit me anijet dhe avionët e saj, si dhe duke nisur raketa mbi Tajvanin, drejt zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë. Ely Ratner, ndihmës sekretar i mbrojtjes për çështjet e rajonit Indo-Paqësor, tha gjatë një dëshmie në Kongres në tetor 2023 se ka patur mbi 180 interceptime të rrezikshme të avionëve ushtarakë amerikanë nga avionët kinezë gjatë dy viteve të fundit. Këto janë më shumë interceptime se ç’janë evidentuar nga zyrtarët amerikanë gjatë gjithë dekadës së mëparshme.

“Nëse përfshijmë edhe rastet e rrezikshme të trysnisë së ushtrisë kineze ndaj vendeve të tjera, numri rritet në gati 300 raste kundër avionëve amerikanë dhe aleatëve gjatë dy viteve të fundit”, tha zoti Ratner.

Gjatë njërit prej këtyre rasteve, piloti kinez e afroi avionin gati tre metra pranë avionit bombardues amerikan B-52, ndërsa gjendej në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Kinës së Jugut./ VOA

kina shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj