LIVE UPDATES
Bota

Orban në Bosnje Hercegovinë, merr medalje nga udhëheqësi pro rus i serbëve, Milorad Dodik

Kryeministri Orban vizitoi Banja Llukën, selinë administrative të Republikës Serbe, si pjesë e një vizite në Bosnje gjatë së cilës të enjten qëndroi në Sarajevë.

5 Prill 2024, 19:29 Nga M.B
Orban në Bosnje Hercegovinë, merr medalje nga udhëheqësi pro
Viktor Orban dhe Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINA- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, mori të premten një medalje nga udhëheqësi pro rus i serbëve të Bosnjës, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për shkak të politikave të tij ndarëse. Kryeministri Orban vizitoi Banja Llukën, selinë administrative të Republikës Serbe, si pjesë e një vizite në Bosnje gjatë së cilës të enjten qëndroi në Sarajevë. Serbët e Bosnjës kontrollojnë gjysmën e Bosnjës, ndërsa myslimanët dhe kroatët etnikë drejtojnë gjysmën tjetër. Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, një mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin, kërkon ndarjen e entitetit të tij nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet të nxisë destabilitet në Bosnje për të shmangur një pjesë të vëmendjes nga lufta në Ukrainë. Bosnja mbetet etnikisht e tensionuar dhe politikisht e brishtë pas luftës së viteve 1992-1995. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan muajin e kaluar të hapin bisedimet me Bosnjën për anëtarësimin e saj në bllok. Presidenca tre anëtarëshe shumetnike e Bosnjës tha pas një takimi me kryeministrin Orban të enjten se do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së dhe falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj. Kryeministri Orban, i cili shpesh është përplasur me BE-në për shkak të politikave të tij të vijës së ashpër, tha se serbët janë "thelbësorë" në Evropë dhe BE-ja nuk ka arritur ta njohë këtë fakt. Kryeministri Orban është gjithashtu një aleat i udhëheqësit populist të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Unë mendoj se Serbia nuk trajtohet në mënyrë të drejtë (nga BE-ja). Serbia nuk merr njohjen që meriton”, tha kryeministri Orban. “Disi, Evropa nuk e kupton se serbët janë thelbësorë në Evropë. Nuk ka siguri në Evropë pa serbët. Pa serbët brenda, nuk do të ketë një Bashkim Evropian të shëndetshëm”, theksoi ai.

Kryeministri hungarez shfrytëzoi rastin për të kritikuar politikat e BE-së ndaj Ukrainës dhe tha se BE-ja do të ishte më mirë t'i jepte Bosnjës 30 miliardë euro nga 50 miliardë që miratuan së fundmi për Ukrainën. Milorad Dodiku i ndau kryeministri Orban medaljen në muajin janar, gjatë festës së shtetësisë së serbëve të Bosnjës, e cila është shpallur jokushtetuese nga gjykata e lartë në Sarajevë, por zoti Orban nuk ishte i pranishëm për ta marrë atë në atë kohë. Udhëheqësi serb Dodik ka hedhur poshtë kritikat për festimet e 9 janarit, të cilat shënojnë shpalljen e pavarësisë nga serbët e Bosnjës në vitin 1992, duke cuar vendin në luftë.

Dy entitetet aktuale të Bosnjës u formuan me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës së viteve 1990, e cila la pas vetes më shumë se 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Që atëherë, serbët e Bosnjës kanë këmbëngulur për të fituar sa më shumë autonomi të jetë e mundur./ VOA

viktor orban

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj