All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Një vit zgjedhor në Britani, çfarë pritet nga rezultatet?

Një deputet madje arriti në përfundimin se Partia Laburiste “nuk kishte të drejtë as të ekzistonte më”.

6 Prill 2024, 07:28 Nga M.B
Një vit zgjedhor në Britani, çfarë pritet nga rezultatet?
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

BRITANIA- Në zgjedhjet e fundit britanike në vitin 2019, Partia Laburiste pësoi humbjen e katërt radhazi dhe rezultatin më të keq në gati një shekull. Ndërsa konservatorët parashikonin një dekadë tjetër në pushtet, laburistët kishin mbetur pa drejtim. Një deputet madje arriti në përfundimin se Partia Laburiste “nuk kishte të drejtë as të ekzistonte më”. Tani, janë konservatorët ata që po bëjnë pyetje të tilla ekzistenciale për partinë e tyre. Koalicioni elektoral, që u krijua nga Boris Johnson për të “realizuar Brexit”, tashmë është shkatërruar. Vetëm gjysma e atyre që mbështetën konservatorët herën e fundit, thonë se do të votojnë sërish për ta në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen këtë vit.

Të gjitha shenjat tregojnë se laburistët do të marrin pushtetin. Epërsia e tyre prej rreth 20 pikë përqindje në sondazh pothuajse nuk ka lëvizur fare gjatë një viti. Kjo është një shifër e afërt me popullaritetin që gëzonte partia në prag të zgjedhjeve të vitit 1997, kur fitoi për herë të fundit pushtetin (me një shumicë dërrmuese), nën drejtimin e Tony Blair. Sigurisht, sondazhet edhe mund të ndryshojnë. Shumë votues nuk i shohin me sy të mirë laburistët apo udhëheqësin e tyre Keir Starmer. Por koalicioni elektoral që po grumbullon partia, mund të jetë edhe më i gjerë se ai i konservatorëve, duke bashkuar bërthamën urbane me votuesit e klasës punëtore në veri dhe votuesit e periferive në jug.

Për të shqyrtuar më mirë gjendjen politike, The Economist ka krijuar një sistem që ndjek prirjet e votuesve, duke u mbështetur në pikëpamjet e rreth 100,000 britanikëve. Duke përdorur të dhënat nga firma e sondazheve WeThink, që kryen një anketë javore të synimeve të votuesve, sistemi ynë llogarit probabilitetin që një votues të zgjedhë një parti të caktuar politike, duke u mbështetur në tetë karakteristika, nga mosha dhe gjinia, deri te niveli arsimor dhe dendësia e popullsisë në rajonin ku jetojnë.

Të dhënat tregojnë se si ka ndryshuar gjendja pas 14 vitesh nën sundimin e konservatorëve. Të gjitha grupet më të mëdha të popullsisë, duket se i kanë kthyer shpinën qeverisë së tanishme konservatore (shih grafikun). Vetëm 4% nga 51 milionë të rritur në Britani kanë më shumë gjasa të votojnë konservatorët sesa në vitin 2019. Ata u përkasin grupeve të vogla, si qiramarrësit e moshuar në juglindje, britanikët indianë në zonat rurale, apo të rinjtë britanikë me origjinë nga Bangladeshi, që zotërojnë shtëpi.

Për të parë se si laburistët po përfitojnë nga zbehja e popullaritetit të konservatorëve, le të këqyrim tre lloje votuesish që ndihmuan në ardhjen e Boris Johnson në detyrë në vitin 2019: një votues nga “muri i kuq” në veri ose Midlands, që kaloi për herë të parë nga laburistët te konservatorët; një votues i Partisë Tori nga “muri blu” në Anglinë Jugore; dhe një skocez, mbështetja e të cilit për Partinë Kombëtare Skoceze (SNP) do të nënkuptonte më pak vende parlamentare për laburistët në veri. Votuesi më i zakonshëm i “murit të kuq” është një burrë i bardhë, i moshës 55-64 vjeç, që banon në veriperëndim të vendit. Sipas vlerësimeve të The Economist  ka rreth 430,000 njerëz që përputhen me këtë profil. Në vitin 2019, ky lloj votuesi kishte më shumë gjasa të votonte për konservatorët sesa për laburistët.

Tani, ai ka dy herë më shumë gjasa që të mbështesë laburistët, ndërkohë që po tundohet edhe nga Partia “Reform”, një parti që është shumë armiqësore ndaj emigracionit në masë. Nëse kjo lloj lëkundjeje materializohet në të gjithë veriun e Anglisë, ka mundësi që konservatorët të humbasin 45 vendet që kishin fituar nga “muri i kuq” i votuesve. Nëse kjo do të ndodhë, do të ndalej prirja që dukej se kishte nisur në zgjedhjet e fundit. Është studiuar me imtësi përçarja e lidhjes midis laburistëve dhe klasave punëtore në zonat ku më parë Partia Laburiste gëzonte popullaritet.

Zgjedhjet e vitit 2019 duket se vërtetuan një lëvizje që kishte ndodhur gjatë pothuajse dy dekadave. Edhe disa analistë laburistë menduan se thyerja e lidhjes së Partisë Laburiste me këta votues do të ishte e pakthyeshme. Christabel Cooper, nga Instituti kërkimor Labour Together, thotë se një shpjegim më i mirë për humbjen e votave gjatë asaj periudhe është se një grup votuesish që kishin qenë të lëkundur (sepse mbështesnin më tepër pikëpamjen konservatore për çështje kulturore si emigracioni), më në fund u larguan nga Partia Laburiste, por tashmë janë të gatshëm t’i braktisin konservatorët, pasi premtimet e tyre për “ngritjen e vendit” nuk u realizuan.

Këta votues reflektojnë prirjen që vihet re në të gjithë botën perëndimore: bëhet fjalë për punëtorë me të ardhura të ulëta, më pak të arsimuar, që zakonisht kryejnë punë dore, dhe që pasi kanë votuar historikisht sipas parashikimeve, tani po kërkojnë një drejtim tjetër. Të tillë “votues magjikë” janë një arsye pse politika industriale është rikthyer në modë, thotë Marcus Roberts, nga shoqëria e sondazheve YouGov.

Territori tradicional konservator

Le të hyjmë në një territor më tradicional konservator dhe të vëzhgojmë qëllimet e votimit të një gruaje tipike britanike, në moshë mesatare, punëtore, me hipotekë, që jeton në një qytet periferik në juglindje të Anglisë. Me këtë profil, përputhen rreth 160 mijë persona, sipas të dhënave. Në vitin 2019, kjo votuese kishte pothuajse dy herë më shumë gjasa për të përkrahur konservatorët sesa laburistët. Tani, ajo ka pothuajse dy herë më shumë gjasa për të votuar laburistët. Një votuese e tillë nuk është ideologjike, ajo thjesht dëshiron një parti të aftë në pushtet.

Rajone si Stevenage do të jenë fusha e dytë e betejës në zgjedhjet e ardhshme. Mbështetja për konservatorët ka rënë ndjeshëm edhe në jug, megjithëse jo aq vrullshëm sa në veri. Disa vëzhgues parashikojnë se, kur të kenë në dorë fletën e votimit, shumë votues do t’i rikthehen zgjedhjes së tyre tradicionale, në një vijë me grupin e popullsisë të cilit i përkasin. Por njerëzit janë bërë më pak besnikë. “Rrallëherë kam parë votues konservatorë kaq të zemëruar”, thotë një analist sondazhesh. Votuesit që ishin tashmë të pakënaqur me rritjen e kostove të jetesës dhe shërbimet e rënduara publike u zemëruan edhe më tepër nga lajmet për ahengjet në Westminster gjatë karantinave të COVID-19 dhe nga meseleja ekonomike që shkaktoi ish-kryeministrja konservatore Liz Truss.

Përpjekjet e udhëheqësit të Partisë Laburiste, Keir Starmer, për të rindërtuar partinë e tij si një qeveri e besueshme në pritje, mund të duken joshëse për këta konservatorë të zhgënjyer.Por partia e tij nuk është e vetmja që po bën përpjekje të tilla. Liberal-demokratët po kërkojnë që të tërheqin në orbitën e tyre më shumë votues konservatorë me bindje politike centriste, që banojnë kryesisht në jugperëndim dhe juglindje të vendit. Liberal-demokratët janë bërë gjithashtu konkurrues në disa rajone të Londrës, si Chesham dhe Amersham, ku fituan një zgjedhje të ndërmjetme në vitin 2021, duke vënë në qendër të fushatës shqetësimet për ujërat e zeza, rrëmujën dhe ndërtimin e pakontrolluar të shtëpive. Sipas modelit tonë, një burrë i zakonshëm nga Amershami, që po mendon të votojë për Liberal-demokratët, është mbi 65 vjeç, punon me kohë të pjesshme dhe jeton në fshat.

Emigracioni është një shqetësim i madh për disa ish-mbështetës të konservatorëve. Në zgjedhjet e fundit, Partia Brexit kishte vendosur të mos kandidonte në rajonet ku konservatorët e Partisë Tori kërkonin rizgjedhjen. Këtë herë, konservatorët nuk kanë një pakt të tillë mossulmimi me Partinë “Reform”, pasardhësen e Partisë Brexit. Madje, një anëtar i Partisë “Reform” thotë se shpreson që partia e tij t’u shkaktojë konservatorëve një “kërdi të paparë”. Paralajmërimi i parë erdhi më 15 shkurt, kur Partia “Reform” mori 13% të votave në zgjedhjet e pjesshme në rajonin Wellingborough. Probabiliteti që të moshuarit e bardhë në qytetet dhe zonat rurale të Anglisë Lindore të votojnë për Partinë “Reform” është rritur me 20 pikë përqindje krahasuar me mbështetjen e tyre për Partinë Brexit në vitin 2019.

Së treti, marrim parasysh Skocinë. Dikur ajo ishte një bastion i laburistëve, por pjesa e votave që tërheq kjo parti atje ka rënë me më shumë se gjysmën që nga viti 1997. Në vitin 2015, Skocia emëroi vetëm një deputet laburist; tani ka dy. Por sipas të dhënave më të fundit të sondazheve, Partia Laburiste është në të njëjtin nivel me partinë SNP. Tani ajo shpreson të fitojë pothuajse gjysmën e vendeve skoceze, gjë që do të lehtësonte shumë rrugën drejt shumicës. Sipas modelit të The Economist, në Skoci, laburistët do ta kenë më të vështirë të largojnë nga Partia SDP, njerëzit më pak të arsimuar që jetojnë në qytete. Laburistët kanë popullaritet të mirë mes skocezëve të moshës së mesme.

Që nga viti 2019, mundësia që një skocez 35 deri në 44 vjeç të votojë për laburistët, është rritur me më shumë se gjysmën. Shumë votues skocezë janë lodhur nga keqadministrimi nën drejtimin e SNP-së. Nacionalistët gjithashtu janë lënduar nga një skandal financimi që futi në grackë ish-udhëheqësen e tyre, Nicola Sturgeon. Nëse votuesit në këto fusha të mëdha beteje dhe më gjerë votojnë sipas synimeve të tanishme, atëherë zgjedhjet e vitit 2024 do të sjellin një nga ndryshimet më të mëdha në histori, ndoshta duke ua kaluar edhe fitoreve më të mëdha të Partisë Laburiste në vitet 1945 (me 11.8%) dhe 1997 (me 10.5%). Një kthesë e tillë, vetëm pesë vjet pasi konservatorët fituan përqindjen më të lartë të votave në katër dekada, mund të shpjegohet nga gabimet e konservatorëve dhe rindërtimi i Partisë Laburiste. Por ka edhe dy faktorë afatgjatë që ndikojnë.

Arsyeja e parë është rritja e paqëndrueshmërisë. Në vitet 1960, rreth një e teta e votuesve britanikë ndryshuan zgjedhjen e votimit. Deri në vitet 1980, kjo shifër ishte një e pesta. Në zgjedhjet e fundit, profesor Edward Fieldhouse, shkencëtar politik në Universitetin e Mançesterit, arriti në përfundimin se shumica e votuesve ishin të lëkundur. Politikanët e kanë vënë re këtë dukuri. “Në vitin 1997, rreth 40% e votuesve ishin të lëkundur, ndërsa sot kjo shifër është rreth 70%”, thotë Jonathan Reynolds, sekretar i biznesit i laburistëve dhe një deputet në veriperëndim. Ky ndryshim është nxitur nga zbehja e besnikërisë partiake dhe rritja e partive më të vogla. Por ai u përshpejtua edhe nga Brexit, i cili dëmtoi edhe më tepër besnikërinë partiake.

Si rrjedhojë, votuesit kanë më shumë gjasa të bëjnë zgjedhje të paparashikueshme në përgjigje të ngjarjeve tronditëse politike, për shembull, një buxhet katastrofik që shkakton rënien e paundit britanik. Ky duhet të jetë ngushëllim për këdo që shqetësohet për besnikërinë e verbër partiake në Britani. Ai nënkupton gjithashtu se modeli që përdorin shumë analistë për të parashikuar zgjedhjet britanike, duke u mbështetur në lëkundjet e ngadalta por vendimtare të lavjerrësit, tashmë mund të jetë i vjetruar. Arsyeja e dytë e kthesës së madhe politike, është rimodelimi i politikës britanike sipas moshës dhe arsimit, thotë profesoresha Jane Green nga Universiteti i Oksfordit.

Kjo prirje ka gjithashtu arsye të thella: rënia e rëndësisë së ndarjeve klasore, humbja e vendeve të punës industriale dhe rritja e arsimit të lartë. Por sërish Brexit i theu prirjet e vjetra. Duke bashkuar votuesit që kërkuan largimin nga BE-ja, konservatorët u bënë partia e votuesve më të moshuar dhe më pak të arsimuar. Laburistët u tkurrën në një bërthamë votuesish që jetonin kryesisht në qytete dhe qyteza universitare. Të mirat dhe të këqijat e vetë Brexit-it, që mbizotëroi debatin politik në dy zgjedhjet e kaluara, pothuajse nuk do të përmenden fare në këtë fushatë. Mënyra se si njerëzit votuan në referendumin e vitit 2016 për largimin nga Bashkimi Europian, ende shërben si orientim për të parashikuar votat e tyre, por zgjedhjet e atyre që votuan për t’u larguar ose për të qëndruar në BE nuk mund të parashikohen më aq lehtësisht (shih grafikun).

Megjithatë, gjurmët demografike të Brexit vazhdojnë të mbeten. Edhe pse Partia Laburiste ka filluar të fitojë mbështetjen e votuesve pa diplomë, arsimi ka ende një lidhje të fortë me zgjedhjen e votimit, thotë profesori Rob Ford nga Universiteti i Mançesterit. Partia Laburiste duket se është zgjedhja e parapëlqyer e rreth 5 milionë të diplomuarve nën moshën 35 vjeç, sipas parashikimit tonë. Kjo grup i madh votuesish jeton kryesisht në qytete. Por ndërsa ata rriten në moshë dhe zhvendosen nga qytetet, do të bëhen një problem gjithnjë e më i madh për konservatorët. Sipas profesorit Ford, deri në vitin 2031, do të ketë gjithsej 249 vende parlamentare që do të zgjidhen në rajone ku të diplomuarit do të tejkalojnë ndjeshëm numrin e të padiplomuarve, krahasuar me vetëm 26 vende në vitin 2011.

Mosha është kthyer në vijën më të fortë ndarëse. Në vitin 1997, rreth 27% e të rinjve të moshës 18-24 vjeç, përkrahën konservatorët. Sipas të dhënave të The Economist , sot kjo shifër është vetëm 8%. Megjithatë, në mesin e personave mbi 65 vjeç, Partia Laburiste është mbi dhjetë pikë më poshtë se sa në vitin 1997. Në zgjedhjet e ardhshme, modeli ynë tregon se votuesi mesatar konservator do të jetë shtatë vjet më i vjetër se në vitin 1997, ndërsa votuesi mesatar laburist do të jetë dy vjet më i ri, pavarësisht se popullsia e përgjithshme britanike është plakur. Kjo do të thotë se koalicioni i Keir Starmer do të ishte më i riu në histori që do të zgjidhte një qeveri. Laburistët do të “fitojnë mes të rinjve në një shkallë të paparë më parë”, thotë Joe Twyman nga firma e sondazheve Deltapoll. Në të njëjtën kohë, ka rënë përkrahja për konservatorët midis personave në moshë pune.

Në zgjedhjet e fundit, pragu i moshës ku votuesit kishin më shumë gjasa të votonin konservatorët sesa laburistët, ishte 45 vjeç. Në zgjedhjet e ardhshme do të jetë 68 vjeç, sipas të dhënave tona. Kjo shpjegon pse konservatorët janë kaq të shqetësuar. Në fund të fundit, një parti që përfaqëson vetëm të moshuarit, nuk mund të jetojë gjatë. Diferenca e madhe moshore në përkatësitë partiake, është një dukuri interesante në Britani. Gjetiu në Perëndim, të rinjtë nuk e kanë braktisur konservatorizmin: në Kanada dhe Amerikë, partitë konservatore ende tërheqin rreth 40% të votuesve të rinj. Nëse konservatorët britanikë nuk do mund të joshin më shumë të rinj, ata rrezikojnë të bëhen versioni britanik i partisë holandeze “50 PLUS”, një parti euroskeptike që mbron vetëm interesat e pensionistëve.

Arsyeja kryesore pse të rinjtë u kanë kthyer shpinën konservatorëve, është strehimi. Vetëm rreth një e treta e britanikëve zotërojnë shtëpinë e vet në moshën 30-vjeçare, krahasuar me më shumë se gjysmën e brezave të mëparshëm në të njëjtën moshë. Qeveritë konservatore të njëpasnjëshme nuk kanë qenë në gjendje t’i bindin votuesit e tyre të tanishëm që të pranojnë banesa të reja në zonën e tyre të banimit, dhe për pasojë, kanë humbur votuesit e ardhshëm.

“Shkurt, duket sikur konservatorët po i bëjnë gropën vetes”, shkroi në vitin 2022 James Forsyth, gazetar, i cili tani është bërë sekretar politik i kryeministrit Rishi Sunak.

Strehimi gjithashtu do të ndikojë në mendjet e votuesve në prag të zgjedhjeve, sepse shumë pronarë të hipotekave janë goditur me rritjen e tmerrshme të normave të interesit. Për çdo muaj që vonohen zgjedhjet, mesatarisht 133,000 familje paguajnë 288 paund më tepër (365 dollarë) për hipotekën. Shumë fajësojnë konservatorët për këtë, dhe në veçanti reformat e ish-kryeministres Liz Truss. Në juglindje të vendit, pronarët e shtëpive me hipotekë, kanë ndryshuar përkrahjen politike nga konservator në laburist, më shumë se çdo lloj tjetër pronari.

Fitimet dhe humbjet e Partisë Laburiste

Partia Laburiste nuk është e sigurt se do të sigurojë fitoren. Udhëheqësi i saj Keir Starmer do të përballet me sulme më të forta ndërsa fushata po afron. Për shembull, ai tashmë është kritikuar nga deputetët e partisë së vet dhe nga disa votues të rinj, për mënyrën si u përgjigj ndaj konfliktit Izrael-Gaza. Për më tepër, më shumë se një e katërta e votuesve myslimanë që mbështetën Partinë Laburiste në vitin 2019, thonë se nuk do të votojnë sërish për të, sipas firmës anketuese Survation. Sipas modelit tonë, që nga fillimi i luftës në Gaza mbështetja për laburistët nga britanikët me origjinë nga Bangladeshi, ka rënë.

Por rruga e Partisë Laburiste drejt pushtetit është shumë më e lehtë se ajo e konservatorëve. Popullariteti i kryeministrit Sunak është jashtëzakonisht i ulët. Kostoja e jetesës mbetet tema kryesore. Konservatorët janë dhjetë pikë mbrapa laburistëve, në vlerësimin e aftësisë për drejtimin e ekonomisë (kini parasysh se në vitin 1997, ata ishin përpara). Zoti Sunak nuk ka arritur të përmbushë premtimin për të përgjysmuar listat e pritjes në spitalet publike. Zënkat për një politikë polemike për dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë vetëm sa kanë nxitur rivalitetin e brendshëm midis konservatorëve, sesa kanë dëmtuar laburistët. Po të hamendësojmë se do të fitojnë laburistët, koalicioni i tyre i ri do të ndryshojë politikën britanike. Edhe pse elektorati laburist do të përfshinte votues nga zona periferike që i kanë halë në sy zhvillimet e reja, votuesit që kundërshtojnë më shumë ndërtimin e shtëpive të reja, zakonisht janë njerëz më të moshuar dhe më të pasur që banojnë në juglindje të vendit.

Partia e tyre nuk ka gjasa të jetë ajo që do të udhëheqë. Gjithashtu, pas fitores së Partisë Laburiste, me siguri që do të ketë një marrëdhënie më të qetë me Bashkimin Europian. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se koalicioni i ri do të ishte i lehtë për t’u mbajtur i bashkuar. Nëse do të fitonte, Partia Laburiste do të trashëgonte financa dhe shërbime publike që janë në një gjendje shumë më të keqe se në vitin 1997. Pajtimi midis konservatorëve socialë dhe progresistëve të rinj, nuk do të ishte i lehtë. Do të kishte terren për një sfidë nga e majta. Sidoqoftë, konservatorët pritet të humbasin një shumicë të madhe, në një mandat të vetëm./ Monitor

zgjedhjet ne britani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë