LIVE UPDATES
Bota

Presidencialet në SHBA/ Pjesëmarrja e kandidatit të pavarur Robert F. Kennedy Jr. mund të ndikojë tek zgjedhjet

Robert F. Kennedy Jr., 70 vjeç, është i biri i ish senatorit të Nju Jorkut dhe ish prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara dhe nipi i ish Presidentit John F. Kennedy. Ai është një avokat mjedisi dhe ndoshta i njohur më së tepërmi për teoritë e tij konspirative lidhur me vaksinat.

5 Prill 2024, 21:28 Nga E. D
Presidencialet në SHBA/ Pjesëmarrja e kandidatit të pavarur
Robert F. Kennedy Jr

SHBA- Një kandidat i pavarur që nuk ka përvojë politike, por një emër shumë i njohur, ka hyrë në garë si i pavarur me pak shanse për të fituar Shtëpinë e Bardhë dhe ka siguruar një fare mbështetjeje nga amerikanët që janë të pakënaqur me kandidatët që pritet të emërojnë dy partitë e mëdha.

Robert F. Kennedy Jr., 70 vjeç, është i biri i ish senatorit të Nju Jorkut dhe ish prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara dhe nipi i ish Presidentit John F. Kennedy. Ai është një avokat mjedisi dhe ndoshta i njohur më së tepërmi për teoritë e tij konspirative lidhur me vaksinat.

Analistët thonë se ka pak të ngjarë që zoti Kennedy të fitojë presidencën. Por në një garë që mund të përcaktohet nga disa mijë vota në një numër shtetesh të lëkundura, ashtu si ka ndodhur në dy zgjedhjet e fundit presidenciale, zoti Kennedy mund të arrijë të tërheqë vota të mjaftueshme për të penguar fitoren e një prej kandidatëve që mund të udhëheqin garën.

“Konteksti është ky: Kandidatët e dy partive të mëdha, Donald Trump dhe Presidenti Joe Biden në të vërtetë nuk kanë shumë mbështetje”, thotë për Zërin e Amerikës Chris Jackson, zëvendës president në agjencinë e anketimeve të opinionit publik Ipsos.

“Mbështetja për Joe Bidenin është jo më shumë se 40 për qind dhe sa i përket Donald Trumpit, sipas niveleve të mbështjetjes që po shohim, shifrat priret të jenë tek 30 për qindëshi. RFK Jr. është në thelb emri që mund të mbështesin ata që nuk pëlqejnë asnjë prej të dyve, për t’i dhënë zë pakënaqësisë që kanë ndaj dy kandidatëve”, shprehet zoti Jackson.

Mbështetje domethënëse

Sipas një ankete të publikuar këtë javë nga gazeta “The Wall Street Journal”, zoti Kennedy duket se ka mbështjetje domethënëse nga votuesit në një sërë shtetesh kyçe që ka të ngjarë të përcaktojnë presidentin e ardhshëm.

Në Nevada, 15 për qind e votuesve thanë se do të votonin zotin Kennedy, njësoj si 13 përqind e votuesve në Arizona, 12 për qind në Miçigan dhe 10 për qind në Karolinën e Veriut dhe Viskonsin. Zoti Kennedy rezultoi se ishte më pak i mbështetur nga votuesit në Xhorxhia dhe Pensilvani, respektivisht me përkrahje 8 dhe 7 për qind.

Vështirësia tani është të përcaktohet se cilit kandidat po i merr më shumë vota zoti Kennedy. Anketimi i “The Wall Street Journal” duket se sugjeron se ai po tërheq votat e të dy kandidatëve, por pak më shumë nga zoti Trump.

Në anketim, votuesve iu kërkua të zgjidhnin nga një listë kandidatësh që nuk përfshinte zotin Kennedy dhe më pas nga një listë ku figuronte edhe emri i tij. Në 5 nga 7 shtetet kyçe ku u zhvillua anketimi, zoti Trump humbi një përqindje më të lartë të votuesish që zgjodhën zotin Kennedy, nga sa humbi zoti Biden. Por në shumicën e rasteve, diferenca ishte rreth 1 për qind, brenda kufirit të gabimit të anketimeve.

Gjithsesi, disa anketime të realizuara më parë sugjeorjnë se zoti Kennedy po i merrte më shumë vota zotit Biden sa sa zotit Trump dhe shumë anketime të tjera të njohura vazhdojnë të sugjerojnë se ky është skenari më i mundshëm.

Më shumë të dhëna nga anketime e tjera të pritshme

Drew McCoy, president i organizatës Decision Desk HQ, e cila përpunon të dhëna mbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara thotë se po bëhet përherë e më e qartë se zoti Kennedy, që prej shumë njerëzve shihej si një kandidat i parëndësishëm kur njoftoi vitin e kaluar se do të garonte për Shtëpinë e Bardhë, mund të luajë një rol domethënës në rezultatin e zgjedhjeve.

