5 Prill 2024, 21:48
Nga E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekton kërkesën e tij që të lejojë më shumë ndihma në Gazë, një ditë pasi paralajmëroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për ndryshim të politikës amerikane.
Teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden u pyet nga gazetarët nëse gjatë bisedës telefonike me Netanyahun më 4 prill, udhëheqësi amerikan e kërcënoi kryeministrin izraelit me ndaljen e ndihmës ushtarake për Izraelin, presidenti amerikan u përgjigj:
“Iu kërkova të bëjnë atë që po bëjnë”.
Gjatë bisedës telefonike, Biden paralajmëroi Netanyahun se politika amerikane ndaj Izraelit varej nga mbrojtja e civilëve dhe punëtorëve të ndihmës në Gazë, pasi gjatë një sulmi ajror izraelit u vranë shtatë punëtorë humanitarë.
Disa orë pas kësaj bisede telefonike, Izraeli njoftoi se do të lejonte “përkohësisht” dërgesa të ndihmës në veri të Gazës, ku banorët po përballen me uri. Ndihma do të dërgohet nga porti izraelit Ashdod në pikëkalimin e Erezit.
Izraeli po ashtu tha se ka larguar nga puna dy oficerë pasi gjeti se ata kanë kryer “gabime të mëdha” gjatë sulmeve me dronë që vranë punëtorët e organizatës së Kuzhinës Qendrore Botërore.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë që të përmbushë premtimet që i ka dhënë Bidenit.
“Është e rëndësishme që këto zotime të realizohen krejtësisht dhe të zbatohen në mënyrë të shpejtë”, tha gjatë një bisede me gazetarë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Paralajmërimi i Bidenit për ndryshimin e politikës është treguesi më i qartë për kushtëzimin e mundshëm të mbështetjes ushtarake të Uashingtonit për Izraelin që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Lufta nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Izraeli është kundërpërgjigjur me një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë, që ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar qindra mijëra të tjerë të zhvendosen, teksa organizatat e ndihmës po paralajmërojnë për nivele të larta të urisë në enklavën palestineze./REL
joe biden
Bota
5 Prill 2024, 21:39
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden këmbënguli se gjithçka ishte nën kontroll pas tërmetit që goditi New Yo...
Bota
5 Prill 2024, 21:28
E. D
Robert F. Kennedy Jr
SHBA- Një kandidat i pavarur që nuk ka përvojë politike, por një emër shumë i njohur, ka hyrë...
Bota
5 Prill 2024, 20:53
M.B
Antonio Guterres
SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara fajësoi strategjinë ushtarake të Izraelit dhe procedurat për vrasjen e pothuaj...
Bota
5 Prill 2024, 20:24
h.k
Foto ilustruese
IRANI-Përfaqësues të qeverisë së Iranit dhe liderë fetarë merrnin pjesë sot në marshimin e p&...
Bota
5 Prill 2024, 20:21
h.k
Foto ilustruese
TURQI-Me vendim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evrop&eu...
Bota
5 Prill 2024, 20:19
M.B
Fotografi arkivi e ish zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, Matthew Pottinger dhe Sarah Matthews gjatë betimit, para se t...
Bota
5 Prill 2024, 19:39
E. D
foto ilustruese
RUSI- Ukraina ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjasht...
Bota
5 Prill 2024, 19:29
M.B
Viktor Orban dhe Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINA- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, mori të premten një medalje nga udhëheqë...
Bota
5 Prill 2024, 19:12
M.B
Vladimit Putin
RUSIA- Pamjet e të dyshuarve për të shtënat masive në sallën e koncerteve në Moskë tregojnë se ...
Bota
5 Prill 2024, 19:05
E. D
Nikol Pashinian
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do t’i japin qindra miliona dollarë Armenisë, teksa Je...