LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Harris shfaqen bashkë për herë të parë që nga humbja në zgjedhje

Aktiviteti shënoi dhe shfaqjen e tij të parë publike me Nënpresidenten Kamala Harris që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

11 Nëntor 2024, 21:56 Nga E. D
Biden dhe Harris shfaqen bashkë për herë të parë
Joe Biden dhe Kamala Harris

SHBA- Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, për të nderuar ushtarët e rënë. Aktiviteti shënoi dhe shfaqjen e tij të parë publike me Nënpresidenten Kamala Harris që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Ceremonia në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, që ndodhen shumë pranë kryeqytetit të vendit, Uashington, shënon gjithashtu edhe herën e parë që zonja Harris shihet në publik që nga fjalimi i 6 nëntorit, kur ajo pranoi humbjen në zgjedhje.

Demokratët, janë përfshirë në debate të brendshme lidhur me arsyet që çuan në humbjen e tyre në zgjedhje. Disa kanë vënë në dukje këmbënguljen e zotit Biden për të kandiduar sërish edhe pse në moshën 81-vjeçare dhe pavarësisht se kishte premtuar për të shërbyer si urë për gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve demokratë. Kritikat ndaj vetë zonjës Harrisit kanë qenë më të heshtura. Zoti Biden e vlerësoi zonjën Harris të enjten e kaluar gjatë një fjalimi televiziv në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët të hënën, zoti Biden mikëpriti disa veteranë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar festën, përpara se të shkonte në varrezat e Arlingtonit. Ceremonia vjen përpara se Presidenti Biden të presë për një takim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Trump ka nisur të përzgjedhë emrat për administratën e tij të re. Ai njoftoi se do të rikthejë një zyrtar të linjës së ashpër mbi emigracionit, Tom Homan, për të shërbyer mbi këtë çështje në nivel kombëtar ndërsa njoftoi emrin e ligjvënëses Elise Stefanik për ambasadore në Kombet e Bashkuara. Vetë Trump ka pretenduar prej kohësh se është një mbështetës i fortë i ushtrisë amerikane, por kritikët e tij e kanë akuzuar për komente denigruese në drejtim të veteranëve.

Ish-shefi i tij i kabinetit një nga më jetëgjatët në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension John Kelly, ka thënë se zoti Trump ka bërë komente përçmuese privatisht ndaj anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan. Sipas zotit Kelly, ish-presidenti i ka përshkruar ata që humbën jetën apo u burgosën duke mbrojtur Amerikën, si "humbës", krahas komemntesh të tjera.

joe biden kamala harris

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj