LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë, bisedojnë për luftën në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera.

3 Mars 2023, 17:49 Nga A.B

Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera.

Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe vendet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të tërhequra se Shtetet e Bashkuara në mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit. Megjithatë, ka shenja që kjo mund të ndryshojë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara.

Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, zoti Scholz i bëri thirrje Kinës që "të përdorë ndikimin e saj që Moska të tërheqë trupat dhe të mos furnizojë me armë Rusinë."

As Uashingtoni dhe as Berlini nuk thonë se kanë parë prova se Pekini po i ofron armë Moskës, por zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

Kancelari Scholz vjen në udhëtimin njëditor i pashoqëruar nga media, diçka e pazakontë.

Dy udhëheqësit do të takohen për një orë në Shtëpinë e Bardhë dhe një pjesë e rëndësishme e takimit do të jetë “kokë më kokë”, tha një zyrtar i lartë amerikan, gjë që do t’u japë atyre një shans për të "këmbyer mendime" lidhur me takimet përkatëse të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, si edhe gjendjen e luftës.

"Të dy udhëheqësit donin që ky të ishte një takim pune, të ishte një diskutim në detaje lidhur me Ukrainën," tha zyrtari.

Një temë kryesore do të jetë ajo e ndihmës së mëtejshme perëndimore për forcat ukrainase, të cilat po përgatiten për t’u përballur me një ofensivë të re ruse në javët e ardhshme, thanë zyrtarët.

Uashingtoni do të njoftojë për një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit gjatë ditës së premte, pikërisht në ditën e vizitës së zotit Scholz, thanë zyrtarët.

Para disa ditësh, në një intervistë për televizionin ABC, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Biden, Jake Sullivan, tha se presidenti amerikan kishte rënë dakord të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë në kundërshtim me rekomandimin e ushtrisë, por vetëm sepse zoti Scholz e kishte kërkuar këtë si parakusht për dërgimin e tankeve gjermane Leopard.

Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili drejton Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se SHBA-të shpesh kanë dashur që Gjermania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, të luajë tol më të madh në skenën globale.

"Ekziston shpresa që të mos jemi vetëm ne që ushtrojmë trysni gjithmonë, por Gjermania të marrë një rol udhëheqës," thotë ai.

Zoti Bergmann thotë se Gjermania e ka forcuar shumë mbrojtjen, por shton se ka më shumë për të bërë.

"Mënyra gjermane e të parit të botës nuk përputhet gjithmonë me mënyrën e SHBA-së të të parit të botës," tha ai.

Ndryshe nga vizitat zyrtare shtetërore, si për shembull kur presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Uashington vitin e kaluar, vizita e kancelarit Scholz nuk do të shoqërohet me ceremoni zyrtare.

Po ashtu vizitës do t’i mungojë konferenca e zakonshme për shtyp ku të dy udhëheqësit u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve që përfaqësojnë të dy vendet./VOA

joe biden olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj