Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha më 5 prill se Irani i kishte thënë Uashingtonit në një mesazh me shkrim “të qëndrojë larg” Izraelit, ose ndryshe rrezikon të “lëndohet”.
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar të shtunën Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Teherani po planifikon t’i përgjigjet një sulmit të dyshuar izraelit nga i cili u vranë shtatë ushtarakë iranianë më 1 prill. Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha më 5 prill se Irani i kishte thënë Uashingtonit në një mesazh me shkrim “të qëndrojë larg” Izraelit, ose ndryshe rrezikon të “lëndohet”.
“Në përgjigjen e saj, SHBA-ja i kërkoi Iranit të mos i sulmojë objektet amerikane”, shkroi Jamshidi në rrjetin social X.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth komenteve të Jamshidit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) i hodhi poshtë pretendimet e tij.
“Ne nuk i ‘kërkuam’. Ne iu përgjigjem duke e paralajmëruar Iranin të mos e përdorë këtë si pretekst për t’i sulmuar objektet dhe personelin amerikan”, tha zëdhënësi i DASH-it.
Një ndërtesë, për të cilën Irani tha se ishte pjesë e Ambasadës së vet në kryeqytetin sirian Damask, u shkatërrua nga një sulm i dyshuar izraelit më 1 prill. Shtatë pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë dy gjeneralë, u vranë. Izrael, sipas praktikës së vet të zakonshme, nuk e ka komentuar sulmin.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje pas sulmit, duke thënë se Izraeli do të “ndëshkohet nga duart e burrave tanë guximtarë”.
CBS News raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese. Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.
Së paku 12 pjesëtarë iranianë të IRGC-së, përfshirë gjeneralë të rëndësishëm, janë vrarë nga sulme të dyshuara izraelite prej fillimit të dhjetorit. Irani është zotuar se do të hakmerret, por nuk e ka bërë deri më tani. Analistët kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Teherani mund të ketë ardhur në një pikë ku i duhet të veprojë, por përgjigja duhet të jetë e atillë që ta ulë mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Izraelin./REL
pamje nga ngjarja SHBA- Një sasi e madhe uji shpërtheu nga një ndërtesë e lartë e qytetit të Nju Jorkut mëngje...
Moska RUSIA- Një gjykatë në Moskë ka lëshuar urdhër për arrestimin e një burri nga Taxhikistani në lidhje me s...
Foto ilustruese UKRAINA- Gjashtë civilë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur të shtunën në mëngj...
Nëna dhe vajza SHBA- Një nënë dhe vajza e saj në SHBA akuzohen për kryerjen e injeksioneve të paligjshme pa asnj&eu...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Kanë kaluar gati gjashtë muaj nga koha kur Hamasi depërtoi nga Gaza në Izrael më 7 teto...
Foto ilustruese KOSOVA- Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afr...
Giorgia Meloni dhe Olaf Scholz GJERMANIA- Që prej 25 vjetësh Mauro Congedo dhe vëllai i tij gjejnë ndërtesa të vog...
Foto ilustruese MEKSIKA- Autoritetet në Meksikës thanë të premten se kanë gjetur shtatë trupa, ku pesë prej tyre u ...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten për një...
Gjatë seancës së informimit operacional për urën e rrëzuar SHBA– Presidenti i SHBA-ve Joe Biden pati mundësinë...