“Agjencitë e anketimeve po ndërgjegjësohen se përfshirja e zotit Kennedy në sondazh do të jetë më e domosdoshme nga sa mund të dukej tre apo katër muaj më parë. Pra, mendoj se do të shohim më shumë të dhëna,” tha zoti McCoy për Zërin e Amerikës.

Kjo nuk do të thotë se zoti Kennedy ka të ngjarë të fitojë presidencën, apo edhe ndonjë shtet të caktuar, shtoi ai.

“Ajo që pritet të shohin njerëzit me kujdes është ndikimi i tij në disa prej këtyre shteteve ku gara është e ngushtë, e shteteve kyçe. Aftësia e tij për të tërhequr vota dhe se si do jetë mbështetja e tij përballë kandidatëve të tjerë, kjo do të jetë vërtet interesante për t’u parë”.

Kandidat pak i njohur

Shifrat e votave për zotin Kennedy mund të ndryshojnë ndërsa votuesit e njohin më shumë dhe njihen më tepër me qëndrimet e tij politike.

“Vetë zoti Kennedy nuk e ka përcaktuar qartë se cilat janë qëndrimet e tij. Në thelb ai është dikush me një emër të famshëm në një garë zgjedhore ku shumë njerëz nuk pëlqejnë kandidatët e dy partive të mëdha”, thotë për Zërin e Amerikës, Kyle Kondik, nga Qendra për Politika në Unviersitetin e Virxhinias.

Zoti Kondik vuri në dukje se historikisht, kandidatët që nuk janë nga partitë kryesore, priret të kenë rezultate më të dobëta se sa sugjerojnë anketimet. Ndërsa votuesit marrin në konsideratë rezultatin e zgjedhjeve, mbështetja për një kandidat të tretë, ka tendencën të zbehet.

“Një pjesë e kësajj mbështetjeje do të zbehet ndërsa njerëzit do të përqëndrohen në kandidatët që mund të fitojnë realisht zgjedhjet”, tha ai.

Një të shkuar shumë të njohur

I lindur në një prej familjeve më të njohura politike në Shtetet e Bashkuara, zoti Kennedy ishte 14 vjeç kur i ati iu vra ndërsa garonte për të fituar emërimin e Partisë Demokrate në 1968, një garë që kishte të ngjarë ta fitonte. 5 vjetë më vonë, xhaxhai i zotit Kennedy po ashu u vra.

Rinia e zotit Kennedy u shenjua nga abuzimi me drogën. Pasi u përjashtua dy herë nga shkolla për shkak të abuzimit me drogën kur ishte adoleshent, ai arriti të diplomohej nga universiteti i Harvardit, Universiteti Ekonomik i Londrës dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Virxhinias.

Ai punoi për pak kohë si ndihmës prokuror i qarkut Manhattan në fillim të viteve 1980, por dha dorëheqjen në 1983 pasi rezultoi pozitiv në një test të Shtetit të Nju Jorkut për përdorimin e drogës. Në të njëjtin vit ai u arrestua nën akuzat për mbajtje heroine.

Në vitet pas arrestimit të tij, zoti Kennedy krijoi një identitet të ri për veten, duke u bërë një avokat i njohur dhe aktivist për çështjet e mjedisit i lidhur me organizatën Riverkeeper e përkushtuar për të pastruar lumin e ndotur të Nju Jorkut, Hudson.

Në dekadat që pasuan, ai arriti sukses të konsiderueshëm si avokat dhe mbrojtës për çështjet mjedisore, duke fituar disa çështje gjyqësore të njohura kundër korporatave të mëdha.

Kundërthëniet mbi vaksinat

Në fillim të viteve 2000 emri i zotit Kennedy u lidh gjithnjë e më shumë me një lëvizje në rritje të amerikanëve që besojnë se shumë vaksina të zakonshme që u jepen fëmijëve të vegjël shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore dhe probleme të tjera, përfshirë autizmin.

Qëndrimi i tij kundër vaksinës u bë më i theksuar gjatë pandemisë COVID-19, kur ai vazhdimisht u bë burim informacioni të pasaktë dhe një kritik i shpeshtë i autoriteteve të shëndetit publik.

Në vitet e fundit, zoti Kennedy ka përhapur një sërë teorish të tjera konspirative, duke folur shpesh për ato që i quan grupe të errëta sipërmarrësish dhe miliarderësh që sipas tij drejtojnë larg syve të publikut, politikën e Shteteve të Bashkuara.

Që në moshën 40 vjeçare, zoti Kennedy vuan nga një sëmundje që çon në çrregullim të laringut dhe shkakton dridhje të zërit./VOA

robert f. kennedy jr.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj