5 Prill 2024, 22:21
Nga h.k
Foto ilustruese
TURQI-Një rrjet agjentësh spiunë që i ka shërbyer agjencisë sekrete të Izraelit, MOSSAD, është shkatërruar nga policia në Turqi. Mediat atje raportojnë se Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka zbuluar se detektivi privat Ahmet Ersin Tumlucalı dhe gruaja e tij kanë punuar për MOSSAD midis 2011 dhe 2020.
MİT po ashtu ka zbuluar se rrjeti spiun përbëhej nga 9 persona. Çifti Tumlucalı, janë ata që kanë zhvilluar takime ballë për ballë me agjentët e MOSSAD duke përdorur emrat e rremë Jorg Neubach dhe Gavin Alto në Austri -Vjenë, Zvicër-Zyrich, Gjermani Mynih-Frankfurt dhe Berlin.
Ahmet Tumlucalı vazhdoi komunikimin me agjentët e MOSSAD-it përmes metodave sekrete të komunikimit, duke marrë para nga ata gjatë takimeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani për shërbimet e kryera.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe fotot e vëzhgimit të realizuara nga nga spiunët me urdhër të agjentëve të MOSSAD. U konstatua se Tumlucalı, të cilit iu sekuestrua edhe korrespondenca me agjentët e MOSSAD-it, mori me qira një makinë në Stamboll për dy persona nga Lindja e Mesme dhe i ndoqi hap pas hapi me 4 persona për 2 ditë.
Tumlucalı punoi për MOSSAD-in për 9 vjet duke kryer aktivitete kërkimore, zbulimi dhe gjurmimi në Turqi, Gjeorgji, Gjermani dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Në kuadër të udhëzimeve ai ka marrë dokumente zyrtare për taksitë komerciale, kamionë dhe TIR nga Lindja e Mesme, vendet që do të përdoren në operacionet e MOSSAD-it.
mossad
Bota
5 Prill 2024, 22:16
h.k
Foto ilustruese
HOLLANDË-Rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian po depërtojnë në bizneset e ligjshme në të gjithë...
Bota
5 Prill 2024, 21:48
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekton kërkesën e tij që të lejojë më shumë ndihma ...
Bota
5 Prill 2024, 21:39
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden këmbënguli se gjithçka ishte nën kontroll pas tërmetit që goditi New Yo...
Bota
5 Prill 2024, 21:28
E. D
Robert F. Kennedy Jr
SHBA- Një kandidat i pavarur që nuk ka përvojë politike, por një emër shumë i njohur, ka hyrë...
Bota
5 Prill 2024, 20:53
M.B
Antonio Guterres
SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara fajësoi strategjinë ushtarake të Izraelit dhe procedurat për vrasjen e pothuaj...
Bota
5 Prill 2024, 20:24
h.k
Foto ilustruese
IRANI-Përfaqësues të qeverisë së Iranit dhe liderë fetarë merrnin pjesë sot në marshimin e p&...
Bota
5 Prill 2024, 20:21
h.k
Foto ilustruese
TURQI-Me vendim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evrop&eu...
Bota
5 Prill 2024, 20:19
M.B
Fotografi arkivi e ish zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, Matthew Pottinger dhe Sarah Matthews gjatë betimit, para se t...
Bota
5 Prill 2024, 19:39
E. D
foto ilustruese
RUSI- Ukraina ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjasht...
Bota
5 Prill 2024, 19:29
M.B
Viktor Orban dhe Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINA- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, mori të premten një medalje nga udhëheqë...