LIVE UPDATES
Bota

Biden fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për votuesit afrikano-amerikanë

Ekipi i fushatës së Presidentit Biden ka blerë hapësira për transmetim të reklamave për votuesit afrikano-amerikanë me vlerë 14 milionë dollarë në muajin maj.

22 Maj 2024, 19:10 Nga E. D
Biden fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për
foto ilustruese

SHBA- Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po intensifikohet, ndërsa kandidatët po përpiqen të tërheqin mbështetës nga rivalët e tyre. Shumica e afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara historikisht kanë votuar për kandidatët e Partisë Demokrate. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, ekipi i fushatës së Presidentit Biden ka filluar të shqetësohet rreth mundësisë së humbjes së mbështetjes nga një pjesë e këtyre votuesve.

Ekipi i fushatës së Presidentit Biden ka blerë hapësira për transmetim të reklamave për votuesit afrikano-amerikanë me vlerë 14 milionë dollarë në muajin maj.

Më vonë, drejtuesit e fushatës së tij njoftuan një plan për të investuar mbi 16 miliardë dollarë në Kolegjet dhe Universitetet afrikano-amerikane, që këshilltari i zotit Biden, Steve Benjamin e cilësoi “të pashembullt dhe një shumë rekord”.

Presidenti Joe Biden javën e kaluar kritikoi zotin Trump në një fjalim në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikanëve për nder të 70-vjetorit të miratimit të ligjit për të drejtat civile në fushën e arsimit.

“Paraardhësi im dhe miqtë e tij me pikëpamje ekstreme tani po bëjnë një fushatë kundër diversitetit dhe barazisë në të gjithë Amerikën. Ata duan një vend që favorizon disa grupe, jo për të gjithë”, tha ai.

Votuesit me ngjyrë e ndihmuan zotin Biden të fitonte ndaj ish-presidentit Donald Trump në vitin 2020. Ata ende e mbështesin atë. Por sondazhet e fundit tregojnë se rreth 20% e votuesve afrikano-amerikanë, më të rinj në moshë, preferojnë zotin Trump.

Pronarja e restorantit “Grey Jett” është njëra prej tyre.

“Partia Demokrate jo vetëm që e ka marrë si të mirëqenë votën e afrikano-amerikanëve, por madje ajo nuk e ka respektuar atë”, thotë Shana Gray.

Zoti Trump ka bërë përpjekje për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë, duke përmendur shpesh problemet e tij ligjore.

“Pastaj u padita për herë të dytë, tretë dhe katërt. Shumë njerëz thanë se për këtë arsye afrikono-amerikanët të pëlqejnë, sepse ata janë shtypur dhe janë diskriminuar. Popullata afrikano-amerikane e pëlqeu më së shumti foton time të arrestimit. Është e pabesueshme”, tha zoti Trump.

Zoti Trump ka angazhuar ish-rivalët e tij në ekipin e tij të fushatës presidenciale, përfshirë senatorin afrikano-amerikan Tim Scott.

"Ne kemi një shans jo vetëm të mbajmë paratë tona, por edhe të rrisim fëmijët tanë", tha ai.

Ekipi i fushatës së zotit Trump i tha Zërit të Amerikës se “Votuesit afrikano-amerikanë dhe hispanikë, si të gjithë amerikanët, janë në gjendje shumë më të keqe tani se sa gjatë mandatit të Presidentit Trump dhe çdo sondazh pasqyron këtë realitet”.

Dana Williams, dekane në Universitetin Howard, nuk është dakord me këtë vlerësim.

“Mendoj se kompanitë e besueshme të sondazheve kanë ende mangësi kur bëhet fjalë për votuesit me ngjyrë, përfshirë mënyrën se si dhe ku bëhen pyetjet për këtë grup votuesish. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme për një grup që pyetet në një kishë në krahasim me ato në një universitet afrikano-amerikan", thotë ajo.

Të dielën, Presidenti Biden mbajti një fjalim në cermoninë e diplomimit në Universitetin Morehouse, ku ka ndjekur studimet udhëheqësi i të drejtave civile Martin Luther King Jr. Por mbetet të shihet nëse këto fjalime dhe reklama do të jenë të mjaftueshme për të fituar votën e afrikano-amerikanëve më pesë nëntor./VOA

 

shba joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj